Editorial 31 October 2024, 18:39 Nga VNA

Opozita duhet të zgjedhë mes protestave të dhunshme dhe debatit politik

Ndaje në Whatsapp
Opozita duhet të zgjedhë mes protestave të dhunshme dhe debatit

Nga Desada Metaj

Protesta e deputetëve të PD në parlament kishte sot nota më të qeta. Përplasjet me Gardën të dy javëve më parë u zëvendësuan nga ulja në shkallët e Kuvendit dhe mbajtja e disa letrave me parrulla në duar. Aq i ulët ishte ritmi i revolucionit, sa hyrje-dalja e ambasadorit të BE Gonzato gati sa nuk u duartrokit nga deputetët jashtë sallës.

Me gjasë “tërheqja e veshit” nga Brukseli, shoqëruar dhe me protesta jo fort të suksesshme popullore, e kanë ulur zellin e përplasjes fizike për ta çuar opozitën parlamentare dalëngadalë në hullitë e normalitetit. Nuk duket e largët dita kur deputetët e saj do të jenë në sallën plenare për të debatuar apo sherrosur me ata të PS-së, duke lënë pas për herë të dytë brenda pak muajve bojkotin dhe duke inhapur rrugë normalitetit.

E ndërkohë që deputetët e PD qëndronin ulur në shkallët e Kuvendit duke protestuar këtë herë në mënyrë gjysmë paqësore, disa të tjerë të larguar zyrtarisht nga PD zhvilluan debat për disa nga temat më shqetësuese për publikun. Agron Shehaj dhe Flutura Açka u përplasën sot me ministren Mirela Kumbaro, Taulant Ballën dhe ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për skandalin e mbetjeve të dyshuara të rrezikshme. Me gjithë justifikimet e ministrave, asnjë prej tyre nuk i dha dot përgjigje pyetjeve të deputetëve që me të drejtë kërkonin shpjegime për arsyet e mosankorimit të anijes në port dhe sekuestrimit të kontejnerëve nga ana e Prokurorisë. Të mësuar me kaosin e kohëve të fundit në parlament, ministrat e Edi Ramës nuk ishin të përgatitur dhe kishin asnjë përgjigje zyrtare apo informuese për këtë çështje me rëndësi. Ata thjesht anashkaluan përgjegjësinë e qeverisë me përgjigje “copy paste” të propagandës dhe me batuta pa asnjë vlerë për të gjithë ata të shqetësuar nga skandali i anijeve me mbetje nisur nga Porti i Durrësit.

Edhe çështja e shkeljes së Kushtetutës nga Elisa Spiropali për mandatin e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese mbeti pa përgjigje nga kryetarja e Kuvendit. Deputeti Enkelejd Alibeaj kërkoi shpjegime nga Spiropali, e cila ka vendosur të shkelë ligjin në mënyrë flagrante, e pashqetësuar madje dhe nga PD zyrtare, me të cilën kohët e fundit nuk i kanë munguar “shkeljet e syrit” për marrëveshje të të gjitha llojeve.

Në Kuvend duhej të flitej dhe debatohej sot dhe për ngjarjen e Shkodrës, ku krimi i mbivendoset ligjit dhe shtetit duke vrarë të pafajshëm. Por këtë debat nuk mund ta bëjnë socialistët, sepse janë partia që qeveris, që ka zgjedhur dhe votuar Ministrin e Brendshëm dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë. Ndaj më shumë se te shkallët e Kuvendit, deputetët e PD duhet të ishin sot në sallë për të folur e debatuar, kërkuar llogari dhe përgjegjësi jo vetëm për arrestin e Berishës dhe dhe burgun e Salianjit, por për shqetësimet e gjithë shoqërisë. Sepse vendi dhe roli i opozitës është përballë pushtetit. Dhe kur pushteti i korruptuar si ky i Shqipërisë të fut në qorrsokak, drita e vetme për të gjetur rrugëdaljen nuk janë vetëm protestat e dhunshme por është dhe debati apo alternativa. Që së bashku janë të vetmet cilësi që mund të ngjallin shpresë dhe besim tek një shtresë e madhe jopartiake e shoqërisë.

Protesta të përsëritura në formë e përmbajtje, njerëz të konsumuar dhe ish-pushtetarë të korruptuar nuk mund të jenë as alternativë dhe as shans për të bërë diçka më të mirë për shqiptarët. Mekanizma të tillë të vjetëruar mund të të sigurojnë veç një biletë të sigurt në vendet e opozitës në parlament. Dhe këto vende Edi Rama është kujdesur që një pjese të opozitës t’ja ofrojë falas.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme