Editorial 9 Dhjetor 2024, 15:15 Nga VNA

Mandati i përfunduar i Holta Zaçaj/ A po shkon GjK drejt puçit institucional?

Ndaje në Whatsapp
Mandati i përfunduar i Holta Zaçaj/ A po shkon GjK drejt
Nga Desada Metaj

Nesër, më 10 dhjetor, është afati i fundit i parashikuar nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, që kryetarja e këtij institucioni, Holta Zaçaj, të mbledhë trupën gjykuese të kësaj Gjykate me objekt: Deklarimin e mbarimit të mandatit të saj dhe njoftimin e organit të emërtesës.

Në fakt, mandati i Holta Zaçaj mbaron më 10 mars. Në shkurt të vitit 2023, ajo u zgjodh anëtare e Gjykatës, duke pasuar zonjën Vitore Tusha, mandati i së cilës  u konsiderua i përfunduar në vitin 2017.

Edhe pse normalisht mandati i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese zgjat 9 vjet, në nenin 179 të Kushtetutës, pika 3, shkruhet qartas se mandati i vitit 2017 përfundon në vitin 2025 për shkak të nevojës për të garantuar përtëritjen e rregullt të GJK, çdo tre vjet, me tre anëtarë të saj, nga një për secilin organ të emërtesës (President, Parlament dhe Gjykatë e Lartë). Një rregull I mbështetur dhe nga Komisionit i Venecias, në opinionin e tij për rastin e Gjykatës  Kushtetuese.

Praktikisht, nesër është afati i fundit që kryetarja e Gjykatës (që është autoriteti i vetëm që mund të thërrasë mbledhjen) të deklarojë mbarimin e mandatit dhe të njoftojë Gjykatën e Lartë, si organi i emërtesës, në rastin e saj. Në këtë mënyrë, i jepet kohë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të nisë procedurat për zëvendësimin. E gjitha kjo është parashikuar në ligj, që brenda 3 muajve të zgjidhet anëtari i ri dhe të mos krijohet vakum brenda Gjykatës Kushtetuese.

Deri më tani nuk ka asnjë mbledhje të lajmëruar më 10 dhjetor në Gjykatën Kushtetuese. Situata duket dhe më absurde që për një temë kaq delikate,në ligj nuk është parashikuar se çfarë mund të ndodhë nëse kryetarja nuk vepron. Mungesa e vullnetit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën për karrigen e saj do ta çonte procesin, por edhe vetë Gjykatën, jo vetëm në një ngërç juridik kushtetues, por do të shënonte një rast unik dhe të paprecedent, kur gjyqtarët kushtetuese shkelin haptazi Kushtetutën.

Një gjë është e sigurt: nëse kryetarja nuk e thërret mbledhjen nesër (më 10 dhjetor), minimalisht hyrja e saj në institucionin më të lartë juridik në datën 11 dhjetor shënon dhe shkeljen flagrante të Kushtetutës. Nëse kjo ndodh, atëherë ky mosveprim i saj krijon minimalisht premisat e një shkeljeje disiplinore. Ligji parashikon edhe mekanizmin që mund të ndreqë këtë shkelje kushtetuese dhe disiplinore. Megjithëkëtë situata do të mbetej në krizë kushtetuese dhe do shënonte një hap më shumë drejt delegjitimimit të vetë Gjykatës si institucion.

Nisur nga precedenti i shkeljes së Kushtetutës për mandatin e Elsa Toskës, me gjasë zonja Zaçe do ta zgjasë mbledhjen dhe shpalljen e vakancës për karrigen e vet derisa të gjejë “konsensus” politik për zgjatjen ekstraligjore të mandatit të saj. Në këtë rast, vendi do të ndodhej para faktit të një krize kushtetuese, për të cilën palët, parlamenti dhe politika heshtin. Për të gjitha rastet më të hershme të krizës kushtetuese, zgjidhja ka ardhur nga politika dhe me gjasë kështu pritet të ndodhë edhe në këtë rast. Heshtja e deritanishme e palëve, përfshirë qeverinë dhe parlamentin, më shumë se paanësi flet qartë për lëvizjet e nëndheshme që po bëhen në minutën e fundit për këtë qëllim.

Në situatën kur kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ndodhet shumë pranë një shkeljeje të ligjit themeltar, natyrshëm lind pyetja:

Përse një anëtare e Gjykatës Kushtetuese, madje vetë kryetarja, nuk vepron?

Një mundësi është që zonja Zaçaj të jetë e paqartë për ligjin dhe funksionimin e tij në këtë rast. Dhe për t’u sqaruar për paqartësi apo njohuri jo fort të thella të ligjit, ajo duhet të mbledhë trupën gjykuese dhe ta shqyrtojë. Për të njëjtat motive  edhe vetë Kushtetuta deklarimin e mbarimit të mandatit ia ka lënë ta vendosë e gjithë trupa gjyqësore dhe jo kryetari i GJK. Kryetari ka vetëm detyrimin ta thërrasë mbledhjen, kompetencë të cilën nuk e ka ushtruar deri në këto momente.

Mundësia tjetër është që zonja Zaçaj thjesht e shmang këtë proces. Duke mos thirrur mbledhjen, i heq mundësinë trupës gjyqësore të shprehet, dhe automatikisht i përcakton vetes një mandat më të zgjatur në kohë. Ç’ka të çon të mendosh se marrëveshja e disa javëve më parë me Elisa Spiropalin për zgjatjen paligjshme të mandatit të zëvendësuesit të Elsa Toskës do të kishte efekt edhe te mandati i Holta Zaçajt. Dhe po të mendosh se më 19 dhjetor Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin e rëndësishëm për përgjimet e Sky Encro, ndoshta fijet që lidhin qeverinë, parlamentin dhe Gjykatën Kushtetuese janë lidhur më fort për të ndikuar në një vendim që prek krimin dhe politikën bashkë.

Që në rastin më të mirë është një pazar mes disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese për zgjatjen e paligjshme të mandateve të tyre. Dhe në rastin më të keq një pazar të shëmtuar mes krimit dhe politikës me Kushtetutën.

Video

Si një orangutan bashkoi një pyll të ndarë ?? Kur një rrugë ndau pyllin në Sumatra, orangutanët mbetën të izoluar në dy grupe, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Për t’i lidhur sërish, Sumatran Orangutan Society dhe Tangguh Hutan Khatulistiwa ndërtuan një urë mes pemëve. Por për dy vite askush nuk e përdori… derisa një orangutan i vetëm guxoi të kalojë. Ky hap i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për mbijetesën e gjithë komunitetit, siç thekson edhe Helen Buckland.

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme