Editorial 21 September 2024, 20:03 Nga VNA

"Shteti i Baba Mondit – dhe rreziku që të duket më serioz se shteti i Edi Ramës"

Ndaje në Whatsapp
"Shteti i Baba Mondit – dhe rreziku që të duket më

Nga Desada Metaj

Një intervistë e Edi Ramës në median ndërkombëtare dhe një ide e vagullt për një "shtet brenda shtetit" kanë mjaftuar që narrativa e politikës së ditës të kthehet te "Vatikani" i Shqipërisë. Disa të zellshëm kanë parë aty teori konspirative, ndërsa mendjet më të ftohta e kanë tallur këtë ide, që duket më shumë si reklamë për promovimin e turizmit shqiptar. Dhe nuk është ide e keqe, po të mendosh se në mes të Europës mund të gjesh një vend të rrethuar e të mbrojtur, me një tabelë ku shkruhet "shteti sovran i bektashinjve të gjithë botës." Tirana nuk ofron asgjë për vizitorët e Shqipërisë. Një qytet pa muze, pa jetë kulturore, pa parqe, i ngarkuar me kulla dhe beton, ka nevojë për pak "ngjyra". E sigurisht që Edi Rama nuk mund të mjaftohet vetëm me ngjyrosjen e fasadave. Tashmë si kryeministër, ai mund të krijojë një shtet në "5D" dhe ta ngjyrosë me të gjelbrën e Baba Mondit.

"Kjo nuk është një çështje pronësie, por një çështje shpirtërore," deklaroi kryeministri në intervistën për *NYT*, edhe pse shpirtërorja e tij dhe e Baba Mondit, që projektohet si sovrani i mini-shtetit, janë të dyshimta, në mos të pakuptimta për shqiptarët që i njohin.

Aq sa shpirtërorja e Baba Mondit parashikon që shteti i konsideruar "islamik" do të ketë edhe alkool në përdorim. "Shteti i tij mysliman që shpresoj ta ndërtojë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, do të jetë një enklavë sovrane e stilit të Vatikanit, që do të kontrollojë territorin, do të lejojë alkoolin, gratë të vishen si të duan dhe të mos vendosë rregulla të stilit të jetesës," - tha Baba Mondi për *NYT*, duke përmendur edhe sipërfaqen prej 27 hektarësh që ka në dispozicion për këtë dëshirë të tij. Mjaftueshëm për të ndërtuar blloqe pallatesh dhe për të krijuar komoditetin e negociuar për një shtet që do të përfshihet në paketat turistike si joshje ekzotike islamike për europianët që vijnë vetëm njëherë në Shqipëri.

Nëse kjo ide dhe dëshirë e Edi Ramës realizohet apo jo, mbetet për t'u parë në ditët dhe muajt në vazhdim. Fakt është që, për të ftuar sa më shumë turistë - si segmenti i vetëm i ekonomisë që funksionon - kryeministri është gati të ndërtojë jo vetëm shtetin e bektashinjve, por edhe të shpikë kala për Skënderbeun apo malin e Zeusit. Vetëm se do të ishte më e udhës që Baba Mondin ta linte të drejtonte teqenë e tij dhe të mos e përzinte me punë shtetërore. Sepse, ku i dihet, ndoshta shteti i Baba Mondit sfidon atë që ka ndërtuar Rama. Dhe, me gjasë, kreu i bektashinjve do të duket më serioz si shtetar sesa katoliku i pagëzuar Edi Rama.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme