Editorial 8 Gusht 2024, 13:39 Nga VNA

Korrupsioni për inceneratorët nuk pastrohet dot nga kompanitë e Toni Bleir.

Ndaje në Whatsapp
Korrupsioni për inceneratorët nuk pastrohet dot nga kompanitë e

Bashkia e Tiranës është institucioni më i përfolur për korrupsion gjatë vitit të fundit. Pas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme për inceneratorin e Tiranës dhe kompaninë 5D të drejtorëve të Bashkisë, shumë të palara kanë dalë në shesh duke e bërë të qartë për publikun skandalin e korrupsionit.

Denoncimi i parë për inceneratorin e Tiranës erdhi nga PD dhe deputetja Monika Kryemadhi. Më tej, komisioni hetimor për inceneratorër bëri një zbërthim të saktë dhe të detajuar të korrupsionit të atjeshëm. Në fund të punës së tij, komisioni depozitoi dhe një padi në SPAK, me fakte dhe dokumente që qartas duket se kanë ndihmuar në punën e tyrë prokurorët e çështjes. Së bashku me raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, puna e bërë për të zbardhur detajet e korrupsionit kanë çuar në përfundime të qarta edhe pse një pjesë e opozitës duket e pakënaqur nga rezultatet e SPAK. Sipas zëdhënësit të PD për çështjet e Bashkisë së Tiranës, Belind Këlliçi, SPAK ka amnistuar kryetarin e Bashkisë me dërgimin e dosjes në Gjykatën e Posaçme. Çka nuk duket të jetë e vërtetë po të vëresh me kujdes se në fund të dosjes së prokurorëve shkruhet qartë: “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryen hetime të mëtejshme në kuadër të procedimit penal nr.255, të vitit 2020, për të gjithë subjektet e tjerë të regjistruar në kuadër të këtij hetimi (individ dhe persona juridik), për të evidentuar çdo fakt penal tjetër, veprimet e secilit prej personave përgjegjës të institucioneve shtetërore që kanë marrë pjesë para dhe gjatë procedurës së dhënies së koncesionit, si dhe gjatë zbatimit të kontratës koncesionare”. Kjo do të thotë se hetimet vazhdojnë. Por padurimit enigmatik të PD-së dhe Këlliçit (i njëjti që nuk firmosi raportin përfundimtar të komisionit të inceneratorëve) i shtohet befas dhe një filtër që Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka kërkuar për institucionin që ai drejton. Veliaj ka deklaruar se ka kontraktuar një kompani britanike që do të kalojë në filtër të gjitha procedurat e bashkisë së Tiranës. Në fakt një filtër të tillë e ka sipas ligjit çdo institucion shtetëror. Auditi i brendshëm, ligjet dhe rregulloret e përcaktojnë qartë detyrën dhe funksionin e çdo departamenti dhe funksionari. Qartë praktika që ka zgjedhur Veliaj është thjesht një mënyrë për të blerë kohë dhe për të përgatitur terrenin ku do të hidhen tezat : “një kompani ndërkombëtare ka marë në dorë situatën në Bashkinë e Tiranës”. Që në fakt është krejt e panevojshëm dhe i pavlerë. Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe Prokuroria e Posaçme kanë mjaftueshëm kapacitete dhe informacion për të kontrolluar punën e Bashkisë dhe jo vetëm. Më fakt artifica të tilla janë të njohura dhe të përdorura edhe nga Edi Rama i cili në vitin 2013 me të ardhur në pushtet kontraktoi një kompani ndërkombëtare për auditin e financave. Raporti i së cilës nuk u bë kurrë publik, bashkë me faturën për Ernst & Young që sigurisht ishte e “kripur”. Edhe 11 vjet më pas Erion Veliaj kërkon të bëjë të njëjtën gjë, me shpresën se emri dhe prestigji i kompanisë britanike do të mund të ndryshojë sadopak narrativën korruptive të institucionit të drejtuar prej tij. “Delivery Associates”, kompani pranë Toni Bleir, është një firmë globale këshillimore, e cila ndihmon qeverite apo institucione të mëdha publike në politikat e mirëqeverisjes dhe transparancës. Se sa e lidhur dhe transparente ka qenë qeveria shqiptare me kompanitë e ish kryeministrit britanik, kjo është një temë tjetër. Por që të pretendosh se kjo kompani do të jetë rregullator i një institucioni si Bashkia është më së paku utopi. Një gjë e tillë vështirë të ndodhë duke pas parasysh se vetë Veliaj dhe familjarë të tij janë ende nën hetim pasuror nga SPAK. E ndoshta përfshirja e faturës që do i paguajë Toni Bleirit është një tjetër pakujdesi e tij. Dhe që mund të shërbejë si një gur tjetër në murin korruptiv që ka rrethuar Bashkinë e Tiranës.

Video

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar pas dyshimeve se ai dogji një automjet me vlerë rreth 100 mijë euro. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës në rrugën “Memo Meto”. I arrestuari është identifikuar si Erges Shegani. Sipas policisë, Shegani dyshohet se dogji mjetin e një 44-vjeçari për motive të dobëta. https://www.vna.al/kronika/arrestohet-39-vjecari-ne-tirane-qe-dogji-nje-makine-me-vlere-100-mije-eu-i17749

Sali Berisha shpalos platformën kundër shpopullimit.

Një ngjarje e pazakontë dhe e frikshme ka ndodhur në Florida, ku një avion i vogël Beechcraft 55 u rrëzua papritur mbi një makinë në autostradë, duke plagosur shoferen dhe shkaktuar panik tek drejtuesit e tjerë. Sipas autoriteteve, piloti raportoi probleme me motorin pak para aksidentit, çka e detyroi të tentonte një ulje emergjente. Shoferja e makinës, një 57-vjeçare, u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Piloti 27-vjeçar nga Orlando dhe pasagjeri i tij shpëtuan pa lëndime. https://www.vna.al/bota/avioni-rrezohet-mbi-nje-makine-ne-autostrade-ne-shba-nje-i-plagosur-i17747

Zbulohet një nga tunelet që përdorte Hamasi në Rafah, 25m i thellë dhe me mbi 80 dhoma Rafahu nuk është më qytet — është një varrezë betoni që shtrihet deri në Mesdhe. Nën rrënoja, mes tuneleve të gërmuara prej vitesh, ushtria izraelite kërkoi për muaj të tërë trupin e Hadar Goldin, të mbajtur nga Hamasi për 11 vjet. Sipër, disa qindra civilë mbijetojnë mes një qyteti të rrafshuar, ku qentë janë të vetmit që ende e njohin terrenin. Ndërkohë, në skenën politike, kufijtë po ridizenjohen, përgjegjësit ikin, dhe lufta vazhdon — me më shumë pyetje sesa përgjigje. Gaza mbetet plagë e hapur, e cila nuk po shërohet. Rafahu (Rafah) ndodhet në skajin jugor të Rripit të Gazës, pikërisht në kufirin midis Gazës dhe Egjiptit. Ai është qyteti më jugor i Gazës dhe pika kryesore e kalimit tokësor drejt Egjiptit (Crossing Rafah). https://www.vna.al/bota/gaza-pas-70-mije-ve-media-hyn-ne-tunelet-e-hamasit-25-m-thellesi-dhe-i17733

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme