Editorial 30 May 2024, 09:24 Nga VNA

Loja me porta të vogla për reformën në drejtësi

Ndaje në Whatsapp
Loja me porta të vogla për reformën në drejtësi

Që në muajin janar, një pjesë e medias raportoi lidhur me inisiativën e grupit parlamentar të PS për ngritjen e një komisioni që do rishikonte reformën në drejtësi. Vetë socialistët duke përdorur Spiropain nxituan ti mohonin këto zëra edhe pse çka ndodhi më pas rezultoi e vërtetë.

Pak ditë më parë Edi Rama foli publikisht për një qasje të re për luftën kundër korrupsionit. Ai kërkoi përmirësime në ligjet e reformës dhe jo krejt rastësisht, ambasada amerikane me anë të një reagimi e mbështeti qasjen e kryeministrit. Se çfarë do të thotë kjo në realitet mbetet për t’u parë. E sigurt është që inisiatorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të reformës dhe Spak nuk kanë ndërmend të bëjnë hapa pas në luftën kundër korrupsionit. Kjo, ndoshta nuk përjashton dhe përmirësimin e saj. Për të cilën inisiativa e Ramës sa kohë nuk ka asgjë konkrete nuk mund të paragjykohet prej tyre. Të paktën në mënyrë diplomatike apo publike qoftë. Për këtë arsye Rama vijoi projektin e tij me Fatmir Xhafën, si të rilindurin e radhës që merr flamurin e luftës kundër korrupsionit dhe të reformës në drejtësi. Por për ta realizuar këtë Edi Ramës i duhen më shumë se votat që ka në dispozicion PS. Dhe lypja e parë i shkoi grupit të Gazment Bardhit. Që nuk nxitoi ta hidhte poshtë ofertën edhe pse deklaroi abstenimin për rezoluteën për të njëjtën çështje. Por pavarësisht fijeve apo takimeve me palën e interesuar, grupi i Bardhit nuk ka mundur të marrë miratimin e Sali Berishës për këtë marrveshje të re me Edi Ramën. Ndërsa rikthimi i parlamentit në normalitet bashkë me amnistinë u paketuan si fitoret e Gazit, përfshirja në një komision me Fatmir Xhafën duket të jetë e papranueshme për Rithemelimin. Në mbledhjen e një dite më parë të grupit parlamentar, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi apo Lefter Gështenja nuk e kanë fshehur përpjekjen dhe nxitjen për të marrë pjesë në këtë komision. Dhe jo rastësisht, në të njëjtën kohë që zhvillohej mbledhja, Flamur Noka doli live në një intervistë televizive duke përjashtuar çdo mundësi për votimin pro apo pjesmarrjen e Rithemelimit në këtë komision.

Ky akt i zbehu shpresat e grupit te Bardhit për të qenë dhe njëherë protagonstë të marrveshjeve me mazhorancën. Këtë herë qartas Sali Berisha ka vendosur ta luajë vetë lojën, marrveshjen apo aleancën fluide (siç i pëlqen ta quajë) me Edi Ramën. Se sa serioz është dhe do të jetë Rama për këtë inisiativë, kjo pritet të shihet gjatë muajve në vazhdim. Fakt është që draftet për ndryshimet e mundshme të reformës kanë nisur të qarkullojnë edhe në seli të ndryshme diplomatike. Dhe nëse votat e Ramës nuk mjaftojnë, parlamenti shqiptar është i aftë që në çdo legjislaturë të prodhojë “Rudina Hajdari” të gatshme për të bashkuar votat me qeverinë… në emër të opozitës që se përfaqësuan kurrë.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme