Editorial 28 April 2024, 12:34 Nga VNA

Të vërtetën edhe nëse na dridhet zëri.

Ndaje në Whatsapp
Të vërtetën edhe nëse na dridhet zëri.

Nuk më kujtohet të jenë bërë luftëra për të vërtetën. Për gratë e bukura më vijnë ndërmend disa. Në historinë e gjatë të njerëzimit, e vërteta e ngjarjeve të ndodhura ka qenë monopol i njerëzve të pasur, të fuqishmëve, i të diturve dhe gjithë atyre që janë përpjekur të mësojnë më shumë. Për njerëzit e thjeshtë, e vërteta ka qenë e vështirë për t’u prekur, parë apo dëgjuar.

Por sa të vërteta janë ato që shohim, lexojmë dhe dëgjojmë sot?

Kjo është një përgjigje vështirë për t’u gjetur, sidomos në ditët e zhytura mes kaosit dhe kakofonisë, mes lajmeve të vërteta, ato me gjysëm të vërteta apo të atyre krejt të pavërteta. Ku filtri duhet të bëhesh ti vetë e ndoshta nuk ke as dëshirën, as mundësinë dhe as kohën ta bësh këtë. Thonë që e vërteta vret apo rëndon. Por, për mua e vërteta është si uji. Nuk ka as shije të hidhur, as erë dhe as ngjyrë. E vërteta është e thjeshtë, e pastër dhe ka efektin jetik të ujit. E veç kësaj lan e shpëlan çdo gjë të pisët përqark.

Kjo do jetë dhe e vërteta jonë. E thënë kaq thjeshtë, kaq pastër dhe pa ngjyrime. E shoqëruar me fakte dhe asnjëherë e dalë nga hiçi, inatçore apo armiqësore. Vetëm e vërteta e shoqëruar me fakte është ajo që na mundëson të shohim e gjykojmë realitetin siç është. Pa ngjyra të stisura fasadash apo filtra që i japin shije të gënjeshtërt fakteve. Nuk duhet shumë mund për të faktuar e aq më pak për të verifikuar të vërtetat e të përditshmes sonë. Ky do të jetë misioni ynë. I disa njerëzve që e duan të vërtetën të faktuar, lajmet e verifikuara dhe çdo mendim të thënë troç me emër e mbiemër. Kjo platformë do të jetë dhe dritarja juaj me pamje nga e vërteta. Ku do mund të lexoni ato që shumë i dinë e pak i thonë. Dhe akoma e më pak i shkruajnë.

Askush nuk e ka monopolin e së vërtetës. As ne nuk pretendojmë të jemi pronarë të saj. Por duke na ndjekur e duke u bërë pjesë e kësaj platforme së bashku do mund të arrijmë të themi e  shkruajmë të vërtetat tona  të thjeshta.

Sepse siç thoshte dikush më i mençur se unë mijra vjet më parë: “Mik e kam Platonin por më mik kam të vertetën”.

Lexo gjithashtu

Video

Garda e Republikës, duke kontrolluar me qen antieksploziv pajisjet e Gjykatës së Posaçme.

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme