Editorial 27 November 2024, 16:05 Nga VNA

Berisha në liri, Rama tek komisioni Xhafaj/ Rastësi apo koordinim anti-SPAK?

Ndaje në Whatsapp
Berisha në liri, Rama tek komisioni Xhafaj/ Rastësi apo koordinim

Në të njëjtën ditë që Gjykata e Posaçme firmoste lirimin e Sali Berishës, në Komisionin Xhafaj zbarkoi Edi Rama, i cili nuk i kurseu mesazhet për institucionet e drejtësisë.

Në mbështetje të këtij komisioni, që nuk i ka fshehur ambiciet për të vënë nën kontroll institucionet e drejtësisë dhe kryesisht SPAK, kryeministri deklaroi se “Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që veprojnë dhe ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe të gjitha këto forca mund të japin llogari sepse mund t’ju kërkohet llogari.”

Kryeministri, për herë të parë, ka artikuluar tezën e vartësit të tij, Fatmir Xhafaj, se “Nëse përparon qeveria dhe jo një x institucion, strukturë që nuk është nën urdhrat e qeverisë, cili është instrumenti që ky institucion të vihet përballë përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari.”

Thënë ndryshe, për herë të parë, drejtuesi i mazhorancës është shprehur qartë dhe pa ekuivok se SPAK (dhe institucionet e tjera të drejtësisë) duhet të japin llogari në Komisionin Xhafaj. Është e paqartë se kujt i referohet Edi Rama kur citon “përgjegjësi patriotike,” ndërsa veprimet e fundit të SPAK, ndalimet apo hetimet e tij, kanë shkuar shumë afër zyrës së kryeministrit.

Sigurisht, përtej mbështetjes publike për drejtësinë e re, Edi Rama duket i shqetësuar për mungesën e kontrollit në pjesën dërrmuese të Prokurorisë së Posaçme, lëvizjet e së cilës tashmë duket të jenë akti i vetëm i vërtetë për luftën kundër korrupsionit qeveritar. Sa për vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin që prodhon ajo vetë, ky është një fakt kaq i prekshëm dhe i dukshëm për publikun, sa komentet janë të tepërta. Sikurse, “rastësia” e lirimit të Sali Berishës dhe deklaratat për kontroll të SPAK nga Rama në të njëjtën ditë mund të jenë shenja të qarta se të shqetësuarit nga Prokuroria e Posaçme mund të mos jenë shumë larg aleancës anti-SPAK.

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme