Editorial 14 Gusht 2024, 14:50 Nga VNA

Egli Proga/ Banditët që e vranë dhe ata që si përmendin dot as emrin!

Ndaje në Whatsapp
Egli Proga/ Banditët që e vranë dhe ata që si përmendin

Ka një kod moral (dhe etik) që kur vritet një i pafajshëm, kryeministri i çdo vendi në reagimin publik së pari ngushëllon familjen. Më tej mund të nisë analizën dhe sulmet ndaj çdo institucioni që nuk e ka në varësi apo dhe qoftë dhe medias.

Edi Rama, Muhamet Rrumbullaku dhe të tjerë kanë lënë sot pushimet dhe kanë thyer heshtjen për ngjarjen kriminale të Pogradecit. Dhe këtë e bënë në ditën e tretë të një skandali për të cilin foli veç media. Hallkat e të gjithë institucioneve përgjegjësi heshtën në seri.

Dhe siç pritej, kryeministri dhe drejtori i përgjithshëm i policisë kanë treguar me gisht fajtorin. Pa gjetur qoftë dhe një fije përgjegjësie tek vetja. Për Edi Ramën nuk e ka fajin policia që e ka referuar ngjarjen siç duhet (edhe pse me dy raporte) por prokuroria. Të dy bashkë mendojnë se ambulancat në këtë vend vijnë për 7 minuta. Rrumbullaku madje i bashkohet shefit të madh me argumentin se fajin e ka media.

Dhe në fakt media ka plot mëkate në këtë vend, sidomos ajo që i shërben propagandës së Edi Ramës. Ka dhe mëkate të tjera lidhura me etikën për të cilën nuk ja ka fajin Rama. Por në raste të tilla, në skandale si ai i vrasjes së Klodian Rashës , media mbetet e vetmja që i jep zë të pafuqishmëve që nuk gjejnë drejtësi në asnjë hallkë të shtetit dhe pushtetit.

Pa denoncimin e medias për vrasjen e Egli Progës në Pogradec, sot çështja do të ishte mbyllur. Pa pasqyrimin në media të dëshmisë së motrës së viktimës, Denis Meçe do ishte duke vijuar i qetë pushimet. Për më tepër “shefi madh” dhe “shefi vogël” reaguan vetëm kur media raportoi për ditë me radhë skandalin e ndodhur në Pogradec dhe përpjeket për ta tjetërsuar rrjedhën e vrasjes.

Media është ndoshta hallka e vetme e mbetur ku njerëzit pa pushtet dhe mbështetje gjejnë disi hapësirë për hallet e tyre. Dhe sigurisht që nuk ështe faji i saj pse kriminelët me pushtet vrasin e presin pa i hyrë gjëmb në këmbë. Nuk i ka veshur media me pushtet banditët. Dikush tjetër i ka bërë deputetë, ministra apo drejtorë të rëndësishëm.

Media ka pjesën e saj të mëkatit por më së paku ka ende gazetarë që nuk heshtin. Që ngrejnë zërin për padrejtësitë. Gjë që nuk thua dot më për administratën apo drejtuesit shtetërorë, për të cilët përgjegjësia është diçka që ekziston në letra. E ku dorëheqja mbetet tabu e paprekur dhe e pafolur.

Të gjithë vartësit e Edi Ramës, në çdo nivel tashmë i gjejnë armiqtë që hanë dardha dhe kumbulla veç pas shpinës së tyre. Asnjë prej tyre madje nuk gjen as guximin ti thotë shefit të madh se kur flitet në publik për një viktimë të pafajshme, së pari ngushëllohet familja dhe së dyti i shkruhet emri dhe mbiemri në shenjë respekti për qytetarin që i forti me pushtetin e Ramës e rrahu dhe qeveria e vrau!

Të tjerat janë llogje pazaresh që ditën e tretë zhurma e propagandës do ti vrasë, siç arroganca e pushtetit dhe e krimit vret dhe pret pa u trembur në këtë vend!

Nga Desada Metaj

Video

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një nga figurat kyçe në ndërmjetësimin e planit të paqes për Gazën, ka prezantuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos një “master plan” për të ardhmen e territorit palestinez. “Pa çmilitarizim, rindërtimi është i pamundur. Nëse Hamasi nuk çmilitarizohet, kjo do ta mbajë Gazën të bllokuar dhe do t’i pengojë banorët e saj të arrijnë aspiratat e tyre,” theksoi Kushner, duke e quajtur këtë pikë kritike për të ardhmen e rajonit. Ai shtoi se gjatë 100 ditëve të ardhshme ekipi i tij do të jetë plotësisht i përqendruar për të siguruar që procesi të ecë përpara me sukses. Gjatë prezantimit, Kushner paraqiti para audiencës harta dhe grafika, duke shpjeguar mënyrën se si Shtetet e Bashkuara synojnë ta zbatojnë këtë plan. Sipas projektit të prezantuar, në Gaza parashikohet ndërtimi i mbi 100 mijë njësive të banimit të përhershme, si dhe krijimi i rreth 500 mijë vendeve të reja të punës në Qytetin e Gazës, në sektorë si ndërtimi, bujqësia, prodhimi, shërbimet dhe ekonomia digjitale.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se nga nesër do të zhvillohet për dy ditë në Emiratet e Bashkuara Arabe një takim trepalësh mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së. Delegacioni ukrainas fillimisht do të takohet me përfaqësuesit amerikanë, ndërsa ekipi i SHBA-së do të udhëtojë drejt Moskës. Zelensky theksoi se paqja kërkon gatishmëri për kompromise nga të gjitha palët, veçanërisht nga Rusia. Ai e vlerësoi si shumë pozitiv takimin me presidentin amerikan Donald Trump dhe nënvizoi rolin kyç të SHBA-së në procesin e paqes, duke shtuar se Europa ka ndikim, por i nevojitet më shumë kohë. Sipas tij, dokumentet për përfundimin e luftës janë pothuajse gati dhe Ukraina po vepron me ndershmëri e vendosmëri. Zelensky theksoi rëndësinë e një Ukraine të pavarur dhe të fortë për Europën dhe e mbylli fjalimin me thirrjen “Slava Ukraini”.

Monika Kryemadhi është paraqitur në ambientet e GJKKO në zbatim të masës së sigurisë detyrim paraqitje.

Edi Rama i skërmitet opozitës ndërsa pritet të bashkojnë votat për Bordin e Paqes…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme