Editorial 6 November 2024, 15:19 Nga VNA

Kryengritje në pallatin e Berishës/ Kush e vendosi rikthimin pa kushte në Kuvend të PD?

Ndaje në Whatsapp
Kryengritje në pallatin e Berishës/ Kush e vendosi rikthimin pa kushte

Nga Desada Metaj

Elisa Spiropali duket se ka vulosur “kryengritjen” e deputetëve të paqes brenda opozitës. Që pas ardhjes nga Strasburgu dhe zbutjes së valës së “mosbindjes civile,” u bë e qartë që deputetët e PD do të riktheheshin në Kuvend për të vijuar normalisht punën. Me vendimin e sotëm të Gjykatës Administrative që rikthen që nesër në parlament deputetët e dënuar të PD-së, qartas është përshpejtuar procesi i rikthimit të normalitetit parlamentar. Vështirë të mendohet që “drejtësia e Ramës,” siç u pëlqen demokratëve ta quajnë, të zhvlerësojë Elisen për Gaz Bardhin. Ndaj, dyshja që shkëmbejnë në largësi (dhe jo vetëm) deklarata dashurie e urrejtjeje, tashmë do të jenë në të njëjtën sallë me shpresën se këtë herë zoti Bardhi do t’ia kursejë këmbën e karriges zonjës Elisa.

Megjithatë, ky rikthim mban mbi supet e brishta heshtjen e Sali Berishës. Edhe pse ka heshtur duke nënkuptuar miratimin, berishologët e njohin mirë fatin e atyre që marrin vendime duke guxuar të anashkalojnë doktorin, i cili vëzhgon dhe manipulon me realitetin dhe të vërtetat më mirë se të gjithë guximtarët bashkë. Në fakt, logjika e thjeshtë të çon të mendosh se Sali Berishës nuk i intereson aspak lënia në mes e mosbindjes civile me justifikimin se duhet diskutuar për buxhetin. Për më tepër, me Salianjin dhe Metën pas hekurave, zbythja nga përballja me regjimin në diskutimet e mërzitshme për buxhetin nuk ofron asgjë për militantët e PD-së.

Thënë ndryshe, grupi “intelektual” i deputetëve demokratë beson se ka bindur Berishën për arsyet e duhura të kthimit në parlament, duke shtruar një pikëpyetje të madhe: a është ky një veprim i nxitur dhe miratuar nga Sali Berisha? Pse do duhet që në parlament të flitet për një buxhet që gjithsesi do miratohet, ndërkohë që kryetari nr. 1 dhe 2 i opozitës bashkë me Salianjin janë të dënuar nga regjimi? Vështirë të mendohet që grupi i drejtuar nga Gazment Bardhi e ka marrë këtë hap pa miratimin e Sali Berishës. Sikurse diabolizmi i këtij të fundit mund t’i ketë lënë fushën e lirë ambicieve intelektuale debatuese për të parë dhe vënë në provë “ushtrinë” që do rendisë në listat e ardhshme. Pa harruar se të gjithë “kryengritësit për paqe” për momentin mund të konsiderohen, së paku publikisht, të vetmit aleatë të SPAK-ut, lavdia publike e të cilit mund t’u shërbejë deputetëve rebelë dhe paqedashës për të pasur mbështetje më të madhe ndër votues.

Megjithatë, në fund, duhet pranuar se doktor Berisha është mjeshtri i surprizave dhe poshtërimeve publike, të cilat më shumë se kundërshtarëve, ua bën peshqesh bashkëpunëtorëve. Sikurse duhet pranuar edhe mjeshtëria e tij për marrëveshje me Ramën, gjë që e bën Elisen të harrojë këmbën e karriges, ashtu siç dikur detyroi Jozefinën të harronte turravrapin e Metës për ta rrahur në Kuvend. Qartësisht, përmbysje dhe harresa kaq të mëdha ndodhin vetëm kur merren vesh kryetarët. Nëse kjo marrëveshje përfshin kryetarin e PD-së apo atë të grupit parlamentar, mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme