Editorial 2 Maj 2024, 19:31 Nga VNA

Kur të lëshon Rama të lëshojnë edhe mediat

Ndaje në Whatsapp
Kur të lëshon Rama të lëshojnë edhe mediat

Ka qenë i padiskutueshëm imuniteti i Erion Veliajt në media. Madje kur një portal (tv thuajse kurrë) publikonte një shkrim kritik ndaj tij, kjo shënohej në historinë e medias si një fitore e gazetarisë shqiptare. Po kaq e vërtetë është që media në tërësinë e saj nuk e ka kursyer ndonjëherë kryeministrin dhe Veliaj ka qenë konsideruar më i mbrojtur edhe se vetë ai. Kjo deri mbrëmë kur në dy tv kombëtare njëkohësisht në oraret më të ndjekura debatet kishin në qendër qëndrimin disa orësh të Veliajt në Spak.

Duhet pranuar se Veliaj gjithashtu është shumë prezent në media, madje dhe në emisionet apo debatet e programeve televizive. Por në të gjitha herët që është folur për punët apo skandalet e bashkisë së Tiranës ai ka qenë prezent në studio. Ose në rastin më të keq dërgonte Arbian Maznikun apo dikë tjetër të besuar. Mbrëmë, avokatët e tij në studiot e Klan dhe Tch ishin analistët dhe Plarent Ndreca, përballë të cilëve kishte për herë të parë politikanë apo analistë që nuk kaluan në sitën e kryetari të bashkisë.

Ka pak rëndësi se kush e fitoi debatin, sepse në pjesën më të madhe të përballjeve të tilla, drejtuesit e emisioneve (apo televizioneve) kujdesen që rrjedha e debatit të shkojë tek detajet e parëndësishme dhe jo tek thelbi. E rëndësishme mbetet se për herë të parë, Veliaj nuk pati kontroll të plotë mbi dy tv kombëtare. Kontroll të cilin e mban fort shefi i tij i madh.

Edi Rama nuk duket të jetë kujdesur që Veliaj të ketë mbrojtjen e tij në tv më të mëdha në vend. Edhe sot në mbrëmje pritet të zbatohet e njëjta skemë. Ku debati do fokusohet tek ngjarjet kryesore të javës ndërsa Veliaj ka qenë kryefjalë e saj. Kjo lëvizje e re e televizioneve kombëtare i shtohet spostimit herë të dukshën e herë të padukshëm që Edi Rama i ka bërë të përkedhelurit të tij gjatë javëve të fundit.

Është e parakohshme të thuash se Rama e ka shitur plotësisht kryetarin e Bashkisë së Tiranës, por historia ka treguar që të gjithë ish bashkëpunëtorët e tij që kanë patur probleme me drejtësinë dhe nuk e kanë respektuar kodin e shefit të madh janë braktisur dhe fundin se kanë patur të mirë. Dhe historia me gjasë po përsëritet. Duke na treguar se shefi dhe origjinaliteti i tij jo vetëm janë më cilësorët, por kanë me shumë mekanizma nën kontroll për të “këputur” kokat e nxehta apo deliret e vartësve.

Lexo gjithashtu

Video

I gjithë ky sukses falë Mirlindës së AKSHI-t që sakrifikoi duke jetuar në shtëpi me qira…

Pamjet e publikuara tregojnë momentet menjëherë pas të shtënave me armë, ku ishte i pranishëm edhe kabineti presidencial amerikan. Në video shihet operacioni i forcave të sigurisë për evakuimin e personaliteteve dhe zyrtarëve të lartë, ndërsa agjentët ndërhynë menjëherë për të neutralizuar situatën dhe për të shmangur rrezikun.

Pas djegies së makinës, gazetari Sami Curri nga Bulqiza thotë se sulmi është për t’i mbyllur gojën.

Një autobus me nxënës shkolle është aksidentuar sot në rrugën që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në anë të saj. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas raportimeve paraprake, rruga e ngushtë ka vështirësuar manovrimin e mjetit, i cili ka dalë jashtë karrexhatës, por është ndalur nga shtylla betoni duke shmangur rrëzimin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet përkatëse, të cilat kanë asistuar në evakuimin e sigurt të pasagjerëve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme