Editorial 11 October 2024, 17:37 Nga VNA

Kurbani i radhës: Jurgis Çyrbja dhe lëvizjet e Edi Ramës për të marr vota në zgjedhjet 2025

Ndaje në Whatsapp
Kurbani i radhës: Jurgis Çyrbja dhe lëvizjet e Edi Ramës

Jurgis Çyrbja është socialisti i radhës që la mandatin e deputetit. Ai do të vijojë përballjen me drejtësinë pa mbështetjen e forcës së tij politike, ku mori radhazi dy mandate deputeti në një ndër qarqet më të rëndësishme në vend, atë të Durrësit. Ndaj tij, është ngritur akuza e shpërdorimit të detyrës për kohën kur drejtonte zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në qytetin bregdetar. Me gjasë, ai u detyrua të largohej nga Kuvendi pasi dorëzoi kërkesën për lënien e mandatit vetëm dy ditë pasi u pyet nga SPAK për këtë çështje. Edhe pse konsiderohet një hambar votash në qarkun e Durrësit, dhe konkretisht në zonën e tij, duket se mazhoranca socialiste ka vendosur të aktivizojë eksponentë të tjerë për të siguruar votat që i duhen për Durrësin.

Nw 2018 Cyrbja u ekspozua në përgjime me grupin e Emiljano Shullazit, por asokohe, PS i doli në krah dhe e mbajti në radhët e saj. Por këtë herë, për arsye që mbeten për t’u zbardhur, Edi Rama e la në baltë ish-të besuarin e tij. Kjo nuk është hera e parë që kryeministri ka bërë të njëjtën gjë me disa nga ish-bashkëpunëtorët e tij, të cilët, ndonëse i sillnin shumë vota, në një moment të caktuar zëvendësoheshin nga të tjerë “të besuar”.

Rrahman Rraja është një tjetër eksponent socialist që u largua duke lënë mandatin. Për vite me radhë, kryeministri e mbrojti Rrahman Rrajën. Edhe kur i biri akuzohej për dhunën barbare ndaj të dashurës Xhisiela Maloku dhe policia kërcënohej të mbyllte çështjen. Edhe kur nipat e tij, Redian dhe Ramazan Rraja – i pari u arrestua për atentatin te mbikalimi i Shkozetit dhe i dyti akuzohej atë kohë për trafik droge – tashmë akuzat ndaj tij janë shtuar. U desh një ngjarje që kishte në qendër dy kushërinj të pambrojtur, Jashar dhe Bilbil Maja, të cilët u dhunuan barbarisht nga djali dhe dy vëllezërit e kushërinjtë e Rrahman Rrajës, që ky i fundit të detyrohej nga forca e vet politike të largohej.

Lefter Koka, të cilin Edi Rama ia “rrëmbeu” Ilir Metës, është gjithashtu një personazh që u shfrytëzua deri në pikën e fundit dhe më pas iu dorëzua drejtësisë, për t’i vënë mbi supe barrën e rëndë të aferës së tre inceneratorëve, një nga aferat më të rënda të dekadës së fundit. Alqi Bllako po ashtu u largua shpejt, mbase edhe për shkak se pesha e tij në politikë nuk ishte përcaktuese.

Arben Ahmetaj, ish-zëvendëskryeministër, u përplas ashpër me kryeministrin, për motive që kurrë nuk do të mësohen plotësisht. Por Ahmetaj, ndryshe nga kolegët, nuk qëndroi kokulur. Ai u arratis dhe prej Zvicre flet dhe thotë ndonjë gjysmë të vërtetë. Ilir Beqaj është ndoshta i vetmi që kryeministri e mbrojti me forcë deri në momentin e fundit, por pa arritur sukses.

Të tjerët, ai vendosi t’i bëjë kurban. I fundit në radhë, Jurgis Cyrbja duket se do të zëvendësohet nga një tjetër personazh i njohur i zonës së Shijakut. Ish-aleati i Berishës dhe Bashës, Agron Duka, me gjasë do t’i bashkohet kryeministrit, i cili me këtë rast ka larguar një deputet me të shkuar të errët për ta zëvendësuar me një “vezë” të artë të asaj zone.

Tashmë, zgjedhjet parlamentare të 2025-ës janë në prag, dhe lufta brenda mazhorancës po bwhet cdo ditw e mw e ashpër, pwr shkak se klanet po pwrplasen fort ndërsa “kurbanët” e Edi Ramës nuk do të jenë vetëm personazhe të librit që kryeministri e shkroi kur ishte në opozitë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme