Editorial 18 November 2024, 18:41 Nga VNA

Vrasja e 14-vjeçarit, si ministri Hoxha garantoi siguri në shkolla 2 muaj para krimit. Si u harrua nisma për shkolla të sigurta

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e 14-vjeçarit, si ministri Hoxha garantoi siguri në shkolla 2

Një 14-vjeçar u vra vetëm 200 metra nga shkolla “Fan Noli” dhe një tjetër u plagos rëndë. Ngjarja tronditëse ndodhi në mesditë pas përleshjes së 3 të miturve.

Policia njoftoi se ka shoqëruar një nga autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po sqaron rrethanat e saj.

Pas kësaj ngjarje tronditëse pyetja që duhet shtruar natyrshëm është: a nuk duhet të jetë shkolla dhe ambjentet rreth saj një vend i sigurt?

Në nisje të vitit shkollor ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se institucioni që ai drejton dhe Policia e Shtetit janë të përkushtuar për të rritur sigurinë në shkolla dhe për të krijuar një infrastrukturë të fortë dhe efikase për nxënësit dhe stafin pedagogjik.

Gjatë punimeve të Konferencës Kombëtare “Shkolla, Qendër Komunitare”, ministri renditi masat e ndërmarra në kuadër të “Paketës së Sigurisë në Shkolla”, një nismë që parashikon një sërë masash për institucionet me përgjegjësi administrative.

Paketa për sigurinë në shkolla u lancua në 1 shtator 2023 nga ministri i Brendshëm i kohës Taulant Balla, që e vuri një nga prioritetet kryesore të ministrisë që drejtonte.

“Unë e them shpesh që kur prindërit, gjyshërit dërgojnë fëmijët në shkollë ata fëmijën e tyre ia besojnë shtetit, dhe ne, shteti kemi gjithë përgjegjësinë nga a tek zh për të garantuar të gjitha dimensionet e sigurisë”, tha Balla.

Në prill të 2024, ish-ministri Balla foli për një projekt për pajisjen me kamerave të shkollave apo ambjenteve rreth tyre në 19 qytetet më të mëdha të vendit.

Pas një trumbetimi disa mujor, ky ditë pas dite zyrtarë policie shfaqeshin në ambjentet e shkollave dhe kryheshin aksione për arrestimin e shpërndarësve të drogërave në kuadër të aksioneve të koduara “Tempulli” paketa e sigurisë në shkolla u bë një projekt i vjetësuar, sic rëndom ndodh në vendin tonë.

Sigurisht, nisma në atë kohë nga disa u mirëprit e nga disa u kritikua.

Por vrasja e një të mituri dhe plagosja e një tjetri, është një ngjarje që duhet të zgjojë cdo institucion.

Për sigurinë në shkolla duhet të kujdesen një numër i lartë institucionesh,  të cilët ligji i ngarkon me detyra funksionale. Zyrtarët përgjegjës nuk duhet vetëm të reagojnë kur gjëma ndodh, por të marrin masa për parandalim.

Nisma e sigurisë në shkolla u harrua. E sot, rëndom në dyert e institucioneve arsimore gjendet plot shpërndarës lëndësh narkotike. Shumë shoferë të papërgjegjshëm as nuk vënë këmbën në frena në vijat e bardha para derës së shkollave. Në lokalet ngjitur, shitet cdo ditë alkool edhe pse ligji se lejon që alkooli tu jepet të miturve.

Ndaj vrasja e 14-vjecarit duhet të bëjë institucionet të reflektojnë thellë. Të marrin masa që shkolla të jetë një vend i sigurt.

Video

Bota në një minutë

Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, është paraqitur në SPAK në zbatim të masës së sigurisë. Ajo po hetohet si pjesë e dyshuar e grupit kriminal të drejtuar nga Ergys Agasi.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme