Editorial 16 October 2024, 14:46 Nga VNA

Negociatat me BE- e vërteta dhe propaganda e një procesi që meriton më shumë vëmendje. Ja vlerësimi real për punën e bërë nga institucionet shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Negociatat me BE- e vërteta dhe propaganda e një procesi që

Çelja e negociatave: Cili është vlerësimi real për punën e bërë nga Shqipëria? Kjo është pyetja që meriton përgjigje përtej entuziazmit dhe meritës, të cilat Edi Rama tashmë i ka zakon të përvetësojë dhe t’i instrumentalizojë. VNA ka analizuar, nëpërmjet një eksperti, notat që BE i ka dhënë institucioneve shqiptare për rolin e tyre në procesin e çeljes së negociatave.

Bazuar në dokumentin e bërë publik nga BE, i cili mbështetet në qëndrimin e përgjithshëm për konferencën e anëtarësimit me Shqipërinë më 11 tetor (https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2024/10/15/second-meeting-of-the-accession-conference-with-albania-at-ministerial-level/), VNA konsultoi një ekspert të integrimit të BE-së për të krijuar një ide më të qartë mbi vlerësimin e Shqipërisë në këtë proces.

Nga analiza e performancës së institucioneve demokratike dhe sistemit gjyqësor në Shqipëri, bie në sy se numri i rekomandimeve për përmirësime është më i lartë se ai i progreseve të shënuara. Vlerësimi nga 1 deri në 10 na ndihmon të kuptojmë më mirë se ku qëndron Shqipëria, dhe sipas analizës sonë, nota përfundimtare është 6.5.

Sipas analizës së argumenteve të BE-së, vlerësimi është si më poshtë:

1. Funksionimi i Institucioneve Demokratike dhe Zgjedhjet: Nota 7

Shqipëria ka ndërtuar një bazë për një shtet demokratik, por paqartësitë ligjore mbeten shqetësuese. Zgjedhjet përballen me sfida serioze, duke treguar që rruga është e gjatë.

2. Legjislacioni mbi Median dhe Fushatat Zgjedhore: Nota 6

Legjislacioni për mediat është i pamjaftueshëm për të adresuar dezinformimin. Nevojiten masa më të forta për fushata transparente dhe të ndershme.

3. Financimi i Partive Politike: Nota 7

Dështimi në zbatimin e rregullave mbi financimin e partive ka penguar rritjen e transparencës. Ka ende përmirësime të nevojshme për të siguruar një proces të drejtë.

4. Parlamenti i Shqipërisë: Nota 6

BE-ja thekson nevojën për transparencë dhe llogaridhënie. Një parlament që nuk është në gjendje të ushtrojë mbikëqyrje efektive ndaj qeverisë tregon për një deficit demokratik.

5. Shoqëria Civile: Nota 7

Pavarësisht një kornize ligjore të pranueshme, zbatimi mbetet problematik. Ndihma për shoqërinë civile është e domosdoshme për një mjedis më të qëndrueshëm.

6. Administrata Publike: Nota 6

Reformat janë ende në faza të hershme. Ndërsa kuadri ligjor ekziston, zbatimi mbetet i dobët.

7. SPAK: Nota 8

SPAK vlerësohet për ndjekjen e korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta. BE sugjeron që duhet një bashkëpunim më i mirë institucional për të mbështetur luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në përfundim, BE-ja na ka dhënë një notë kaluese, duke theksuar se ka ende shumë punë për të bërë, veçanërisht në transparencë, dialog politik dhe përfshirjen e shoqërisë civile. Vlerësimi mesatar i institucioneve demokratike dhe sistemit të drejtësisë në Shqipëri është 6.5/10 (përjashto SPAK), duke reflektuar se integrimi në BE kërkon hapa konkretë dhe jo thjesht propagandë.

Vlerësimi mund të konsiderohet kalues, por jo entuziast për ata që e shohin me objektivitet punën e institucioneve shqiptare. Ndërkohë, komisioni i posaçëm i drejtuar nga Fatmir Xhafaj deri tani ka marrë një notë jo kaluese. Ambasadori i BE-së, Gonzato, është përplasur dy herë me deputetët socialistë, duke i kujtuar zotit Xhafaj se reforma dhe institucionet duhet të vazhdojnë pa ndikuar nga iniciativa apo presione politike.

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme