Editorial 25 June 2024, 11:36 Nga VNA

Mjekët e korruptuar apo është sistemi që po na vdes të gjithëve?

Ndaje në Whatsapp
Mjekët e korruptuar apo është sistemi që po na vdes të

Faji është i sistemit. Me këtë justifikim profesionistët e ndryshëm në Shqipëri bëhen pjesë e skemave të përfitimit në funksion të interesave te tyre duke dëmtuar qytetarët. Kjo ka ndodhur dhe me mjekët e Spitalit Onkologjik që në mënyrë çnjerëzore kanë rrezikuar jetën e të sëmurëve me kancer duket i çuar ata në spitalet private e duke i lënë në mëshirë të fatit.

Po, e vërtetë. Është faji i sistemit të korruptuar të shëndetësisë. Me koncencione dhe financime abuzive, me dhënien e prioritetit spitaleve private, që gllabërojnë miliona nga shteti dhe më shumë miliona nga xhepat e shqiptarëve.

Po, e vërtetë, faji është i politikës që në 30 vite nuk ka mundur asnjëherë të ndërtojë një sistem ku qytetari të marrë shërbim për atë që ka nevojë, që lihet dyerve të spitaleve në mëshirën e mjekëve që dhe kur kanë dëshirën për ti ndihmuar nuk kanë mjetet për ta bërë.

Është i të gjithë atyre që bëjnë show me komisonet hetimore në shëndetësi ndërkohë që e vërteta është kaq e prekshme dhe kaq e dhimbshme.

Po e vërtetë. Faji është dhe i medias që sot bërtet për makabritetin që përmban dosja e prokurorisë për mjekët e Spitalit Onkologji. Por hesht kur bëhet fjalë për abuzimet milionëshe të spitaleve private. Në funksion të të cilëve këta mjekë privojnë qytetarët nga shërbimet dhe i çojnë tek gllabëruesit më të mëdhenj të parave tona në shëndetësi. Spitaleve private që sot qëndrojnë në kupolën e vjedhjes që na bëhet dhe për të cilët nuk flet askush. Të atyre spitaleve që paguajnë miliona në media që sot vreri të shkojë tek mjekët dhe jo tek interesat.

Dhe po, është e vërtetë që mes mjekëve që abuzojnë dhe vjedhin, që nuk kanë më asnjë lidhje me profesionin dhe humanizmin ka nga ata që i mbijetojnë llumit duke treguar se vlerat njerëzore janë më të forta se makutëria. Por këta të fundit kanë mbetur shumë pak për ta bërë realitetin dhe mbi të gjitha kujdesin shëndetësor të sigurt për qytetarët.

Ndaj sot është momenti që veç akuzave dhe linçimit ndaj mjekëve të korruptuar të kuptojmë se sistemi po na vdes të gjithëve. Dhe kanë mbetur shumë pak ata që me ndërgjegjen e tyre mund të na shpëtojnë. Nga sistemi sigurisht që jo, por nga sëmundjet ndoshta. Dhe kjo tashmë ëahtë thjesht çështje fati në duart e cilit mjek përfundojmë!

Nga Desada Metaj

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme