Editorial 8 December 2024, 20:07 Nga VNA

34 vjet nga lëvizja studentore/ Kujtesa e demokracisë dhe fosilet e politikës shqiptare

Ndaje në Whatsapp
34 vjet nga lëvizja studentore/ Kujtesa e demokracisë dhe fosilet e

34 vjet më parë, protagonistë të ngjarjeve që çuan në ndryshimin e sistemit njëpartiak në Shqipëri ishin padyshim studentët e universitetit, që asokohe mbante emrin e diktatorit Enver Hoxha. Por, në ato ditë të ftohta dimri politik, nisën të spikasnin edhe ata që do të shënonin ndryshimin e sistemit apo mbajtjen e tij me çdo formë. Sali Berisha mbërriti në Qytetin Studenti një ditë më vonë dhe që nga ajo kohë mori drejtimin e asaj që do të ishte Partia Demokratike, e cila sot ndodhet në opozitë. Protagonisti tjetër ishte Skënder Gjinushi, ish-ministri i Arsimit, që në krah të Ramiz Alisë debatoi me përfaqësinë e studentëve që kërkonin ndryshimin.

34 vite më pas, Sali Berisha dhe Skënder Gjinushi janë ende aktivë në jetën politike dhe publike. I pari drejton partinë më të madhe në opozitë, pasi ka drejtuar Shqipërinë si president dhe kryeministër. Ai foli sot para studentëve dhe të rinjve, duke u kërkuar atyre t’i bashkohen rrugëtimit të tij për ta risjellë PD-në në pushtet dhe Berishën kryeministër.

Por ky nuk është i vetmi paradoks. Skënder Gjinushi është sot drejtues i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Pasi drejtoi një mini-parti për shumë vite, duke u ngjitur deri në postin e kryetarit të parlamentit, Gjinushi mori “dhuratë” postin e kryeakademikut, duke dhënë në këmbim partickën e tij. Sot, në ditën që shënon nisjen e procesit të demokracisë në Shqipëri, Akademia e Shkencave organizoi një takim për t’i dhënë një titull Baba Mondit.

Kjo ka qenë panorama e ditës së 8 dhjetorit, kujtesës për lëvizjen e studentëve, datë që kujtohet për rëndësinë e demokracisë në Shqipëri. Por bashkë me të mirat e saj, kjo ditë na rikujtoi se fosilet e politikës, në forma dhe mënyra të ndryshme, janë ende prezente në jetën tonë. Si një fakt që dëshmon se ndryshimi dhe riciklimi mbeten pengje që demokracia i nuk ka sjellë ende në Shqipëri.

A mund t’u urosh festën të rinjve në një vend që po zbrazet nga të rinjtë?

Video

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme