Bota 17 June 2026, 16:30 Nga VNA

Trump: Marrëveshja me Iranin ende nuk është përfundimtare

Ndaje në Whatsapp

fgbfgfgb.PNG

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se marrëveshja me Iranin nuk mund të konsiderohet ende përfundimtare.

Komentet ai i bëri këtë të mërkurë gjatë një takimi me Presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.

Trump paralajmëroi se nëse nuk do të jetë i kënaqur me rezultatet e marrëveshjes ose nëse Irani nuk do t’i përmbahet kushteve të saj, SHBA-të mund të rikthehen në veprime ushtarake kundër Teheranit.

Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk po investojnë në Iran, duke kundërshtuar raportimet se Uashingtoni ishte i gatshëm të lejonte krijimin e një fondi investimi në këmbim të pranimit nga Teherani të një marrëveshjeje përfundimtare.

Marrëveshja mes palëve pritet të nënshkruhet zyrtarisht të premten në Zvicër.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme