Editorial 14 November 2024, 12:49 Nga VNA

Fytyrën e komisionit hetimor në shëndetësi nuk e shpëton dot Beqja me prangat e SPAK!

Ndaje në Whatsapp
Fytyrën e komisionit hetimor në shëndetësi nuk e

Ndoshta pa dashur, deputetët e opozitës i kanë bërë një shërbim Prokurorisë së Posaçme duke e shndërruar Ilir Beqen dhe prangat në duart e tij në simbol të një beteje politike.

Shfaqja e ish-ministrit për dy ditë me radhë në zyrat e Kuvendit, tollovitja e deputetëve për një procedurë të pakuptimtë dhe pa interes për publikun, tregoi qartë se i vetmi vullnet për të hetuar seriozisht dhe thellësisht korrupsionin qeveritar është ai i SPAK. Pjesa tjetër e debatit mbi çështje sipërfaqësore si ku hëngri, me kë foli apo ku kaloi kohën Ilir Beqja, thjesht thelloi perceptimin publik për mungesën e seriozitetit dhe politizimin e hetimeve mbi një nga abuzimet më të mëdha me fondet publike – koncesionet në shëndetësi. Për më tepër,kur Ilir Beqja hyri në godinën e Kryesisë së Kuvendit teksa bisedonte me anëtarët e komisionit më shumë ngjante si koleg me ta sesa si dëshmitar dhe një i ndaluar në pritje të gjykimit për keqbërje.

Në historinë e shkurtër të parlamentarizmit pluralist në Shqipëri, janë ngritur rreth 33-34 komisione hetimore, shumica e të cilëve janë harruar edhe nga vetë deputetët pjesëmarrës. Komisioni i vetëm që hetoi seriozisht, mori në pyetje dhe dorëzoi një padi në SPAK që shërbeu për hetime të mëtejshme, ishte ai për inceneratorët. Akuzat që rëndojnë sot mbi disa ish-zyrtarë të lartë janë pjesë e dosjes dhe raportit përfundimtar të atij komisioni, drejtuar nga Jorida Tabaku.

Ndërkohë, komisioni për koncesionet në shëndetësi ka qenë larg pritshmërive që nga dita e parë e punës. Aktualisht, taksapaguesit shqiptarë paguajnë për katër koncesione (me një kosto prej 50 milionë eurosh në vit), prej të cilave tre janë nën hetim nga SPAK.

Këto janë:

1. Kontrolli bazë i popullsisë (Check-Up), me një kosto mbi 8 milionë euro në vit.

2. Sterilizimi, i cili kushton rreth 17 milionë euro në vit.

3. Shërbimi i dializës, që kushton mbi 9 milionë euro në vit.

4. Shërbimet laboratorike spitalore, me një kosto mbi 18 milionë euro në vit.

Ironikisht, që në fillim, opozita përjashtoi nga hetimet dy koncesione – shërbimin e dializës dhe shërbimet laboratorike – gjë që ngre dyshime mbi synimet e saj për të amnistuar jo rastësisht përfituesin e këtyre dy kontratave, Klodian Allajbeun.

Dy koncesionet e tjera, që u morën në shqyrtim nga komisioni hetimor, janë ndërkohë objekt hetimi nga SPAK. Për sterilizimin, deri tani janë arrestuar ish-zëvendësministri Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj për shpërdorim detyre dhe mashtrim. Gjykata ka kërkuar gjithashtu hetime për ish-ministrin Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave Shkëlqim Cani. Hetimet për Check-Up po vazhdojnë, dhe mund të sjellin ndalime të tjera.

Ndërsa SPAK vijon të zbardhë të vërtetat mbi abuzimet me koncesionet, komisioni hetimor duket i përqendruar më shumë në shfaqje politike sesa në hetime serioze. Pyetjet që lindin janë të qarta: A u intereson shqiptarëve të mësojnë të vërtetën mbi vjedhjet në katër koncesionet, apo të ndjekin debatet e zhurmshme mes Albana Vokshit dhe Ilir Beqes mbi një prezantim në PowerPoint? A kërkojnë ata transparencë të plotë mbi abuzimet skandaloze në shëndetësi, apo thjesht versione të filtruara sipas interesave klienteliste të PS dhe PD?

Evidenca tregon qartë se të dyja partitë, PS dhe PD, janë më të shqetësuara për mbrojtjen e klientëve të tyre sesa për zbardhjen e abuzimeve. Përndryshe, nuk mund të shpjegohet mbrojtja politike për Vilma Nushin dhe Ilir Beqjan nga njëra anë, dhe për Klodian Allajbeun nga ana tjetër. Në këtë kontekst, përpjekjet për të mbivendosur interesat politike mbi hetimet e SPAK janë të dështuara dhe të pabesueshme për publikun.

Sado të përpiqet një komision hetimor me interesa të qarta financiare dhe lidhje me përfituesit e koncesioneve, nuk mund të mbivendoset mbi hetimet që deri tani kanë çuar pas hekurave disa nga përfituesit kryesorë të këtyre skemave abuzive. Dhe ndoshta, shumë shpejt, fati i Ilir Beqes do të ndjekë të tjerët.

Nga Desada Metaj

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme