Editorial 4 Nëntor 2024, 18:55 Nga VNA

Reflektim nga sjellja e një Mbreti

Ndaje në Whatsapp
Reflektim nga sjellja e një Mbreti

Përmbytjet në Valencia të Spanjës javën e kaluar si rrjedhojë e fenomenit DANA deri tani kanë lënë pas mbi 200 të vdekur, rreth 1900 të zhdukur, pa përmendur dëmet e shumta në pasuri dhe vështirësitë që janë krijuar në jetën e përditshme. Pa kaluar mirë stuhia kemi parë në media lumin e vullnetarëve që janë vënë në dispozicion të zonave të prekura dhe fillimit të pastrimit të rrugëve e shesheve, më së pari nga balta.

Është një fatkeqësi natyrore që tregon se pavarësisht zhvillimit njeriu përballë natyrës mbetet ende i brishtë. Megjithatë, banorët e prekur nga fatkeqësia kanë drejtuar gishtin akuzues te autoritetet e rajonit e të shtetit dhe e kanë bërë të qartë se do të kërkojnë përgjegjësi për mosveprimet e autoriteteve, që në të kundërt mund të kishin lehtësuar sadopak pasojat e katastrofës. Komentet në media dhe rrjete sociale më së shumti flasin se valencianët janë të zemëruar me kryeministrin e vendit, Pedro Sançez, dhe guvernatorin e rajonit të Valencias, Karlos Mathon, për keqadministrimin e situatës përpara dhe pas vërshimit të ujërave. Kulmi i zemërimit u shpreh gjatë vizitës së monarkut të Spanjës, Mbretit Felipe, shoqëruar nga bashkëshortja, në rajonin e prekur, kur banorët thërrisnin “vrasës”, “largohuni” dhe duke hedhur mbi ta vezë e baltë.

Ne këtu në Shqipëri nuk jemi në gjendje të vlerësojmë se cili ka faj, sa faj ka dhe a është i përshtatshëm reagimi i zemëruar i valencianëve ndaj monarkut të tyre dhe shtetarëve të tjerë. Por duke parë se çfarë ndodhi Valencia pyesim veten nëse do të mundej ndonjë grup individësh, sado i vogël, të reagonte ndaj kryeministrit të Shqipërisë, siç reaguan në Spanjë ndaj Mbretit të tyre dhe shtetarëve të tjerë? Me plot gojën përgjime: Jo, nuk do të mundej!

Po përmendim më të mëdhatë dhe më të afërtat, tërmetet e shtatorit dhe nëntorit 2019 dhe përmbytjen në Vlorë një muaj më parë. Çfarë ndodhi gjatë dhe pas katastrofave të natyrës që kanë goditur Shqipërinë në këto vite?

  • Asnjë hetim apo analizë se çfarë ndikimi kanë veprimet apo mosveprimet e institucioneve të shtetit në përmasën e katastrofës. Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se deri ku kishte ndikim dora e njeriut në pasojat e tërmetit të vitit 2019 ashtu dhe në përmbytjen në Vlorë.
  • Asnjë hetim apo analizë se çfarë ndikimi kanë veprimet apo mosveprimet e institucioneve të shtetit në shpejtësinë dhe efektivitetin e reagimit të tyre pas katastrofës për t’I ardhur në ndihmë të prekurve dhe për të rikuperuar dëmet. Ajo çka dimë deri në këtë moment është shifra marramendëse e rindërtimit dhe që ministri rindërtues është në arrati, nën urdhër ndalimi i akuzuar për korrupsion.
  • Asnjë hap i qartë dhe transparent për rritjen e kapaciteteve të strukturave të reagimit në raste emergjence. Të gjithë kujtojmë shpejtësinë dhe rregullin me të cilin u paraqitën në ndihmë trupat ushtarake nga Kosova për pastërmetin e nëntorit 2019, dhe pagatishmërinë në mjete e njerëz të njësisë së emergjencës në Shqipëri, megjithëse tërmeti i shtatorit 2019 duhet t’u kish mësuar diçka. Pas përmbytjes së Vlorës refreni i kryeministrit vijon të jetë “emergjencat fokus i veçantë”. Pra asgjë konkrete se çfarë masash apo investimesh janë bërë në gjithë këto vite, me suficit në buxhetin e shtetit, në menaxhimin e emergjencave natyrore.
  • Asnjë reflektim mbi urbanistikën dhe menaxhimin e territorit për të përmirësuar aftësinë e administrimit të katastrofave dhe dëmeve që ato shkaktojnë. Pasojat e tërmetit shkatërrues të rënë vitin e kaluar në Turqi, ndërmjet të tjerash i kanë çuar specialistët të sugjerojnë riorganizim të jetës në qytete për të përballuar situatat e tërmeteve. Në sugjerimet e specialistëve përfshihet edhe nevoja që qytetet të kenë sheshe të pazëna nga ndërtimet që të shërbejnë si terrene për të “shpëtuar kokën”. E kundërta ndodhi në Shqipëri pas tërmetit të 2019. Janë intensifikuar betonizimet, ngritjet e kullave dhe zënia e çdo sheshi të mundshëm, duke krijuar qytete-kurthe për banorët e tyre në raste katastrofash.

Ka dhe plot mëkate të tjera të qeverisë shqiptare në administrimin e katastrofave apo në mosveprimin në kohë për reduktimin e pasojave të tyre. Për më tepër ka shpërfillje dhe moskujdes të hapur për banorët e Shqipërisë. Por dhe vetë të dëmtuarit asnjëherë nuk kanë shfaqur reagime si ato të valencianëve. Moskrijimi i situatave të ngjashme në Shqipëri pas katastrofave nuk është tregues i kujdesit të patëmetë të shtetit për subjektet e veta. Është një sjellje tipike e popullit nën diktaturë, pra një tregues i qartë që Shqipëria ndodhet nën diktaturë. Përse nuk ndodh në Shqipëri ajo që ndodhi në Paiporta me Mbretin e Spanjës?

Sepse kryeministri i Shqipërisë nuk ecën pranë popullit të vet apo në rrugët e qyteteve dhe fshatrave pa një regji, skenografi e koreografi të kontrolluar. Nuk rrezikon asnjëherë përballjen e vërtetë.

Sepse rrethohet gjithmonë me turma militantësh, administrate dhe patronazhistësh që janë të kontrolluar jo vetëm në fjalët që thonë, por dhe në mendimet që kanë, madje edhe në veprimet puthadore që bëjnë. Askush i ndryshëm prej tyre nuk lejohet të afrohet. Të kujtojmë që pas tërmemit të 2019 Kryeministri shqiptar u pa duke shëtitur nën shoqërinë e ish-kryebashkiakut të Durrësit, shpallur non grata nga SHBA dhe më vonë i dënuar për shpërdorim detyre, por të konsideruar mik prej kryeministrit.

Sepse trupat policore apo ushtarake nuk veprojnë si në Valencia, që kujdesen të krijojnë rrethin e sigurisë për personin që mbrojnë, por ushtrojnë dhunë mbi banorët e zemëruar.

Sepse edhe nëse dikush arrin të çajë rrethimin dhe t’i afrohet Kryeministrit për t’i thënë diçka jashtë regjisë së tij përballet menjëherë me dhunë verbale dhe retorikë përçarëse, nga aid he turma puthadore që ka krijuar rreth vetes.

Mjafton pra një ngjarje katastrofe që të nxjerrë lakuriq të vërtetë se Shqipëria ka shkuar në diktaturë. Prandaj çdo katastrofë në Shqipëri mbyllet me një shfaqje arrogante dhe me refrenin “ndodhin kudo në botë”, sepse diktaturat nuk shqetësohen për pakënaqësitë e popujve të tyre.

Video

Si një orangutan bashkoi një pyll të ndarë ?? Kur një rrugë ndau pyllin në Sumatra, orangutanët mbetën të izoluar në dy grupe, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Për t’i lidhur sërish, Sumatran Orangutan Society dhe Tangguh Hutan Khatulistiwa ndërtuan një urë mes pemëve. Por për dy vite askush nuk e përdori… derisa një orangutan i vetëm guxoi të kalojë. Ky hap i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për mbijetesën e gjithë komunitetit, siç thekson edhe Helen Buckland.

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme