Editorial 28 October 2024, 14:34 Nga VNA

Berisha dhe Xhafaj kërkojnë ndryshime në sistemin e Drejtësisë. Qëllimet e përbashkëta të kundërshtarëve të vjetër

Ndaje në Whatsapp
Berisha dhe Xhafaj kërkojnë ndryshime në sistemin e

 

Sali Berisha dhe Fatmir Xhafaj kanë zgjedhur sot në të njëjtën orë të ditës për të folur për sistemin e drejtësisë. Secili me ankesat dhe pretendimet përkatëse, të dy kanë renditur arsyet pse ky sistem duhet të ndryshojë.

Kryetari i PD ka kërkuar ndërhyrjen e Komisionit të Venecias për ndryshime: “Të angazhojnë Komisionin e Venecias për një rishqyrtim tërësor të këtij sistemi, në mënyrë që shqiptarëve t’u rikthehet e drejta themelore e një procesi ligjor të drejtë dhe drejtësia të nxirret nga kthetrat e politikës dhe të shndërrohet në një sistem të varur nga ligji.” – deklaroi ai, duke e shoqëruar kërkesën si gjithmonë me akuza ndaj drejtësisë dhe kryesisht SPAK.

Më i moderuar në qëndrim, por jo në qëllim, ka qenë kryetari i komisionit të posaçëm që po merret me ndryshimet e reformës. Fatmir Xhafaj duket i pakënaqur nga puna e bërë deri më tani nga drejtësia (lexo: SPAK) kur deklaroi se “grupi i posaçëm për ngritjen e Komisionit është konsultuar me ndërkombëtarët,” ndërsa theksoi se Komisioni nuk bën luftë, por ligje.

Se ç’lufte mund t’i bëjë korrupsionit një qeveri që në shumicën e saj po hetohet për korrupsion nga SPAK, këtë zoti Xhafaj nuk e sqaroi para gazetarëve. Ai thjesht justifikoi bojkotin e institucioneve të drejtësisë për të dërguar ekspertë në komision me fjalinë se kjo ishte një shenjë pjekurie, pasi sipas tij ata kanë sjellë amendamente të ndryshme dhe po të shikosh kanë përplasje, sepse s’ka pasur konsultim. Megjithatë, zoti Xhafaj nuk u tregua i sinqertë kur deklaroi se institucionet e drejtësisë në letër refuzimin e tyre kanë thënë se kanë besim tek Kuvendi dhe komisioni i drejtuar prej tij. E vërteta është që përveç Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të gjitha institucionet e drejtësisë kanë refuzuar të marrin pjesë, sepse në thelb e kanë arsyetuar si të panevojshme dhe të tepruar “futjen e hundëve” të mazhorancës në punët e drejtësisë.

Ndoshta zgjedhja e orës 12 të ditës si nga Berisha ashtu edhe nga Xhafaj për të komunikuar me gazetarët për problemet e tyre me drejtësinë mund të jetë e rastësishme. Por jo kaq të rastësishme janë qëllimet e përbashkëta për të ndryshuar rregullat e lojës në momentin kur drejtësia po “djeg” shumë nga figurat kryesore të politikës, si në PS ashtu edhe në PD. Rregulla (apo ligje) që tashmë palët e përvëluara po tentojnë t’i ndryshojnë në funksion të shpëtimit nga drejtësia e re, që megjithë problemet që mund të ketë, po tregon vullnet për të hetuar të pandëshkueshmit e 30 viteve.

Nga Desada Metaj

Video

Bota në një minutë

Nis me përqafime puna në komisionet parlamentare

Një video e filmuar gjatë Javës së Modës në Londër i ka hapur dyert e modelingut 24-vjeçarit Soufian Boucetta, i cili punonte si roje sigurie në një sfilatë të Simone Rocha. I riu nga Spanja tërhoqi vëmendjen pasi një përdoruese publikoi pamjet e tij, duke shkruar me shaka se roja ia kishte rrëmbyer vëmendjen koleksionit. Videoja kaloi 900 mijë shikime dhe ai nisi të merrte oferta nga agjenci modelingu në Milano, Paris dhe SHBA. Boucetta vendosi të qëndrojë në Britani dhe nënshkroi kontratë me agjencinë londineze PRM Model Agency. Ai tregon se prej vitesh njerëzit i thoshin se kishte pamjen e një modeli, por nuk e kishte marrë seriozisht këtë mundësi. Para punës në siguri kishte punuar në ndërtim, ndërsa më vonë shërbeu pranë emrave të njohur si Rihanna, Dwayne Johnson dhe Jason Statham.

LIND FËMIJËN E 11-TË! 👶 Zeid është fëmija i 11-të i Fatmirës dhe Ervinit. Vogëlushi lindi në SUOGJ “Mbretëresha Geraldinë”, duke e çuar në 11 numrin e fëmijëve të çiftit, një familje e madhe që për ditët e sotme përbën një rast të rrallë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme