Editorial 26 December 2024, 19:33 Nga VNA

Veliaj dhe Këlliçi “takohen” në SPAK/ Strategjia e ngjashme për denoncimet anonime

Ndaje në Whatsapp
Veliaj dhe Këlliçi “takohen” në SPAK/ Strategjia e

Edhe pse në dukje kundërshtarë në zgjedhjet e kaluara vendore, Erion Veliaj dhe Belind Këlliçi sot janë “takuar” në derën e SPAK për t’iu përgjigjur prokurorëve. Duket disi e çuditshme, por strategjia e tyre për të justifikuar akuzat lidhet me anonimatin e denoncuesve. Pra në thelb, justifikimi vjen për personin që ka kryer denoncimin. Në fakt Veliaj dhe Këlliçi kanë mjaftueshëm informacion juridiko politik sa ta dinë se ligji e parashikon qartë: nëse bën denoncim të rremë, mban përgjegjësi ligjore. Ndaj, për çdo pretendim lidhur me denoncimet apo denoncuesit, mirë është të ndjekin rrugën ligjore. Ndryshe, do duket se justifikimet gatuhen në të njëjtën kuzhinë politike, ku deklaratat dhe batutat janë thjesht për hapje oreksi. Sepse hetimet dhe përfundimi i tyre janë “gjella” e vetme që i ofrohet një shoqërie të lodhur me retorikën e politikës.

Sot pasdite Kryetari i Bashkisë së Tiranës pretendoi se: “Jam denoncuar në mënyrë anonime nga një qytetar që quhet Nesti Angoni, i cili është një personazh që nuk ekziston, për të na kthyer mallin e letrave anonime.”

Pak para tij, duke dalë nga SPAK, ish-kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ngjashëm me Veliajn tha: “Kushdo që ka diçka në raport me mua dhe raport me pretendimet e mia, të nxjerrë fytyrën përballë, ashtu si e kam nxjerrë unë duke firmosur në çdo faqe që kam dorëzuar.”

Qartas, dy ish-rivalët kanë të njëjtat pretendime ndaj SPAK: hetimet, sipas tyre, kanë nisur nga denoncime që vijnë nga persona të papërshtatshëm. Por a mund të jetë kjo një arsye? Të dukshëm në jetën publike dhe politike, Veliaj dhe Këlliçi duhet ta dinë se denoncimet janë diçka jo kaq e rrallë për politikanët shqiptarë. Ndoshta, të mësuar me deklaratat për “ushqimin” e politikës së ditës, nuk e kanë ndjerë dhe provuar rrezikun që vjen nga hetimet e çdo lloj denoncimi.

Ndaj më mirë se të kopjojnë njëri tjetrin në justifikime ndoshta duhet të jenë të qartë se problemi nuk është tek denoncuesi dhe tek denoncimet, por tek përfundimi i hetimeve. Dhe deri atëherë mirë është të kujdesen për ato që thonë publikisht dhe para prokurorëve. Se sa për denoncuesit, askush nuk do mbajë mend e do kujtohet për ta nëse drejtësia do të shkojë në vend.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme