Editorial 3 August 2024, 21:47 Nga VNA

Puthja Vlahutin-Lu që vulosi reformën, skandalet që e shkermoqën Vetting-un. 8 vite me pas, si po tentohet kapja e SPAK

Ndaje në Whatsapp
Puthja Vlahutin-Lu që vulosi reformën, skandalet që e

Nga Desada Metaj

Puthja mes Romana Vllahutin dhe Donald Lu-së do mbahet mend si vula që mbylli sagën e gjatë dhe të lodhshme të hartimit dhe miratimit të Reformës në Drejtësi. Në mesnatën e 21 korrikut të vitit 2016, 140 votat e deputetëve të Kuvendit përcaktuan ndryshimet kushtetuese për një drejtësi të re, cilësore dhe të ndryshme nga ajo që shqiptarët kishin ndjerë në shpatullat e tyre për gati 3 dekada.

8 vite më pas, reforma e nisur me puthje diplomatike, “kafshoi” shumë nga emërimet politike në drejtësi. Magjistratë të korruptuar, të lidhur me bandat dhe krimin nuk i shpëtuan “rrjetës” së vetting-ut. Procesit simbol që nisi dhe vazhdon me misionin për të seleksionuar prokurorë dhe gjykatës të denjë për profesionin.

Por a ka funksionuar kjo rrjetë siç duhet? A ka patur standart të njëjtë? A i kanë shpëtuar kësaj rrjete cironka apo peshq të mëdhenj korrupsioni nga radhët e prokurorëve dhe gjykatesve?

Rasti i fundit, ai i kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarka që u konfirmua në detyrë nga KPK vetëm një muaj para se të arrestohej me dyshimet se ishte pjesë aktive e një bande, tregon qartë se rrjeta e vetting-ut ka të çarat e saj të mëdha. Nga ku peshqit e korruptuar të sistemit të drejtësisë shpëtojnë dhe ku ngecin “çuditërisht” prokurorë dhe gjykatës me integritet.

Le ti marrim me radhë. Ngritja e institucioneve të vetting-ut ishte në dukje një proces konsensual. Opozita herë pas here e bojkotoi procesin e ngritjes se institucioneve të vetting-ut duke ja lënë PS dhe Fatmir Xhafajt hapësirën që të vepronte pa pengesë në përzgjedhjen e kandidaturave. Jo rrallëherë përfaqësues të PD-së denoncuan uzurpimin e komisioneve të vetting-ut nga njerëz të afërt me PS.

Ndërkombëtarët që u investuan kokë e këmbë që ky proces të funksiononte sa më shpejt, me ose pa dashje mbyllën njërin sy për emrat, duke i përqëndruar energjitë tek bindja e deputetëve të opozitës që ta votonin reformën në drejtësi. Fakt është që disa nga anëtarët e trupave të vetting-ut u larguan pak kohë më pas për mashtrime në dokumentat e dorëzuara. Ka raste të personazheve gati qesharake si anëtari i KLP Tartar Bazaj që shoqëron me iso këngën që fshati ka shkruar për të.

Por kjo mund të konsiderohet e padëmshme po të mendosh se prokurori Gentian Trenova, nuk kaloi rrjetën e vetting-ut për një shtesë të apartamentit me një vlerë të pallogaritshme. Ndërkohë që për Ardian Dvoranin, i njëjti komision mbylli të dy sytë kur u “harruan” të deklarohen 100 mil lek të vjetra. Po ashtu rasti i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë Nurihan Seitaj, djali i së cilës rrahu për vdekje ndërtuesin Armando Meshau. Ndërsa zonja Seitaj vazhdon të mbajë detyrën e saj.

Simboli i shkarkimit të padrejtë të Antoneta Sevdarit që KPA vendosi të rikthejë  në detyrë, tre vjet pasi e kishte shkarkuar me të padrejtë pas një vendimi të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Sevdari u shkarkua dhe u rikthye në detyrë nga e njëjta KPA, anëtarë të 2 së cilës janë njëri në gjykim e tjetri i dënuar.

Standarti i dyfishtë ka qenë dhe vazhdon të jetë problemi më i madh që ka shoqëruar procesin e seleksionimit të magjistratëve në vetting. Për këtë arsye dhe sot, problematika si ajo e kryeprokurorit të Vlorës Aurel Zarkës apo e Ndini Tavanit që kalon vetting-un por jo sitën e SPAK-ut janë sfida më e madhe e sistemit të drejtësisë.

Gabimet zakonisht mbeten si xhaketa të varura në kremastar që askush nuk dëshiron ti veshë. Edhe në këtë rast, gabimet gjatë rrugës së reformës mbeten pa emër, pa autor. Me pikëpyetje që variojnë nga ndikimet e forta të partisë në pushtet, tek servilët e ambasave, OJF-të që zhvasin fonde pa asnjë produkt apo tek “ulja e vigjilencës” tek ata që konsiderohen rojtarët e reformës.

Fakti që SPAK po jep rezultatet e pritshme pas 8 vitesh reformë të lodhshme dhe me standarte të dyshimta tregon se në sistem ka ende prokurorë dhe gjykatës me integritet. Që me profesionalizëm dhe pa servilizëm në dyer ambasadash mund ta zbatojnë dhe çojnë përpara reformën në drejtësi. Sa më shumë politika e çdo krahu përpiqet të fusë hundët tek SPAK, sa më shumë “soroistë” të kaheve të ndryshme në PS japin leksione për drejtësinë, sa më të forta bëhen përpjekjet e Fatmir Xhafajt për të kontrolluar drejtësinë… aq më shumë skepticizmi i 8 viteve më parë për reformën duhet t’ja lerë vendin besimit. Ndoshta drejtësia nuk po funksionon siç do kishim dashur, por pa dyshim me të paprekshëm të arrestuar e të tjerë të frikësuar është më mirë se drejtësia që u gropos natën e puthjes diplomatike SHBA- BE.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme