Editorial 30 August 2024, 21:48 Nga VNA

Komisioni Xhafaj/ Si bashkëpunimi Rama-Berisha pritet të bëjë “kurban” SPAK-un

Ndaje në Whatsapp
Komisioni Xhafaj/ Si bashkëpunimi Rama-Berisha pritet të

Nga Desada Metaj

Sali Berisha dhe Edi Rama duket se kanë gati projektin e ardhshëm të bashkëpunimit që pritet të nisë në shtator. Pas amnistisë penale dhe kodit zgjedhor këtë herë lajmin e ka dhënë sot kryetari i PD që ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Ky i fundit gjatë muajit gusht “punoi” fort për të shtruar rrugën e ndryshimeve që lidhen me reformën në drejtësi.

Por nëse Fatmir Xhafaj u përpoq ta fshehë këtë fakt me “përmirësimet” në ligjet që rregullojnë mënyrën e funksionimit të reformës (lexo SPAK), Sali Berisha sot është treguar më i sinqertë kur deklaroi se “ Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre”. Një komision i tillë i paralajmëruar nga Berisha nëse do të funksiononte pa PS-në do të ishte thjesht një nga departamentet e partisë së tij.

Këto ndryshime të paralajmëruara nga vetëm pak media për muaj me radhë dhe të mohuara rregullisht nga mazhoranca për t’u miratuar kanë nevojë për 84 vota në kuvend. Çka duket se mazhoranca i ka siguruar gjatë gushtit, ku lëvizjet nën rrogoz të komisionit Xhafaj, tashmë kanë dhe bekimin e Sali Berishës.

Komisioni i paralajmëruar Xhafaj- Berisha që me gjasë është përpjekja e radhës për të vënë nën kontroll SPAK-un do të jetë dhe epilogu i këtij sesioni parlamentar. Prokuroria e Posaçme ka qenë muajt e fundit një kokëçarje e madhe për mazhorancën. Ish ministra dhe ish zvkryeministri janë në qeli ose në kërkim ndërkombëtar. Ndërsa e njëjta Prokurori ka lëshuar urdhërin për arrest shtëpiak për Sali Berishën dhe dhëndërrin e tij. Qartas PS dhe PD e shohin “armikun” e përbashkët tek SPAK dhe siç historia ka treguar, Rama dhe Berisha dinë jo vetëm të akuzojnë dhe shajnë njëri tjetrin por dhe të bashkëpunojnë kur gjenden përballë të njëjtit rrezik.

Komisioni Xhafaj- Berisha ndoshta do të jetë dhe lakmusi i radhës për të parë se si ndërkombëtarët, mbështetës pa kushte deri më sot të reformës në drejtësi do të sillen para dinamikës së që do të prodhojë kjo marrëveshje. Megjithë problemet,vonesat dhe paqartësitë një pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë kanë dhënë rezultatet e para. Padyshim që SPAK është i pari në këtë listë pasi sipas të gjithë sondazheve ka dhe mbështetjen më të madhe te publikut. Por njëkohësisht dhe rrezikun më të madh se mund të jetë “kurban” i radhës së politikës. Këtë herë jo si titull libri, por si pjesë e marrëveshjeve të kryeministrit dhe ish kryeministrit.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme