Editorial 19 August 2024, 20:30 Nga VNA

Skandali i mbetjeve të rrezikshme vijon të thellohet. Çfarë fshehin autoritetet shqiptare dhe kompania “Sokolaj shpk”

Ndaje në Whatsapp
Skandali i mbetjeve të rrezikshme vijon të thellohet.

Nga Desada Metaj

Heshtja e autoriteteve përgjegjëse shqiptare për ngarkesën 800 ton mbetje të rrezikshme shton dhe më tepër dyshimet se anijet e kompanisë Maersk të nisura nga Durrësi fshehin të vërteta të hidhura.

Le të mundohemi të hedhim pak dritë mbi atë që ka ndodhur që prej fillimit të korrikut me dy anijet që enden në ujëra ndërkombëtarë pasi asnjë nga vendet “pritëse” nuk i lejon te ankorohen. Këtu duket se qëndron dhe kleçka që ka nisur nga institucionet përgjegjëse të shtetit shqiptar.

Konkretisht kompania “Sokolaj shpk” e liçencuar për transportin e lëndëve të rrezikshme ështe ajo që ka marrë përsipër ti ngarkohë kontenierët në anijet e Maersk. Zyrtarisht origjina e mbetjeve toksike është ende e pakonfirmuar edhe pse një zëdhënës i Ministrisë së Mjedisit ka deklaruar se “Mbetjet dyshohet se vijne nga kompani nderkombëtare që operojnë pranë nje kompleksi metalurgjik ne Elbasan”. Por si janë paketuar dhe janë transportuar nga Elbasani në Portin e Durrësit këto mbetje? Cila kompani dhe cili landfill ka qenë vendi pritës për tonelata mbetje të rrezikshme ndërkohë që askush dhe askund nuk gjenden zyrtarisht gjurmë?

Enigma për këtë hallkë të rrugëtimit të mbetjeve të rrezikshme vijon me një tjetër të panjohur. Pasi janë ngarkuar në dy anijet e kompanisë Maersk, për transportin e mbetjeve të rrezikshme ligji ndërkombëtar parashikon që para nisjes të merret miratimi i vendit pritës. Që në këtë rast ështe Tajlanda. Por autoritetet tanlandeze kanë konfirmuar për Bloomberg se nuk kanë miratuar dhe as kanë marrë kërkesë nga Shqipëria për të sjellë mbetje të rrezikshme. Madje autoritetet e atjeshme u vunë në lëvizje pas alarmit që dha Basel Action Network (BAN) një organizatë eksperte e besuar, avokate dhe partnere globale për drejtësinë mjedisore.

Pra ngarkesa me mbetje të rrezikshme është nisur nga porti I Durrësit ndërkohë që kompania e transportit “Sokolaj shpk” e pajisur me licencë për këtë lloj transporti duhet që të marrë miratimin e posacëm për çdo lëvizje përfshirë dhe pikën e kontaktit të BAN në Ministrinë e Mjedisit. Kjo nuk ka ndodhur, madje mbetet e paqartë se si ka kaluar ngarkesa në doganën e Portit të Durrësit pa kontrollin përkatës. Por nisja e hetimeve nga prokuroria me referim nga doganat shpjegon se kjo ngarkesë nuk është dhe aq e panjohur nga autoritetet doganore.

VNA disponon të plotë dokumentacionin e kompanisë “Sokolaj shpk” që nga leja për transport në vitin 2011 e deri tek leja e posaçme me firmën e Mirela Kumbaros për transportin e lëndëve të rrezikshme. Ministria e Mjedisit, autoriteti lincencues dhe automatikisht kontrollues për ushtrimin e aktivitetit të licences së dhënë vazhdon të mos japë asnjë sqarim për publikun shqiptar lidhur me shqetësimin legjitim. Si janë transportuar mbetjet e rrezikshme nga Elbasani në Durrës? Në ç’kushte janë ruajtur ato? Si ka mundësi që niset një ngarkesë 800 ton mbetje pa marrë sipas ligjit miratimin e palës pritëse? A është kjo hera e parë apo kjo procedurë është ndjekur prej vitesh?

Këto dhe të tjera në vijim janë pyetje thelbësore për të zbardhur këtë skandal që nëse rezulton plotësisht i vërtetë është padyshim një rrezik i madh për jetën e qytetarëve. Ndoshta autoritetet përgjegjëse po bëhen gati të përgjigjen në Prokurorinë e Durrësit për këtë çështje. Që normalisht pas kaq ditësh ka detyrën të informojë publikun mbi ecurinë e një hetimi që ka marrë vëmendjen e Bloomberg dhe jo të medias tradicionale shqiptare.

Video

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme