Editorial 18 September 2024, 15:25 Nga VNA

Sali Berisha sulmon gazetarët/ Çfarë e shqetëson ish-kryeministrin

Ndaje në Whatsapp
Sali Berisha sulmon gazetarët/ Çfarë e shqetëson

Sali Berisha duket i shqetësuar nga publikimi i dosjes prej 500 faqesh të SPAK mbi aferën korruptive të klubit sportiv Partizani. Nëse akuzat dhe fyerjet e tij ndaj Prokurorisë së Posaçme janë bërë tashmë të zakonshme, sot shigjetat e Berishës ishin drejtuar edhe ndaj gazetarëve që kanë publikuar detaje nga dosja.

"Ju mund t’i shkruani zyrës së shtypit të PD-së, ose mua personalisht me WhatsApp, dhe unë jam i gatshëm t'ju përgjigjem për gjithçka," tha Berisha duke iu drejtuar gazetarëve, ndërkohë që i kërcënoi ata që publikojnë dosjen se, nëse e bëjnë këtë pa marrë variantin e tij për ngjarjen, do t’i trajtojë si "anëtarë të bandës kriminale, SKAPI i partisë."

Me pak fjalë, kush guxon të publikojë variantin e prokurorëve pa atë të Berishës, do të varet në shtyllën e turpit që ish-kryeministri e ka gati për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ai.

Si gazetare, më duhet t'i them zotit Berisha se publikimi i dosjes së SPAK për çështjen në ngarkim të tij dhe dhëndrit të tij ka interes të lartë publik, sepse bëhet fjalë për një politikan që për më shumë se 30 vjet ka drejtuar qeverinë dhe opozitën në këtë vend. Sikundër Berisha dhe dhëndri i tij kanë hapësirë të përditshme në media për të paraqitur versionin e tyre të ngjarjes, edhe media ka të drejtën të publikojë detajet nga dosja.

Të dy palët, si SPAK me dosjen që tashmë nuk është më sekret, ashtu dhe Sali Berisha me variantin e tij, kanë mjaftueshëm hapësirë në media për të shprehur pozicionet e tyre. Shqiptarët në këtë rast janë të lirë të mendojnë dhe të gjykojnë për vërtetësinë e fakteve të dosjes ose për variantin e familjes Berisha. Gazetarët janë po ashtu të lirë të shkruajnë dhe publikojnë mendimet e tyre, si dhe dosjen e SPAK për familjen Berisha.

Këto kërcënime të një ish-kryeministri se do të trajtojë gazetarët me nofka banale, siç bën me prokurorët, nuk i shkojnë për shtat as moshës dhe as karrierës politike të zotit Berisha. "Media kazan" e Ramës dhe "shërbëtorë të SPAK" të Berishës janë sulme të pavenda ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga të sipërpërmendurit.

Media dhe gazetarët mund të publikojnë dosjen bashkë me opinionin e tyre, edhe pa telefonuar Sali Berishën apo Zyrën e Shtypit në PD për të marrë mendimin e tyre. E gjithë familja Berisha, bashkë me zëdhënësit përkatës, ka pasur dhe ka në dispozicion televizionet, emisionet, analistët dhe opinionistët që prej momentit të publikimit të dosjes.

Le ta shfrytezojne në maksimun këtë hapësirë për të paraqitur variantin e tyre të fakteve. Madje dhe për të bërë politikë. Por që media t’i lejojë hapesirë një ish kryeministri dhe famijes së tij të denigrojë dhe kërcënojë gazetarë kjo është e tepruar dhe e shëmtuar.

Kërcënimet e Sali Berishës nuk janë surprizë për ata që njohin stilin e tij të politikës. Fyerjet dhe sulmet personale janë mënyra e tij për të luftuar kundër kujtdo që nuk mendon si ai. Pas SPAK-ut, kryetari aktual i opozitës tashmë ka hapur një front të ri beteje: atë me gazetarët që "guxojnë" të publikojnë fakte nga dosja e ish-klubit Partizani, pa lejen e tij.

Është e vërtetë se Berisha ka një repertor fyerjesh më të mprehta se ato që përdor Rama si zhargon ndaj gazetarëve kritikë me qeverinë. Por, e përbashkëta e madhe mes tyre është se, kur janë në vështirësi, sulmojnë median dhe gazetarët. Dhe kjo nuk është më surprizë. Ashtu siç nuk është më surprizë as fakti që këto beteja të stisura me median apo gazetarët nuk i kanë ndihmuar të zgjidhin problemet me drejtësinë. Kjo do të ndodhë dhe këtë herë…

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme