Editorial 3 December 2024, 14:16 Nga VNA

Funerali i mosbindjes civile/ A po konsolidohet aleanca anti SPAK?

Ndaje në Whatsapp
Funerali i mosbindjes civile/ A po konsolidohet aleanca anti SPAK?

Nga Desada Metaj

Edi Rama, me mungesën e sotme në parlament, i dha bojën finale ceremonisë së funeralit të “mosbindjes civile”. Shfaqja e Sali Berishës dhe fjalimi i tij triumfator në foltore gjithashtu zbehu protagonizmin e Gaz Bardhit dhe deputetëve të tjerë, që për muaj me radhë kishin marrë flamurin (jo deputetin) e opozitarit pa kompromis me qeverinë dhe kryeministrin. Fjalimet e zbehta, sherrnaja e pazëshme me socialistët dhe mërzitja e dukshme e disave në ulëset e opozitës ishte përshkrimi i saktë i asaj çka ofroi sot PD në parlament.

Procesi mortor i mosbindjes civile, pa ndonjë arsye të deklaruar, nuk e fshehu dot të vërtetën që shumëkush e ka të qartë: kaosi dhe protestat e dhunshme në kuvend kishin një qëllim: hallin e Sali Berishës. I cili, që në ditët e para të “lirisë,” hodhi pas shpine 77 mënyrat e mosbindjes civile për t’u rikthyer triumfator mbi një grusht deputetësh që i kishte zotëruar dhe nga kati i tetë. Të cilët nga aksioni “Free Berisha” u duhet të bëhen gati për betejën “anti-SPAK.” Dhe për këtë aksion, përveç aleatit Ilir Meta, me gjasë Berisha ka mbështetje në radhët e mazhorancës, ku SPAK, për hir të së vërtetës, po godet më fort dhe ku hetimet po thellohen edhe për ata që konsiderohen të paprekshëm. Jo më kot më shumë se demokratët, gëzimin për rikthimin e Berishës nuk e fshehën dot as socialistët me në krye Spiropalin.

Djegia e karrigeve dhe parlamentit disa javë më parë, sot i kishte lënë vendin një flladi dashurie që frynte nga njëra anë e sallës tek tjetra. Flaka e disa javëve më parë për të djegur karriget sot u zëvendësua nga fitili i paqes që Sali Berisha e ndezi për ta mbajtur gjallë me zëdhënësit e tij në parlament dhe media, ku qartas, buxheti ishte problemi më i vogël dhe SPAK halli i madh.

Thuajse gjashtë muaj para zgjedhjeve, në një sallë Kuvendi normale, duhej të debatohej, në mos për buxhetin, së paku për skandalin e përfshirjes së politikës dhe medias me krimin dhe hetimet e SPAK. E nëse ky debat nuk ndodh në Kuvend, si mundet që publikisht dhe në çdo platformë mungon tërësisht debati për programet politike, primaret, emrat e rinj dhe të ardhmen e qeverisjes? Normalisht, këtë nuk mund ta presësh nga një qeveri fosile hallemadhe e SPAK-ut. Por çuditërisht këtë mënyra ka adaptuar dhe opozita. Të dy palët po sillen në debatin publik për përfshirjen e politikës dhe medias në botën e krimit si të pandehur në një sallë të madhe gjyqi. Por se për hallet e Berishës dhe familjes së tij apo për hallet e veta kjo mbetet për t’u parë.

Megjithatë është e papranueshme që një alternativë opozitare në një vend si Shqipëria të mbetet peng e një ngërçi të madh me drejtësinë. Opinioni publik nuk është më ai i 20 apo 30 viteve më parë, ku manipulimi nga salla e parlamentit dhe studiot televizive kishte një fuqi të konsiderueshme. Sot, madje, edhe media tradicionale e ka humbur fuqinë e saj.

Duhet pranuar se politika, media dhe SPAK janë tashmë faktorët kryesorë që lëvizin rrotën e shoqërisë në Shqipëri. Sa më lart janë të dukshëm në syte dhe në gjykimin e publikut me të vërtetat dhe gabimet e tyre. Produkti që politika, media dhe SPAK ofrojnë nuk është e ngjashme me veprën e një kirurgu që vetëm kolegët ja kuptojnë si e ka bërë operacionin. Sot produkti që ofron politika, media (apo segmente të saj) dhe SPAK janë të dukshme dhe të prekshme nga të gjjthë. Dhe operacionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme, për hir të së vërtetës, janë kryer me bisturi të hollë dhe prerje të thellë. Me dhimbje për politikën dhe një pjesë të medias, por me disa plagë të shëruara për publikun që sheh dhe vlerëson qartë.

Video

Kur pa të zonjën të shtrirë në rrugë pas aksidentit, qenushi vetëm 6 muajsh nuk u largua. Ai vrapoi drejt shtëpisë, gjeti bashkëshortin e saj dhe me lehje e tërheqje nga rrobat e bindi ta ndiqte deri në vendin e ngjarjes, duke bërë të mundur që gruaja të merrte ndihmë në kohë. Historia ka bërë xhiron e rrjetit. Lexoni lajmin e plotë në linkun në koment⬇️

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme