Editorial 20 Maj 2024, 19:49 Nga VNA

Lufta brenda llojit/ Deputetët e PS mes politikës dhe krimit. Ç’na tregon përplasaj Ndoka- Rraja

Ndaje në Whatsapp
Lufta brenda llojit/ Deputetët e PS mes politikës dhe krimit.

Operacioni i madh, ndalimet dhe urdhërarrestet ndërkomëbtare për ata që konsiderohen bosët e botës së krimit dhe të “paprekshmit” nga ligji dhe shteti ka dëshmuar qartë se pjesa më e madhe e akteve banditeske janë planifikuar dhe ekzekutuar nga njerëz me pushtet politik.

Në vorbullën e madhe të emrave të përfshirë në vrasje, trafik të lëndëve narkotike dhe krime të tjera spikasin ato të ish deputetëve socialistë. Edhe pse vëmendja e publikut është fokusuar tek “giallo” e ngjashme me filmat me mafiozë, nuk mund të lë pa përmendur dy emra kyç të këtij skandali. Ish deputetët e PS-se Arben Ndoka dhe Rrahman Rraja. I pari dorëzoi mandatin në vitin 2015 pasi u mësua se ishtë dënuar në Itali për trafik të qënieve njerëzore. Rraja dorëzoi mandatin një vit më parë, pas bërjes publike të videos ku dy vëllezërit e tij Xhelal dhe Përparim Rraja dhe i biri Rexhep Rraja rrihnin dy qytetarë në lokal pasi ishin ankuar në polici në lidhje me dëmet që i kishin shkaktuar shpërthimet nga gurorja në pronësi të vëllait të deputetit. Pak vite më parë i biri i tij Rexhepi u përfshi në një tjetër skandal, atë të keqtrajtimit të një vajze pasi ajo kishte depozituar ankesë ndaj tij në polici. Sa më lart është vetëm pjesa e dukshme dhe më e “pafajshme” e dy ish deputetëve të PS. Në dosjen e fundit qartas vëllai i ish deputetit Rraja, në bashkëpunim me Durim Bamin i forti i Niklës, Endrit Doklen dhe Marklen Hakën organizojnë planin për vrasjen e ish deputetit Ndoka. Thënë ndryshe, nuk është thjesht luftë mes banditësh të rëndomtë, por luftë mes bandave të deputetëve socialistë. Edhe pse pak e trajtuar në media dhe opinionin publik, ky duhet të jetë dhe shqetësimi më i madh për shoqërinë tonë. Si ka mundësi që dy ish deputetë të PS gjatë periudhës që kjo e fundit ka drejtuar vendin kanë drejtuar organizata të mirëfillta kriminale? Si është e mundur që të gjithë institucionet e këtij vendi, policia, prokuroria apo shërbimet sekrete nuk kanë mundur të identifikojnë asnjë problem për dy ligjvënës që në kohën që ngrinin kartonin për qytetarët në parlament merrnin vendime për vrasje dhe trafiqe? Përgjigjet sigurisht që s’mund ti gjesh në një vend ku kryeministri pretendon se përgjegjësia është personale. Edhe kur gjithë shteti është në funksion të bandave siç ka ndodhur me Arben Ndokën dhe Rrahman Rrajën prapë përgjegjësia mbetet personale. Por siç thotë Elisa, “ngjarje të tilla ndodhin kudo më botë”. Me shpresën se këtë herë bandat nuk do të kenë në shenjë regjizorin, meqë skenaristët janë ose pas hekurave ose në kërkim.

Video

11 vjeçari ukrainas dëshmon në Parlamentin Europian: Mamaja më vdiq. Unë kam bërë 36 operacione Unë quhem Roman, jam 11 vjeç. Më 13 korrik 2022, unë dhe mamaja ime ishim në një klinikë në Vinnytsia, kur atje ranë tre raketa ruse. Ajo ishte hera e fundit që e pashë». Me këto fjalë tronditëse, Roman Oleksiv, një djalë njëmbëdhjetëvjeçar nga Lviv, dëshmoi para Parlamentit Evropian tmerrin e luftës. I mbijetuar si me mrekulli, ai rrëfeu traumën e përjetuar: «E pashë të shtypur nën rrënoja; shihja vetëm flokët e saj. E preka me dorë dhe nisa të gërmoja. Kam qenë 100 ditë në koma, kam kryer 36 operacione dhe kam kaluar pothuajse tre vite në trajtim». Fjalimi i tij, i thënë me një zë të qetë e të fortë, pavarësisht moshës së vogël, preku thellë të gjithë sallën: njëra nga përkthyeset nuk arriti t’i mbante lotët. Roman e mbylli me një thirrje plot shpresë: «Doja t’ju thosha se së bashku jemi të fortë dhe se nuk duhet të dorëzoheni kurrë. Ndihmoni fëmijët ukrainas». Videoja e dëshmisë u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda edhe nga lideri i Azione-s, Carlo Calenda, i cili në X shkroi: «E dedikuar çdo mbështetësi të padenjë të agresorëve rusë, të paguar dhe jo».

Shtëpia e Bardhë hap dyert për vizitorët

Kosovë/Aksidenti ku humbën jetën dy gra shqiptare Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në aksin Prizren–Suharekë, ku një makinë është përplasur me një kamion. Fatkeqësisht, si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy persona. Viktimat janë Elizabeta Katija, 43 vjeç, një personazh i njohur në fushën e biznesit dhe drejtuese në Dhomën e Biznesit të Diasporës Shqiptare, si dhe Eorda Sinollari, 32 vjeç, konsulente dhe ish-gazetare me kontribute të çmuara ndër vite. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti tragjik. https://www.vna.al/kronika/kosove-aksidenti-ku-humben-jeten-dy-gra-shqiptare-i17840

Mos pini kafe në Elbasan

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme