Editorial 16 September 2024, 20:47 Nga VNA

Riorganizimi i Institucioneve Antikorrupsion: Plani i Fatmir Xhafajt për KLSH dhe ILDKPKI

Ndaje në Whatsapp
Riorganizimi i Institucioneve Antikorrupsion: Plani i Fatmir Xhafajt për

Nga Desada Metaj

Komisioni i posaçëm, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj me mision antikorrupsionin, por me qëllime ende të panjohura publikisht, duket se synon të ndërhyjë më thellë në institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK-un. Sipas burimeve të besueshme të VNA, një nga objektivat e këtij komisioni është Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Qëllimi i zotit Xhafaj dhe një grupi të vogël ekspertësh është shkrirja dhe modifikimi i kompetencave të këtij institucioni.

Aktualisht, KLSH mbetet një nga institucionet më aktive në luftën kundër korrupsionit qeveritar. Kjo u pa qartë së fundmi në sulmet e deputetëve të mazhorancës ndaj kreut të këtij institucioni gjatë raportit vjetor në parlament. KLSH gjithashtu ka përgatitur raporte të besueshme për korrupsionin në institucionet shtetërore, përfshirë dhe skandalin e inceneratorëve. Ky institucion konsiderohet shqetësim për qeverinë, dhe për këtë arsye Xhafaj ka propozuar ngritjen e Gjykatës së Llogarive – një ide e diskutuar shpesh gjatë dekadës së fundit, si nga Berisha në 2013 ashtu edhe nga Basha në 2017.

Në terminologji, Gjykata e Llogarive ekziston në vende të tjera, si Italia, por kompetencat e saj janë krejtësisht të ndryshme nga ato të KLSH-së. KLSH është një institucion kushtetues, dhe çdo ndryshim i tij kërkon ndërhyrje në Kushtetutë. Gjykata e Llogarive në Itali përbëhet nga magjistratë dhe prokurorë të lartë, si dhe juristë me tituj të njohur jashtë sistemit të drejtësisë.

Xhafaj po planifikon një riorganizim të KLSH-së duke e shndërruar atë në një organ kolegjial, që do të veprojë si shkallë e parë për shqyrtimin administrativ të çështjeve që do t’i referohen "institucionit të ri".

Përveç KLSH-së, synohet edhe shkrirja ose bashkimi i ILDKPKI-së me tatimet, duke ndryshuar funksionin e saj. Kjo mund të bëhet duke shfrytëzuar një pikë nga progres-raporti i BE-së, që flet për kontrollin e zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore me titullin TND. Ky titull u jepet individëve që kalojnë një provim të posaçëm dhe kanë të drejtën ta mbajnë për gjithë jetën.

Përdorimi i këtij rekomandimi do t'i lejojë Xhafajt të zgjerojë rrethin e individëve që duhet të verifikohen nga ILDKPKI, duke përfshirë nivele më të ulëta si drejtorët e departamenteve, deri në nivele të larta të emëruar nga Kuvendi. Megjithatë, deputetët nuk do të përfshihen në këtë kontroll, pasi ata "vetohen nga populli kur bëhen zgjedhjet,"- dhe kjo jo si batutë, por sipas një deklarate të bërë në takime të ngushta me ekspertët në këtë komision.

Qartësisht, Fatmir Xhafaj ka marrë përsipër t'i zgjidhë disa nga kokëdhimbjet e kryeministrit lidhur me çështjet e korrupsionit, të cilat po shndërrohen në një gangrenë për qeverisjen socialiste. Zelli i tepruar për t’u dukur si zgjidhësi i problemeve të qeverisë është bërë i dukshëm, dhe eliminimi i disa institucioneve që nuk i binden drejtpërdrejt kryeministrit mund të jetë një rrugë për zgjidhjen e situatës. Megjithatë, mbetet për t'u parë sa do t'ia dalë në krye qëllimit. Nëse Arben Ahmetaj iu ofrua për të zgjidhur çështjen e mbetjeve me inceneratorët, Xhafaj ofrohet me komisionin e tij. Sepse zelli për të ndihmuar shefin në hall është veçori e vartësve të lënë në hije nga shefi madh. Por gjithmonë duhet pak kujdes, sepse siç thotë një fjalë e urtë: zelli i tepruar është po aq mëkat sa mungesa e tij.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme