Editorial 12 September 2024, 11:59 Nga VNA

Pyetje pa përgjigje/ Debati për transportin e mbetjeve të dyshuara toksike në seancën plenare

Ndaje në Whatsapp
Pyetje pa përgjigje/ Debati për transportin e mbetjeve të

Edi Rama u justifikua sot për transportin e mbetjeve të dyshuara toksike, duke deklaruar fillimisht se kjo çështje është nën hetim dhe se përgjegjësitë do të dalin pas përfundimit të tyre.

Sipas tij, “në çdo deklaratë dhe dokument të paraqitur nga subjekte private, është shumë e qartë se eksporti i mallrave në fjalë nuk është eksport mbetjesh të rrezikshme. Dogana ka të bashkangjitur certifikatën e analizës së mallit nga një laborator i një vendi të BE-së.”

Megjithatë, kryeministri nuk iu përgjigj pyetjeve të mëposhtme:

1- A ka shteti shqiptar inventar për mbetjet e parrezikshme dhe të rrezikshme?

2- Ku depozitohen dhe si transportohen mbetjet e rrezikshme dhe të parrezikshme në Shqipëri?

3- Çfarë përgjegjësie mbajnë institucionet shqiptare për kontrollin e mbetjeve? Kur ka qenë hera e fundit që Ministria e Mjedisit ka kontrolluar vend-depozitimet dhe transportin e të gjitha llojeve të mbetjeve që prodhohen në Shqipëri?

4- Cili institucion shqiptar ka kontrolluar kompaninë Sokolaj shpk për mënyrën si e kryen transportin e mbetjeve? Kur ka qenë hera e parë dhe e fundit që është kryer një kontroll i tillë, qoftë nga institucionet e Ministrisë së Mjedisit, Doganave apo Tatimeve?

5- Analizat, siç thotë kryeministri, nuk kryhen në asnjë port detar të botës. Por kur është hera e fundit që një laborator në Shqipëri ka kryer analiza të tilla?

6- A kontrollon shteti shqiptar kompanitë prodhuese të mbetjeve? Çfarë masash ka marrë për të patur, qoftë edhe një inventar, për prodhimin e mbetjeve të parrezikshme dhe të rrezikshme?

7- Cili është laboratori i një vendi të BE që ka kryer analizat? Pse nuk përmend kryeministri emrin e laboratorit në Kroaci që ka lëshuar certifikatën për mbetjet e KURUM të eksportuara nga Sokolaj shpk?

8- Ku do të shkojnë dy anijet e Maersk me mbetje (të çdo lloji qofshin) që pritet të ankorohen në fund të muajit shtator në portin e Durrësit?

Pjesa tjetër e debatit në interpelancë është konsum politik, pa asnjë interes për shqiptarët!

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme