Editorial 17 Maj 2024, 10:00 Nga VNA

Efekti emocional dhe vëmendja mediatike, të vetmet arritje patriotike të Edi Ramës në Athinë

Ndaje në Whatsapp
Efekti emocional dhe vëmendja mediatike, të vetmet arritje patriotike

Thuajse 1 javë pas takimit të kryeministrit me shqiptarë në Athinë, debatet në atdheun tonë vijojnë në televizionet kombëtare dhe në rrjete sociale. Thënë ndryshe Rama ja arriti qëllimit të tij fillestar dhe të përhershëm. Të marrë vëmendje për kotësitë e fasadës së debatit publik në një vend që nuk e ka një luks të tillë.

Në Shqipërinë ku ministra dhe kryetarë bashkie po hetohen nga Spak për abuzime skandaloze, ku problemet dhe hallet veç shtohen, nëse një vëzhgues i jashtëm sheh dhe dëgjon ku është përqëndruar debati do mendojë thjesht dhe vetëm: “halli më i madh i shqiptarëve qënka mënyra si kryeministri ka organizuar takimin në Athinë”. Më tepër kjo merr vlerë po të ndiqje mbrëmë debatet kryesore politike të javës që trajtonin këtë temë.

Por për çfare vlejti takimi i Ramës në Athinë? A mori drejtim çështja e pensioneve, e votës së emigrantëve apo shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në Greqi. Apo dhe për tema të tjera të ndjeshme që shqetësojnë emigrantët tanë në shtetin fqinj? Përgjigja është thjesht “aspak”. E megjithatë takimi i Ramës vijon e diskutohet në banaqet politike mediatike edhe për detajet me banale, numrin e pjesmarrësve apo analiza e detajuar e fjalimit të gjatë të Ramës. A thua këto janë hallet tona që na vështirësojnë jetën çdo ditë.

Nuk duhet shumë për të kuptuar se elementi i vetëm i ri i Athinës së Ramës ketë herë ishte stadiumi dhe numri i pjesmarrësve. Që krahasuar me numrin e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Greqi nuk ka asgjë për t’u habitur apo entuziazmuar me “mishin me kokrra” siç thone deputetet e PS. Jo më larg se vjet në mars të vitit 2023 Edi Rama ka qenë në Athinë për të çelur ekspozitën e tij ku e kanë nderuar dhe krerët më të lartë të shtetit grek. Por një vit më parë shqetësim i tij kanë qenë mënyra si janë ekspozuar pikturat e tij dhe aspak ekspozimi i problemeve të shqiptarëve në Greqi. Të gjjthë e dimë që pas 1 viti asgjë e qënësishme s’ka ndryshuar në jetën e shqiptarëve në Greqi. Përveç marrdhënies së ndryshuar me tensione mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke. Shkaqet dihen qartë dhe kryeson ai i arrestimit së Fredi Belerit. Kjo ka sjellë dhe ndryshimin e kursit të qëndrimit të Edi Ramës ndaj Greqisë duke zëvendësuar shfaqjen e pikturave me shfaqjen e emocioneve të shqiptarëve të Greqisë.

Dhe për sa kohë e gjithë kjo lojë me emocionet patriotike të emigrantëve tanë në Greqi vijon e luhet në skenën e debatit publik dhe politik të ditës Edi Rama ja ka dalë të duket si patriot i madh dhe burrë shteti që ngre peshë zemrat e emigrantëve. Madje ja ka dalë dhe të zotërojë skenën politike të ditës ku emocioni i vetëm mbetet përgjegjësia për katandisjen e shqiptarëve por ku flitet e debatohet për flamujt e patriotizmit kallp.

Lexo gjithashtu

Video

Pas djegies së makinës, gazetari Sami Curri nga Bulqiza thotë se sulmi është për t’i mbyllur gojën.

Një autobus me nxënës shkolle është aksidentuar sot në rrugën që të çon drejt Manastirit të Zvërnecit, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në anë të saj. Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Sipas raportimeve paraprake, rruga e ngushtë ka vështirësuar manovrimin e mjetit, i cili ka dalë jashtë karrexhatës, por është ndalur nga shtylla betoni duke shmangur rrëzimin. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet përkatëse, të cilat kanë asistuar në evakuimin e sigurt të pasagjerëve.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën Anton Keçi, 54-vjeç, mjek në sistemin peritenciar dhe vajza e tij Bora Keçi, vetëm 20 vjeç. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës. Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre. Ndërkohë, gjatë një patrullimi në zonë, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe trupat e pajetë të viktimave. Vështirësia për gjetjen e tyre ishte e madhe, pasi kanali ishte thuajse i padukshëm.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka publikuar pamje nga kamerat e sigurisë (CCTV) që tregojnë autorin e dyshuar të të shtënave gjatë darkës së Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme