Editorial 6 September 2024, 12:38 Nga VNA

Ervin Hoxha me gjuhën e Elisa Spiropalit: Si ja doli ministri i ri që në fjalimin e parë të jetë një “kopjac” i propagandës qeveritare?

Ndaje në Whatsapp
Ervin Hoxha me gjuhën e Elisa Spiropalit: Si ja doli ministri i ri që

Kur Edi Rama prezantoi ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, shumëkush u përpoq të kërkonte informacion mbi emrat e rinj, për të kuptuar kush ishin dhe çfarë përfaqësonin. Kjo ndodhi edhe me ministrin e ri të Brendshëm, një pozicion me rëndësi të jashtëzakonshme në qeveri. Emri i Ervin Hoxhës, një figurë e re me një portret të thjeshtë dhe dukshëm një individ me uniformë dhe ambicie për karrierë, ngjalli interes. Por duket se karriera e tij nuk mund të shkëlqejë nëse ai nuk është pjesë integrale e ambicieve të qeverisë, ku propaganda zë një vend të rëndësishëm. Disa javë pas emërimit të tij, Ervin Hoxha, që deri atëherë nuk kishte bërë asnjë dalje publike, foli për herë të parë si ministër fuqiplotë, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha në radhët e policisë.

Që këto ndryshime nuk janë as dëshirë e ministrit të ri, dhe as produkt i vullnetit të tij, është lehtë për t'u kuptuar. Mjafton të lexosh me kujdes fjalimin e tij për të vënë re ndikimin e propagandës qeveritare, që duket se ka zëvendësuar aftësitë profesionale të dikujt që dikur mbante një uniformë policie. Në fjalën e tij, Hoxha deklaroi: “Nuk do ta fillojnë rrugën e tyre nga gremina e vitit 2013, por nga një lartësi e arritur me mundin e një dekade”, dhe “në vijën e parë, për të mbështetur ngjitjen e mëtejshme të trupës së policisë drejt majës së Shqipërisë 2030.” Si mundet një ministër “teknik” në herën e parë që i drejtohet vartësve gjysmën e fjalimit ta ketë me mllefe të qeverisë së PD - “Ishte koha kur rënia në krye të detyrës e drejtuesve dhe punonjësve të Policisë bënte pjesë në të përditshmen tonë dhe kur mesatarja e vrasjeve në Shqipëri, gjatë një viti, ishte mbi 100 persona, ose një i vrarë në tre ditë”

Nuk pritet që ministri të shkruajë vetë fjalimin e tij, por të paktën mund ta lexonte me kujdes dhe të evitonte shprehjet tipike të çdo servili të Edi Ramës dhe propagandës së tij. Së paku me aq shkollim duhet të rezervohet kur anatemon qeverinë paraardhëse, ndërsa përfaqëson një qeveri që ka gati 12 vite në pushtet. Ministri i Brendshëm nuk mund t'u drejtohet drejtuesve të policisë me gjuhën e Elisa Spiropalit, pa prezantuar një strategji konkrete për reformimin e policisë dhe duke bërë avokatinë e suksesit të qeverisë Rama. Sa për këto "suksese" të qeverisë në fushën e rendit, mjafton një kërkim i thjeshtë në internet me fjalët “qeveri, lidhje me krimin, polici” dhe rezultatet që do të dalin janë shumë më të sakta se fjalimi i dobët dhe propagandistik i ministrit të Brendshëm.

Nga Desada Metaj

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme