Editorial 4 September 2024, 19:39 Nga VNA

Humbësit e Bashës dhe besnikët e Berishës/ ja kush do të drejtojë demokratët në qarqe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare

Ndaje në Whatsapp
Humbësit e Bashës dhe besnikët e Berishës/ ja kush do

Nga Desada Metaj

Kryetari i PD, Sali Berisha, nga shtëpia, në një lidhje me zë dhe figurë me selinë blu ka shpërndarë mesazhet për kupolën drejtuese të demokratëve lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Mesazhi qendror i tij ishte qeveria teknike, të cilën e konsideron si mundësinë e vetme për të mundur Edi Ramën në zgjedhjet e ardhshme. Edhe pse kryeministri nuk duket se ka ndërmend t'ia plotësojë këtë kërkesë, Sali Berisha këmbëngul, duke argumentuar se pa një qeveri teknike, demokratët e kanë të pamundur të fitojnë zgjedhjet.

Me më pak optimizëm se zakonisht dhe plot shumë ankesa, Berisha e mban shpresën për fitoren tek bashkimi i demokratëve dhe frymëzimi i qytetarëve nga opozita. Megjithatë, duket pak e vështirë të ndodhë ky bashkim pas 3 vitesh përçarje dhe beteja të brendshme në PD. Dhe sa i përket frymëzimit, portretet e pjesëmarrësve në sallë, që e dëgjonin në heshtje liderin demokrat, ishin tregues i qartë se shpresa ka mbet vetëm si emër rrugicën ku mblidhen çdo natë për të kërkuar lirimin e Sali Berishës.

Një situatë e ngjashme reflektohet edhe në listën e drejtuesve politikë për zgjedhjet e ardhshme, e cila është gati e njëjtë me atë me të cilën Lulzim Basha u paraqit në zgjedhjet e vitit 2021. Kjo të bën të kuptosh se kush e ka drejtuar realisht PD-në edhe gjatë kohës kur Sali Berisha ishte zyrtarisht i dorëhequr si kryetar.

Në përbërjen e drejtuesve politikë vazhdojnë të qarkullojnë emrat e atyre që nuk sollën kurrë fitore për demokratët. Ashtu si ish-kryetari që u shndërrua në legjendë për humbjet e njëpasnjëshme, edhe ish bashkëpunëtorët e tij nuk mbeten më pas. Pakkush arrin të kuptojë se si mund t'i drejtojnë demokratët drejt fitores figura si Belind Këlliçi (humbës), Agron Gjekmarkaj (humbës në 2021 në Lezhë), Enno Bozdo (humbës kronik), Oerd Bylykbashi (humbës). Pa folur pastaj për Tritan Shehun që do të drejtojë qarkun e Gjirokastrës. Qartazi, Sali Berisha ka caktuar drejtuesit e tij më besnikë pas shpalljes “non grata,” pa harruar dhe ndonjë copë për ata që iu bashkuan rishtas dhe kërkojnë pjesën e tyre në PD, pasi u larguan nga Basha.

Është e vështirë të mendosh që një "copë" PD e mbushur me humbësit e Bashës dhe besnikët e Berishës të mund të frymëzojë demokratët apo qytetarët e paangazhuar politikisht. Gjatë mbledhjes, mund të ndjeje keqardhje për ndonjë personazh si Jorida Tabaku apo Tomorr Alizoti, që ishin rreshtuar për të dëgjuar Berishën me shpresën se mund të jenë në ndonjë listë.

Pjesa tjetër është dëshpëruese për një vend të keqqeverisur, i cili për fat të keq nuk ka asnjë alternativë opozitare të fortë. Ta pohosh këtë nuk është të bësh "opozitë opozitës," por të thuash të vërtetën që duhet dëgjuar me zë të lartë. Përndryshe, gënjimi i vetes është po aq i thjeshtë sa gjetja e justifikimeve për humbjen e zgjedhjeve të ardhshme. Për t’i fituar ato, duhet fillimisht të thuhen dhe të pranohen të vërtetat.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme