Editorial 3 September 2024, 16:18 Nga VNA

Zgjedhjet e 2025-ës/ Beteja e radhës mes dy gjeneralëve të vjetër dhe ushtarëve të ricikluar

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 2025-ës/ Beteja e radhës mes dy gjeneralëve të

Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD) po përgatiten për përballjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe pritet që deri në fundjavë të përcaktohen drejtuesit politikë të qarqeve. Tirana, natyrisht, mbetet qarku më i rëndësishëm dhe njëkohësisht më i paqarti deri më sot. Dy kandidatët e vitit të kaluar nuk pritet të jenë në listën e drejtuesve pasi ai i opozitës, Belind Këlliçi, pësoi një humbje të thellë një vit më parë, ndërsa Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për përfshirje në afera korruptive si dhe për pasurinë e tij dhe të familjes. Si qarku më i madh Tirana pritet dhe të “copëzohet” për t’ju dhënë nën drejtim disa drejtuesve të PS apo PD.

Ndërsa drejtuesit e Tiranës pritet të jenë ose surprizë ose një shpërndarje mes shume emrash, qarqet e tjera po marrin formë më të qartë. Burime për VNA bëjnë me dije se në Shkodër, për PS do të jetë Taulant Balla, ndërsa për PD pritet të jetë Luciano Boçi. Edhe pse të dy nuk kanë lidhje origjine me Shkodrën, përballja në këtë qark pritet të jetë interesante, pasi kryeqendra e veriut ishte një trofe për socialistët në zgjedhjet e kaluara vendore. Me gjasë Edi Rama ka zgjedhur një figurë politike të fortë mes socialistëve për të zbehur apo larguar ndikimin e Tom Doshit tashmë që PS duket e instaluar fort në kryeqendrën e veriut. Nuk është habi që me ambiciet e tij Rama të zgjedhë të kandidojë në Shkodër për ti dhënë më shumë potencial dhe ndikim PS në zgjedhjet e ardhshme.

Në Dibër VNA mëson se mund të jetë Xhelal Mziu përballë Blendi Gonxhes. Në Durrës, me shumë gjasë, Sali Berisha do të caktojë Oerd Bylykbashin, një besnik të tij në ditët e vështira, por që nuk ka arritur asnjëherë ndonjë rezultat të mirë për demokratët. Përballë tij pritet të jetë kryetarja aktuale e Bashkisë, Emiriana Sako, një personazh pa ngjyrime politike, por me mbështetje të dukshme dhe të padukshme në këtë qark.

Në Elbasan, pritet të përballen Ogerta Manastirliu dhe Ervin Salianji. Ky i fundit njihet për aftësitë e tij elektorale, sidomos gjatë fushatave, ndonëse Elbasani mbetet një "kafshatë" e vështirë për shkak se PS ka rezultuar fituese e thellë në zgjedhjet e fundit.

Në Lezhë, Sali Berishës i duhet të zgjedhë mes Gjin Gjonit, i cili u zgjodh kryetar dege, dhe Agron Gjekmarkajt. Ky i fundit, edhe pse regjistroi një humbje rekord në këtë qark në vitin 2021, vështirë se mund të jetë i përzgjedhur për të drejtuar një qark ku PD ende ka shanse të rikuperojë.

Fieri do të jetë një nga fushëbetejat më të forta dhe interesante politike për zgjedhjet e ardhshme. Garën e deklaroi të hapur ditë më parë zonja Balluku që me tortën "Belinda" nuk i fshehu ambiciet për të marrë pjesën më të madhe. Ndërsa përballë numri dy i qeverisë do të ketë ish-numrin dy të Lulzim Bashës, aktualisht numrin tre të Sali Berishës. Gazment Bardhit pritet t’i ngarkohet detyra e drejtimit të qarkut të Fierit, historikisht një nga më të vështirët për PD-në. Sali Berisha ka gjetur kështu mënyrën për t’i dhënë Bardhit mandatin e deputetit pas bashkimit në diversitet që ai bëri me Berishën. Por kryetari i PD ka ditur gjithmonë ti trajtojë pa shumë respekt të rikthyerit pranë tij. Kjo bëhet më e qartë kur sheh se në Gjirokastër Berisha pritet të caktojë drejtues Tritan Shehun, njeriun që solli veç një deputet në vitin 2021. Por që ishte dhe mbeti nga më “besnikët” në këto 3 vjet. Sa më lart VNA e mësoi nga burime brenda dy partive, por në minutat e fundit mund të priten dhe ndryshime.

Gjithçka pritet të vendoset zyrtarisht deri në fundjavë, kur drejtuesit do të marrin frenat e drejtimit të qarqeve në një garë aspak të ngjashme me atë zgjedhjeve të kaluara. Ku beteja ishte e fortë dhe serioze. Përballë këtë herë do të jetë një PS e instaluar në pushtet për gati 12 vjet dhe një PD e përçarë, që për katër vite me radhë ka luftuar mes vetes për tu shndërruar në copëza pa alternativë fituese. Ndërsa PS sjell me pak ndryshime emrat që i sollën fitoren në zgjedhjet e kaluara, PD riciklon për të disatën herë figura që përveç mandatit të tyre si deputetë liste nuk sollën kurrë fitore.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme