Editorial 19 August 2024, 09:02 Nga VNA

Eva Buzo është modeli që na duhet!

Ndaje në Whatsapp
Eva Buzo është modeli që na duhet!

Ku e kaluan findjavën Haidi dhe Romeo? Çfarë veshi Luana? Po Arbana a shiti pasta dhe sanduiçë? Këto tituj dhe lajme banale janë kudo nëpër median online dhe të jemi të sinqertë kanë vëmendjen e publikut. Përndryshe lajme si këto nuk do gjendeshin kaq shpesh në portale.

Por kur një grua shqiptare, avokate dhe guximtare që përshkon me not distancën që ndan Shqipërinë me Italinë lexon veç dy rreshta ose aspak. Sepse Eva Buzo nuk “shet”. Një grua e suksesshme që merr përsipër rrezikun, kapërcen dështimin e vjetshëm dhe nuk heq dorë nga qëllimi i saj i mirë nuk është kaq shumë “lajm”. Edhe pse në thelb është modeli që duhet promovuar dhe marrë shembull.

Dhe për këtë nuk është vetëm media fajtore. Jemi të gjithë nga pak. Sepse nëse lexojmë, shpërndajmë dhe komentojmë lajme si ai i Evës, zonjës që nuk dorëzohet, me gjasë i kemi bërë një të mirë shoqërisë. Është shumë e thjeshtë të vësh gishtin tek ata që gabojnë dhe për ca klikime më shumë shpërfaqin kotësinë dhe banalitetin. Nëse çdokush bën diçka të vogël për të përmirësuar veten dhe shoqërinë, atëherë ndryshimi që ja kërkojmë të tjerëve do të nisë të japë rezultat.

Me orgjinë nga qyteti i Beratit, Eva Buzo thotë se qëllimi që po ndërmerr këtë nismë është për të promovuar bukuritë e natyrës shqiptare për më shumë vizitorë dhe respekt. Eva është avokate në Australi dhe  respekton vendin e saj më shumë se çdokush qeveritar apo zyrtar që paguhet për këtë punë.

Urime Eva Buzo! Gra si ty janë dhe duhet të jenë frymëzim për një shoqëri apatike që reagon gjithmjë e më pak dhe reflekton problemet e atyre që e mbajnë peng!

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme