Editorial 20 September 2024, 13:06 Nga VNA

Hapu pak Edi, se na ke zënë diellin!

Ndaje në Whatsapp
Hapu pak Edi, se na ke zënë diellin!

Kur Aleksandri i Madh hyri triumfues në Korinth, qyteti e priti si perandor dhe e rrethoi me nderime. Por një njeri qëndronte i qetë, i shtrirë, krejtësisht indiferent ndaj shfaqjes së pushtetit – Diogjeni, filozofi cinik. Legjenda thotë se Aleksandri e vuri re këtë njeri të veçantë dhe, i intriguar, iu afrua. "Më thuaj," i tha me gjithë autoritetin e tij, "çfarë mund të bëj për ty?" Diogjeni, pa e parë fare, i dha një përgjigje që ka mbetur në përjetësi: "Hapu pak, se më ke zënë diellin."

Aleksandri i Madh ishte personifikimi i pushtetit absolut, ndërsa Diogjeni mishërimi i shpirtit të lirë, që përbuzte luksin dhe të gjithë ata që lakmonin lavdinë përmes tij. Filozofi nuk kishte nevojë për dhuratat e pushtetit. Ai kishte një pasuri të pakontestueshme: lirinë për të jetuar pa varësi, pa ulërimën e interesave të ulëta që buronin nga afërsia me tiranët.

Por çfarë ndodh sot? Në kohët moderne, Aleksandri i Madh është zëvendësuar nga një tjetër figurë – Edi i Madh, i rrethuar nga një elitë që i serviloset pa pushim, duke e veshur me lavde si dikur paria e Korinthit. Sot, megjithatë, mungon një Diogjen. Nuk ka më një njeri që të qëndrojë jashtë sistemit dhe të refuzojë me kaq përbuzje rrugën e interesave të vogla. Nuk ka më një shpirt të lirë që të sfidojë pushtetin me thjeshtësinë e kërkesave të tij.

Në këtë realitet të zymtë, ne "Diogjenët" modernë, me të gjitha të metat tona, jemi të paaftë të arrijmë në nivelet e ulëta të përbuzjes që servilosja kërkon. Duket se vetë virtyti është shuar, ndërsa lakmia dhe egoizmi kanë zënë vendin e tij.

Afërsia me Edin e Madh sjell privilegje të mëdha. Ajo hap dyer që për të tjerët mbeten të mbyllura përgjithmonë. Ajo të mundëson të ndërtosh kulla të larta në mes të kryeqytetit, të privatizosh male të tëra në bregdet, dhe të përfitosh shuma marramendëse nga lekët e taksapaguesve. Në më shumë se një dekadë, Edi i Madh ka treguar se është në gjendje të të pasurojë, të bëjë deputet, ministër apo edhe president. Ai ndan miliona për projekte që kurrë nuk realizohen, të lejon të mbjellësh drogë, të kontrollosh porte, e madje të pastrosh paratë e pista përmes ndërtimit.

Por, nëse nuk je pjesë e kësaj ‘parie’, nëse ke kaluar 12 vjet duke mos iu servilosur, duke mos u bërë pjesë e kësaj rrjete të ngushtë, atëherë Edi i Madh nuk ka asgjë për ty. Nuk mund të të japë asnjë privilegj, përveçse të hapet pak, që të mund të shohësh diellin.

Nga Genc Sejko

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Në Gjykatën e Tiranës do të caktohet masa e sigurisë për shtetasen turke Juldie Yazici, e cila u arrestua më 5 gusht nga policia në Rinas. Shtetasja turke rezulton e dënuar me 4 vite e 2 muaj burg nga Gjykata e Stambollit për veprat “Dhënia e ndihmës logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrja në grupe terroriste”. Julide Yazici u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Turqisë. Në gjykatë është paraqitur një avokat shqiptar, si dhe një avokat turk. Ky i fundit ka njoftuar edhe ambasadën franceze, për shkak se gruaja ka leje qëndrimi në Francë. Në mediat turke thuhet se mësuesja ka marrë pjesë në protestat kundër Presidentit Erdogan.

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme