Editorial 27 November 2024, 13:10 Nga VNA

Sali Berisha i rikthehet lirisë me të njëjtat akuza: çfarë fitoi dhe humbi opozita për një vit?

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha i rikthehet lirisë me të njëjtat akuza:

Nga Desada Metaj

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak. Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dhënë ditën e sotme (27 Nëntor) vendimin për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Berisha.

GJKKO është autoriteti kompetent gjyqësor për vlerësimin dhe vendosjen e masave të sigurimit të subjekteve të hetuar nga SPAK, duke u nisur nga parimet e proporcionalitetit dhe efektshmërisë në raport me natyrën e çështjes dhe subjektin që është në hetim.

Me këtë vendim, thuajse një vit pas masës së arrestit shtëpiak për Sali Berishën, ajo që bie në sy është se GJKKO ka vepruar e pavarur dhe në garantim të mbrojtjes së interesave të subjektit nën hetim. Gjatë gjithë kësaj kohe, në fakt, PD dhe eksponentët e saj e kanë akuzuar Gjykatën e Posaçme si “notere” të SPAK, ndaj nuk dihet si do të reagojnë pas këtij vendimi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Për thuajse një vit, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij provuan “mosbindjen” civile dhe forma të tjera proteste për të kundërshtuar masën e arrestit shtëpiak, por në fund vendimi për ta lënë të lirë kryetarin e PD u mor nga institucionet që opozita i ka anatemuar për kohë të gjatë.

Me gjasë, Gjykata Kushtetuese tashmë do vendosë pushimin e çështjes së arrestit në shtëpi, pasi kërkesa e Sali Berishës është pa objekt. Është e vështirë të parashikohet nëse Gjykata Kushtetuese do të ndërhyjë dhe të shprehet për çështje që kanë humbur objektin e tyre, veçanërisht kur këto çështje kanë kaluar në faza të tjera të procedurës dhe kanë humbur relevancën e tyre.

Akti i Sali Berishës duket një “non sens” juridik kur mendon se kundërshtoi vendimin për “detyrim paraqitje”, ndërkohë që beteja ligjore për një vit rresht e riktheu në pikën e nisjes. Ndërkohë, politikisht ai e shfrytëzoi arrestin në kushtet e shtëpisë duke e paketuar si “burg politik”, por ndërkohë i gjithë aksioni dhe energjitë e opozitës u përqendruan te masa ndaj tij, duke humbur fokusin nga problemet reale.

Vendimi i sotëm gjithsesi nuk ka lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit për veprën penale të korrupsionit për dosjen “Partizani”.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme