Editorial 27 Korrik 2024, 20:56 Nga VNA

Që çudia të mos zgjasë më tri ditë...

Ndaje në Whatsapp
Që çudia të mos zgjasë më tri ditë...
  • Pse Eduart Shalsi mbrojti drejtoreshën e buxhetit nga shkarkimi i kërkuar prej KLSH-së?
  • Dhe “metastazat” e marrëveshjes PS-PD për të shkallmuar çdo ngrehinë shtetërore të pavarur nga Edi Rama.
  • Në një kohë kur faturat për largimet e padrejta nga puna kapin shifrat e miliona eurove.

Që çudia të mos zgjasë më tri ditë...

U çuditëm nga ngjarja e paprecendentë e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit, ku raportimin vjetor të institucioneve të pavarura, kryetari i saj Eduart Shalci e shndërroi në sjelljen e një komisioni që trajton ankesa punonjësish. Kjo u pa qartë për rekomandimin e KLSH-së, për shkarkimin e Drejtoreshës së Buxhetit në Ministrinë e Financave, znj.Mimoza Dhëmbi dhe mbrojtjen personale që kryetari i Komisionit i bëri zonjës në fjalë. Kjo ngjarje, përtej groteskut (thuajse normal për Shalsin) përfshin dhe një numër problemesh të thella që tregon fytyrën e vërtetë të shtetit shqiptar. Le t’i marrim me radhë: 1. Shkallmim të institucioneve të pavarura dhe uzurpim kompetencash KLSH është institucion kushtetues i pavarur, përgjegjës për të kontrolluar veprimtarinë e institucioneve shtetërore. Si i tillë, nga ky institucion trajtohen problematikat e institucioneve të tjera të shtetit, dhe jo një gjetje apo rekomandim individual. Katandisja e diskutimit në propozimin e një shkarkimi është zhurmë, për të zbehur të gjitha problemet e rëndësishme të ngritura në vite nga ky institucion. 2. Degjenerim i kompetencave të Komisionit të Kuvendit Nuk duhet shumë për të kuptuar se ai Komision në seancën me KLSh-në dhe me drejtoreshën e buxhetit u degjenerua totalisht. Mbledhja u kthye në një komision ankesash personeli, ku qartazi dukej se shefi kishte dhënë urdhrin të mbrohet punonjësi i dobët, siç ndodh rëndom në institucionet shqiptare që roli i njësive të auditimit dobësohet në funksion të forcimit të keqbërjes. Kryetari i Komisionit duhet ta dijë që drejtoresha e buxhetit dhe çdo drejtor tjetër i këtij rangu nuk është nomenklaturë e Kuvendit, as e KLSH-së. Nëse drejtoresha Dhëmbi nuk ka marrë asnjë vërejtje në jetën e vet dhe nëse e meriton apo jo shkarkimin është në kompetencën e  qeverisë shqiptare, sepse ajo e ka emëruar zonjën. Pa përmendur që ka dhe gjykata. Pyetja që lind është : Po qindra punonjësit e tjerë të cilët janë shkarkuar padrejtësisht me apo pa rekomandim nga KLSh, që kanë fituar gjyqet dhe buxheti paguan kostot, si nuk i ka thirrur njëherë të vetme Shalsi apo ky Komision, t'i degjojë dhe të kuptojë nëse ka nevojë për reforma rregulluese?

3. (Sh)përdorimi i drejtoreshës së buxhetit Pra, është e qartë se e gjithë situata patetike e Shalsit dhe Komisionit u stis për të përdorur dhe shpërdorur një punonjëse administrate, në funksion të veprimeve që u ndërmorën dhe do të vijojnë, siç duket, për të rrëmbyer edhe KLSh-në dhe dobësuar pavarësinë e këtij institucioni. Rrëmbimi i çdo institucioni, krerët e të cilëve nuk janë emëruar pastër nga mazhoranca rilindase, tashmë është një objektiv që nuk fshihet më nga Rama dhe vartësit e tij. Për këtë uzurpim të radhës gjetën pretekstin “Dhëmbi” dhe e (sh)përdorën shëmtuar. Argumentet që shumë shpejt filluan t'i qarkullojnë si punonjëse që ka 30 vjet me ministri, me të gjitha llojet e ministrave, socialistë e demokratë dhe që në jetën e saj nuk ka asnjë vërejtje, nuk janë aspak argumente që bindin për integritet të punonjësit të administratës. Të gjithë e dimë që në 30 vjet, në mënyrë të vijueshme, janë flakur nga institucionet profesionistë dhe njerëz që i kanë rezistuar korrupsionit dhe presionit. Prandaj, sot, jemi në situatën kur administrata shqiptare është e krimbur. Këta punonjës, të tiplogjisë “së të përjetshmit”, në fakt jo rrallëherë kanë dëshmuar se janë më të përkulshmit ndaj sistemit. Prandaj mbrohen me zell dhe prandaj e vënë veten në pozitë (sh)përdorimi. Në përfundim mund të thuhet pa frikë se Eduart Shalsi ja doli të organizojë një shfaqje të shëmtuar duke denigruar një institucion të pavarur si KLSH-ja. Dhe për këtë u ndihmua edhe nga deputetët e tjerë të Komisionit të Ekonomisë,  që nuk arritën të mbajnë dinjitetin e atij forumi e janë njësoj bashkëfajtorë. Qartazi socialistët dhe pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës, nuk e fshehin më bashkëpunimin për të vënë nën kontroll institucionet që kanë mbetur të pavarura.  Mesa duket marrëveshja e së premtes për sistemin zgjedhor ka  lëshuar “metastaza” edhe më të egra, për të shkallmuar çdo ngrehinë shtetërore që keqbërja dhe korrupsioni të mbeten pa ndëshkim. Në këtë kala të re të së keqes, sipas traditës së legjendave shqiptare, u muros edhe dinjiteti i znj.Dhëmbi.

Video

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën Anton Keçi, 54-vjeç, mjek në sistemin peritenciar dhe vajza e tij Bora Keçi, vetëm 20 vjeç. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës. Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë (CCTV) që tregojnë autorin e dyshuar të të shtënave gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Digjet makina e gazetarit Sami Curri. Ngjarja ndodhi në qytetin e Ri, Bulqizë, rreth orës 02:45 të mëngjesit të ditës së sotme. Makina ishte e parkuar në afërsi të pallatit ku banonte gazetari. Zjarrvënia dyshohet të jetë e qëllimshme për shkak të detyrës. Policia po heton rrethanat e ngjarjes. Gazetari Curri thotë ky veprim bëhet për t’i mbyllur gojën.

Ky është momenti i të shtënave që shkaktuan panik gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump, u larguan me urgjencë nga salla. Sipas një ndihmësi të Shtëpisë së Bardhë, Trump ishte i sigurt dhe jashtë rrezikut. Më vonë, ai njoftoi në Truth Social se personi i armatosur ishte arrestuar.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme