Editorial 1 November 2024, 13:03 Nga VNA

Vetëm Berisha mund të bashkojë opozitën dhe të largojë Ramën

Ndaje në Whatsapp
Vetëm Berisha mund të bashkojë opozitën dhe të

Për ata që i dinë qëndrimet e mia publike, titulli mund të duket i habitshëm, por më poshtë do të rendis disa nga arsyet pse besoj vërtet se vetëm Berisha mund ta bashkojë opozitën dhe të largojë Ramën.

Të gjithë faktorët opozitarë, pa asnjë përjashtim, bien dakord që qeverisja prej tre mandateve e Ramës ka qenë më e korruptuara, më e paafta dhe më kriminalja në 34 vitet e fundit.

Në të njëjtën kohë, të gjithë bien dakord që Rama nuk meriton një mandat të katërt.

Çdo faktor opozitar, pavarësisht partisë dhe ideologjisë, bashkohet në idenë se Shqipëria meriton një alternativë të re, njerëz dhe ide të reja për t’u qeverisur dhe për të ndryshuar kursin e historisë që na ka katandisur më keq se kurrë më parë.

Ashtu si çdo njeri që e ndjek sado pak politikën, e kupton që valenca opozitare shkon tek Sali Berisha për shkak të historisë, jetëgjatësisë dhe mënyrës si ka qeverisur dhe ka bërë opozitë këto 33 vitet e fundit. Nisur nga kjo perspektivë, Berisha, si njohësi më i madh i realitetit shqiptar, e di që vetëm një frymë e re me njerëz të rinj ngjall shpresën për të larguar Ramën. Dhe këtë, sado dëshirë ta ketë, ai nuk mund ta bëjë për arsye që të gjithë i dimë shumë mirë. Po ashtu, ai e ka forcën dhe mundësinë të largohet për t’i lënë vendin disa njerëzve të rinj, me ide dhe të papërlyer në asnjë lloj pushteti, për të frymëzuar jo vetëm mbështetësit e opozitës, por edhe ata që nuk janë në asnjë parti. Që të jemi të qartë, këtë frymëzim nuk mund ta sjellë as Muli dhe as Luli.

Vetëm Sali Berisha mund ta ketë madhështinë për ta bërë këtë akt. Dhe ta detyrosh është e vështirë, në mos e pamundur. Ta bindësh duket më e lehtë, por mbetet një mision i vështirë që ata që ka përreth e kanë të vështirë ta arrijnë. Opozitën e shpëton nga Sali Berisha, vetëm Sali Berisha.

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme