Editorial 20 Tetor 2024, 18:00 Nga VNA

Zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese: precedentë anti-kushtetues dhe heshtja politike e Ramës dhe Berishës

Ndaje në Whatsapp
Zhvillimet e fundit në Gjykatën Kushtetuese: precedentë

Nga Desada Metaj

Ajo që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese dhe, më saktë, me anëtarët e saj është një temë shqetësuese për të cilën pakkush flet apo debaton në Shqipëri.

VNA raportoi gati dy javë më parë për një precedent të rrezikshëm në zëvendësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Një iniciativë e pakonsultuar me Zyrën Juridike të Kuvendit nga kryetarja Elisa Spiropali, e cila, në shpalljen e vakancës për anëtaren e dorëhequr Elsa Toska, ndryshoi kohëzgjatjen e mandatit nga 2025 në 2028. Një precedent antikushtetues që bie ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias, por që Spiropali duket se ka vendosur ta anashkalojë, duke krijuar modelin e ngjashëm për zgjatjen e mandatit edhe të dy anëtareve të tjera të Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçes dhe Sonila Bejtes.

Ndërsa lëvizja e kryetares së Kuvendit u pasuar me heshtjen e mazhorancës, edhe opozita e ka qepur gojën këtë herë. Përveç deputetes Jorida Tabaku, e cila reagoi me një status në Facebook, askush nga PD apo parti të tjera opozitare nuk ka thënë asgjë për lëvizjet e Spiropalit. Më i pavend në korin e heshtjes duket “memecllëku” i Sali Berishës. Kryetari i PD, që nuk lë rast pa akuzuar institucionet e drejtësisë, prej disa javësh ka kyçur gojën për zëvendësimin e pritshëm të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Madje ai nuk ka artikuluar asnjë fjalë as për anëtarët e saj që janë relatorë të çështjes së tij dhe të dhëndrit për masën e SPAK-ur për arrest shtëpie.

Fakt mbetet që Sali Berisha nuk lë t’i shpëtojë rasti për të akuzuar çdo institucion, prokuror apo gjykatës që ka pasur në dorë dosjet e tij dhe të familjarëve të tij. Por këtë herë, ndryshe nga sa ndodh me prokurorët e SPAK apo gjyqtarët e GJKKO, Berisha nuk ka përmendur as emrin e Gent Ibrahimit dhe as Marjana Seminit, gjyqtarëve relatorë që do të japin vendimin për kryetarin e PD dhe dhëndrin e tij.

Mjafton të kthehesh vetëm dy vite pas në kohë dhe të lexosh deklaratat e Berishës kur Gent Ibrahimi dhe të tjerë u zgjodhën si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe pyetja lind natyrshëm: Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim për Gent Ibrahimin dhe anëtarët e tjetë të Gjykatës Kushtetuese apo ai thjesht ka shpallur një “amnisti” të pjesshme për ta? Një “falje nga telendisja” që e shtrirë në kohë mund të shërbejë dhe si gur themeli për një marrëveshje të re në prapaskenë, të ngjashme me atë që PS dhe PD gatuan për amnistinë penale apo kodin zgjedhor. Dhe që këtë herë mund të ketë një rreze më të largët, por fuqi më të fortë, duke përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe vendimet e saj të nxehta e të pritshme të javëve në vijim.

Vendimet e pritshme të Gjykatës Kushtetuese, si ajo për familjen Berisha apo për përgjimet e Sky ECC do të rezonojnë edhe në zhvillimet politime në këtë pragfushate elektorale. Gjithçka bëhet edhe më “politike” po ti shtosh këtij ekuacioni dhe lajmin nga burime të VNA se telefonatat për anëtarë të veçantë të Gjykatës Kushtetuese nga burgjet e sigurisë së lartë kanë qenë prezente gjatë javëve të fundit.

Të gjitha këto lëvizje të dukshme të shoqëruara me heshtjen e palëve dhe lëvizjet e padukshme rrisin automatikisht rrezikun që presionet politike dhe kriminale të kenë ndikim në vendimet e ditëve të ardhshme të Gjykatës Kushtetuese. Duke e lënë institucionin më të lartë kushtetues në vend në mëshirën e sharlatanizmit, presionit politik dhe kriminal. Pasuar me heshtjen faktorëve politikë dhe atyre opozitarë.

Video

Si një orangutan bashkoi një pyll të ndarë ?? Kur një rrugë ndau pyllin në Sumatra, orangutanët mbetën të izoluar në dy grupe, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Për t’i lidhur sërish, Sumatran Orangutan Society dhe Tangguh Hutan Khatulistiwa ndërtuan një urë mes pemëve. Por për dy vite askush nuk e përdori… derisa një orangutan i vetëm guxoi të kalojë. Ky hap i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për mbijetesën e gjithë komunitetit, siç thekson edhe Helen Buckland.

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme