Editorial 7 June 2024, 15:30 Nga VNA

Pavarësia e Bankës Shqiptare, për çfarë pavarësie flet FMN?

Ndaje në Whatsapp
Pavarësia e Bankës Shqiptare, për çfarë

Po shoh që Fondi Monetar Ndërkombëtar është shprehur së fundi se nuk duhet cënuar pavarësia e Bankës e Shqipërisë. Kjo deklaratë do të dukej rutinë dhe e mirëpritur, po të mos vihej në kontekstin e pyetjes që i është drejtuar lidhur me hetimet për skemën e abuzimit me mikrokreditë. Për këtë FMN ka thënë se nuk komenton, por ka dashur të sqarojë rëndësinë e stabilitetit financiar të vendit. Në dhënien e komenteve nuk ka ‘por’, ose komenton ose jo, dhe Fondi ka komentuar!

Çdokush që do të ishte i paanshëm, minimalisht nuk do të përpiqej t’i jepte mbrojtje masakrës që ka ndodhur me jetën e mijëra qytetarëve. E për të bërë këtë analizë nuk ka nevojë fare të kujtohet sa ishte niveli i kredive me probleme në vitin 2015 dhe si është mbështetur ky plan nga FMN. FMN mjafton të lexojë raportet e ekzaminimit që ka bërë Departamenti i Mbikëqyrjes në BSH (departament për të cilin kam respekt dhe vlerësim), për të kuptuar se çfarë ka ndodhur! Këto raporte kanë nxjerrë në pah 4 vjet më parë se çfarë ka ndodhur dhe se askush nuk ka vepruar. Nëse duhej të vepronte Prokuroria apo Guvernatori i Bankës Qëndrore, këtë le ta zgjidhin hetimet.

Sa për ruajtjen e pavarësisë, FMN e di më mirë se të gjithë ne, që Banka e Shqipërisë drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës dhe jo nga guvernatori. Ndaj që institucioni të funksionojë në mënyrë të pavarur vendimet duhet të merren nga organi më i lartë! Por çfarë ka ndodhur me Këshillin Mbikëqyrës? Informacioni që marrin anëtarët nuk është i plotë, madje kemi raste të largimit të tyre kur kanë kërkuar të dhëna për zhvillimin e procedurave tenderuese dhe operacionale. Disa antarë janë në konflikt të hapur interesi, pasi familjarë të tyre janë të punësuar në Bankën e Shqipërisë, ndërsa disa të tjerë janë antarë bordi në institucione të tjera në konflikt interesi. (Siç është rasti i një antareje që është emëruar së fundi në Këshillin Drejtues të Korporatës së Investimeve).

Stabiliteti financiar i Bankës Qëndrore është i rëndësishëm dhe bazohet te një element kryesor: besimin! E që një institucion të jetë i besueshëm, ai duhet të jetë transparent. Personalisht mendoj se një nga institucionet me nivelin më të ulët të transparencës është Banka e Shqipërisë. Asnjë fjalë nuk u tha se çfarë po ndodhte me institucionet e mikrokreditit, asnjë raport publik, asnjë këshillë për qytetarët, asnjë guidë për kujdes. Të gjitha procedurat e prokurimit janë sekrete, nuk dihet kush i fiton, nëse ka shkelje apo konflikt interesi. Thonë që kontrollohemi vetë, nga auditues të jashtëm dhe KLSH, por dhe raportet e auditimit të KLSH nuk publikohen!

Njëkohësisht jam dhe palë e tretë në një proces gjyqësor me Bankën e Shqipërisë për refuzimin e dhënies së kontratës së punimeve për ish-Hotel Dajtin. Gjykata e Shkallës së Parë është shprehur në favorin e kërkesës sime dhe çështja po shqyrtohet në Gjykatën e Apelit. Emri i kompanisë që ka kryer punimet dhe falsifikimi i saj nga disa pronarë shqiptarë u publikua në një artikull të rrjetit Birn. Që nga ajo ditë, Banka e Shqipërisë më ka shpallur ‘non grata’ dhe nuk ftohem për të ndjekur aktivitetet e saj. Të njëjtën linjë ka diktuar dhe te Shoqata e Bankave, ndërsa telefonatat në redaksitë ku kam punuar nga kabineti i Guvernatorit për të censuruar publikimet kritike dhe për të diktuar linjën e lajmeve kanë qënë të vazhdueshme. Për çfarë pavarësie flet FMN?

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme