Editorial 20 Tetor 2024, 09:02 Nga VNA

Fajin për varfërinë e një vendi e ka politika

Ndaje në Whatsapp
Fajin për varfërinë e një vendi e ka politika

PO, FAJIN PËR VARFËRINË E NJË VENDI E KA POLITIKA, ashtu si meritën për pasurimin e tij e ka po politika. Janë vullnetet politike, objektivat, vizioni, zgjuarsia, etj., tipare të grupit të individëve të bashkuar kolektivisht në institucionet politike të vendit që kanë si rezultat pasurimin apo varfërimin e tij.

Më 14 tetor 2024, tre ekonomistët, të njohur në media si “studiuesit e pabarazisë,” Daron Acemoglu (Daron Axhemollu), Simon Johnson (Sajmën Xhonson) dhe James Robinson (Xhejms Robinson), u shpallën fituesit e çmimit të njohur në gjuhën “popullore” si Çmimi në Nder të Nobelit në Shkencat Ekonomike (zyrtarisht i njohur si çmimi i bankës qendrore të Suedisë për shkencat ekonomike, i cili jepet në nderim të Alfred Nobelit).

Çmimi, përveç konfirmimit të vlerësimit për punën dhe arritjen në secilën nga fushat ku jepet: kimi, letërsi, paqe, fizikë, fiziologji/mjekësi, përfshin edhe çmimin e dhënë për fushën e ekonomisë, duke përçuar mesazhe të forta.

Jo rastësisht Çmimi Nobel për Paqe për 2024 iu dha lëvizjes japoneze të mbijetuarve të bombardimeve bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.

Në ditët e sotme, kur është shpeshtuar retorika e kërcënimeve me shpërthime bërthamore në të paktën dy konflikte të mëdha: Ukrainë dhe Lindje të Mesme, çmimi për Paqen shkon pikërisht për atë grup njerëzish që janë përpjekur të dëshmojnë se përse armë të tilla nuk duhet të përdoren kurrë më.

Edhe çmimi për fushën e ekonomisë duket se kërkon të përçojë më shumë mesazhe sesa thjesht të jetë një vlerësim për tre studiuesit e pabarazisë.

Por të mos nxitohemi dhe të lexojmë mesazhin për këtë çmim si përkrahje e teorive socialiste apo lëvizjeve të majta, meqenëse nxitja e punës studimore shumëvjeçare është marrë nga pabarazia në botë dhe thellimi i kësaj pabarazie. Studimi është gjithçka, përveçse përçues i këtij mesazhi.

Studimi ofron me vlerësime sasiore të kryera në rrethana pothuaj eksperimentale se përse ka ende edhe sot pabarazi në rang botëror dhe përse është e vështirë të zvogëlohet hendeku me vendet e pasura, sidomos në vendet e zhytura në korrupsion e diktaturë. Përfundimi me kuptimplotë i studimit është që në bashkësinë e faktorëve ndikues në kohë dhe rrethana të ndryshme (përfshi faktorët gjeografikë, kulturorë, klimatikë, etj.), ka një faktor të spikatur që është pothuaj përcaktuesi i vetëm i rëndësishëm: institucionet. Pra, konfirmon rëndësinë që kanë institucionet për prosperitetin e vendit.

Të tre studiuesit amerikanë na kanë vërtetuar hipotezën se janë institucionet, mënyra si ato janë ndërtuar dhe si ndikojnë përparimin e një vendi, ato që ndikojnë edhe nivelin e pabarazisë dhe qëndrueshmërinë e saj në kohë. Doktrina bazë e tyre është që pasuria e kombeve formohet rrënjësisht nga institucionet politike, të cilat kanë ndikim mbi institucionet ekonomike, dhe këto të fundit e përcjellin ndikimin në rezultatet ekonomike të vendit, pra në pasuri apo varfëri.

E shprehur në gjuhë të thjeshtë, vërtetohet se PO, FAJIN PËR VARFËRINË E NJË VENDI E KA POLITIKA, ashtu si merita për pasurimin e tij e ka po politika. Janë vullnetet politike, objektivat, vizioni, zgjuarsia, etj., tipare të grupit të individëve të bashkuar kolektivisht në institucionet politike të vendit që kanë si rezultat pasurimin apo varfërimin e tij.

Ndikimi i institucioneve politike në zhvillimin ekonomik (ose mungesën e tij) orienton më tej që objektivat për të luftuar varfërinë dhe për të nxitur zhvillimin ekonomik duhet të mbështeten mbi një strategji që përforcon demokracinë dhe në institucione përfshirëse.

Institucionet me natyrë përjashtuese dhe shfrytëzuese, edhe kur veprojnë për periudha afatshkurtra, kanë pasoja të dëmshme afatgjata mbi përparimin e një vendi. Jo rastësisht në studim evidentohet se vendet e zhytura në korrupsion dhe regjime diktatoriale apo autokratike, pra me institucione me natyrë përjashtuese dhe shfrytëzuese, janë ato që kanë të ardhura të ulëta dhe varfëri, krahasuar me vendet që bazohen në sundimin e ligjit dhe në liri themelore ekonomike. Për këtë arsye, studimi evidenton se tipari shoqërues i kalimit në demokraci është “konflikti në shpërndarje” dhe prandaj reformat demokratike kërkojnë mobilizim në shkallë të gjerë të popullsisë, ndërkohë që dobësohet më tej bindja në teorinë e modernizimit, pra që demokratizimi vjen edhe vetvetiu nga zhvillimi shoqëror-ekonomik. Studimi tregon se zhvillimi vjen nga ndërtimi i institucioneve përfshirëse dhe për këtë ndërtim kërkohet imponim nga popullsia.

Modeli sipas të cilit ndërtohen dhe ndryshojnë institucionet politike përmban tre komponentë: konflikti mbi shpërndarjen e burimeve dhe fuqinë vendimmarrëse në shoqëri (elita apo masa e njerëzve), mundësia që i paraqitet masës së njerëzve për të ushtruar fuqinë e vet, duke mobilizuar dhe duke kërcënuar elitën sunduese, pra kur fuqia e shoqërisë e tejkalon atë të vendimmarrësve, si dhe problemi i angazhimit që nënkupton se alternativa e vetme është që elita të dorëzojë pushtetin vendimmarrës në popullsi.

Pa u shtyrë shumë në historinë e hershme të territorit ku ka banuar popullsia shqiptare, na mjafton të kujtojmë historinë e pas Luftës së Dytë Botërore e deri më sot, për të kuptuar se sa mirë e përputh dhe e shpjegon ky studim shkallën e mungesës së zhvillimit dhe qëndrueshmërisë së zhvillimit në Shqipëri. Janë institucionet politike që me këmbëngulje kanë ndjekur qasje përjashtuese, diskriminuese, shfrytëzuese dhe përqendruese të burimeve e fuqisë vendimmarrëse, me pasojë prapambetjen e vendit. Si në vende të tjera diktatoriale dhe autokratike, përjashtimi është zbatuar madje edhe në vetë institucionin e politikës.

Prej ’44-ës në Shqipëri u përjashtua tërësisht opozita dhe opozitarizmi, dhe pas ’90-ës u lejua një formë e dobësuar e këtij institucioni. Sot Shqipëria ka 20% të popullsisë në varfëri, sipas standardit të Bankës Botërore, duke ia kaluar edhe Kosovës (19.2%), ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit, si p.sh. në Serbi e Mal të Zi, varfëria është nën 10%. Shqipëria renditet e 98-ta në indeksin e korrupsionit të “Transparency International”, ndër më të lartat në Europë.

Në renditjen e PISA (testi ndërkombëtar për njohuritë arsimore për 15-vjeçarët), Shqipëria pati rënien më të madhe të njohurive në botë gjatë periudhës 2018-2023. Ndonëse ka përmirësim në Indeksin e Demokracisë (sipas “The Economist”), ajo sërish mbetet në grupin e demokracive me probleme.

Sot, në vend ka një përqendrim pushtetesh dhe dobësim të veprimit të institucioneve të pavarura, që kulmoi me refuzimin e zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Për çdo ditë, jemi dëshmitarë të bjerrjes së institucionit të transparencës, si një ndër shtyllat mbajtëse të demokracisë dhe luftës kundër korrupsionit. Jo vetëm kaq, por duket se Shqipëria është përfshirë në një situatë ngërçi pa hapësirë veprimi për ndryshim të institucioneve politike. Fuqia vendimmarrëse në shoqëri është përqendruar skajshmërisht në institucionin e njëkahshëm politik; fuqia e shoqërisë dhe masa absolute e saj (sidomos në kushtet e emigrimit shqetësues) është mjaft e dobësuar përballë fuqisë politike, dhe në veprimin kundër propagandës, angazhimi mbetet i dobët.

Në rrethana të tilla, sidomos me tkurrjen e masës së shoqërisë (përfshirë edhe numrin absolut të popullsisë), rruga e induktimit të ndryshimit dhe përmirësimit të institucioneve do të jetë e gjatë dhe e ngadalshme, dhe mund të imponohet vetëm përmes angazhimit, duke filluar nga gjërat më të vogla e të parëndësishme.

Duke mos besuar propagandën dhe duke mos e përçuar më tej verbërisht te të tjerët; duke filluar të mos bëhemi bashkëpunëtorë të korrupsionit dhe keqbërjes; duke rritur përditë përbuzjen dhe përçmimin për elitën e korruptuar dhe mendjengushtë; duke zëvendësuar gradualisht kultin e parasë së fituar pisët me kultin e integritetit, dinjitetit dhe etikës.

Të mos harrojmë se edhe Perandorët e Romës, teksa drejtonin perandorinë e fuqishme të zhytur në korrupsion, u detyruan të dorëzohen përballë moralit dhe dinjitetit njerëzor. Pra, na nevojitet të ngremë kultin tonë të respektit njerëzor dhe etikës. Rezistenca e përditshme dhe e qëndrueshme, mosbashkëpunimi me të keqen, do të diktojë ndryshimin.

Përndryshe, është e qartë se do të mbetemi të varfër sa kohë jemi të varfër në institucione!/Revista Monitor.al/

Video

Zjarr në një pallat në Lushnjë, evakuohen banorët – një grua e lënduar Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e sotme një pallat në qytetin e Lushnjës, duke shkaktuar panik dhe kaos mes banorëve. Sipas raportimeve nga vendngjarja, zjarri ka rënë në një biznes në katin e parë të godinës, si pasojë e një defekti në kabinën elektrike. Përhapja e tymit në të gjithë pallatin 15-katësh detyroi evakuimin e banorëve, disa prej të cilëve u larguan nga ballkonet e apartamenteve. Një grua ka pësuar asfiksim dhe është transportuar në spital për trajtim mjekësor. Forcat zjarrfikëse ndërhynë menjëherë për shuarjen e flakëve.

Një ngjarje tragjike ndodhi në Lisbonë, ku një toreador dhe një spektator humbën jetën gjatë një ngjarjeje me dema në arenën Campo Pequeno. 22-vjeçari Manuel Maria Trindade sfidoi një dem rreth 700 kilogramë duke hyrë në arenë, por kafsha e sulmoi me shpejtësi, e ngriti në ajër dhe e përplasi për muri, duke i shkaktuar plagë fatale. Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik portugez.

Pamjet nga vendngjarja e aksidentit në Korçë Kjo është biçikleta me të cilën po lëvizte viktima e aksidentit të regjistruar sot pranë fshatit Voskop në Korçë. Ajo është identifikuar si Afërdita Elezi, 50 vjeç, banuese në Korçë. Njoftimi i plotë i Policisë: Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit. https://www.vna.al/kronika/makina-perplas-per--kembesoren-ne-korce-i13698

? Zjarri në pyllin e Poros jashtë kontrollit! Zjarri në fshatin Akërni vijon aktiv prej më shumë se 24 orësh, ndërsa situata është kritike, me flakët që përparojnë dhe djegin masive pyjore, kryesisht me pisha, duke u afruar drejt zonës së hidrovorit në njësinë administrative Novoselë. Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, njësitë e zonave të mbrojtura, emergjencat civile dhe forcat e armatosura. Operacioni i fikjes mbështetet edhe nga ajri, me helikopter që merr ujë nga deti dhe e hedh mbi flakë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme