Editorial 11 December 2024, 11:39 Nga VNA

Pse e shkeli Rubikonin e Kushtetutës Holta Zacaj/ Kujt i shërben kriza e krijuar?

Ndaje në Whatsapp
Pse e shkeli Rubikonin e Kushtetutës Holta Zacaj/ Kujt i shërben kriza

Nga Desada Metaj

Praktikisht, Shqipëria ndodhet në një krizë kushtetuese. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për të shpallur vakancën për vendin e Holta Zacajt në Gjykatën Kushtetuese, pasi kjo e fundit refuzoi ta shpallte dje në afatin e fundit të mbetur për këtë akt, ka përplasur zyrtarisht Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë në Shqipëri.

Si nisi dhe a është kjo një krizë reale apo artificiale?

Qartas, kriza nisi artificialisht kur dorëheqja e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska, dhe zëvendësimi i saj u pasua me një shkelje të ligjit nga kryetarja e Kuvendit. Elisa Spiropali, pa marrë parasysh arsyetimin ligjor të Zyrës Juridike të Kuvendit dhe në bashkëpunim me Holta Zacajn, përcaktoi se mandati i mbetur i Elsa Toskës nuk përfundonte në 2025, siç ishte parashikuar në ligj, por në 2028. Frymëzimi politik për këtë shkelje kushtetuese, i paralajmëruar vetëm nga pak media, nuk pati vëmendjen e duhur të publikut, ndërsa politika, përveç disa zërave sporadikë të opozitës, heshti në kor.

Kjo shkelje e Kushtetutës, që u pasua me aktin e djeshëm jashtëligjor të Holta Zacajt, e cila nuk respektoi afatin e fundit për të mbledhur trupën e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur mbarimin e mandatit të saj, i shtoi edhe një tullë ngërçit kushtetues me të cilin përballet sot Shqipëria.

Mbetet e paqartë se si zonja Zacaj nuk e kupton apo nuk dëshiron të kuptojë që Komisioni i Venecias, të cilit ajo i është drejtuar me kërkesë për shpjegimin e mandatit të saj, nuk vihet në lëvizje nga kërkesa e cilitdo anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Sipas praktikës së deritanishme, Komisioni i Venecias vihet në lëvizje nga Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Kuvendit dhe nga Gjykata Kushtetuese, vetëm në kuadër të një procesi gjyqësor, thënë ndryshe, vetëm për të shqyrtuar një vendim konkret të kësaj gjykate.

Kriza artificiale kushtetuese me të cilën përballet Shqipëria ka arsyet e mësipërme. Por, në dukje ligjore, nën rrogoz janë faktorë të tjerë politikë dhe jo vetëm, që duket se kanë bërë të mundur shfaqjen e saj në formën që është sot.

Kush dëmtohet nga kjo krizë?

Pikë së pari, goditet reputacioni i institucionit të Gjykatës Kushtetuese, që është një nga produktet e reformës në drejtësi. Me këtë që po ndodh, rrjedhojë e parë është rrënimi i besimit të publikut tek reforma dhe institucionet. Kjo simptomë, me gjasë, ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët, specifikisht ata faktorë që u investuan dhe vijojnë ta konsiderojnë reformën në drejtësi si produktin më cilësor të bashkëpunimit me Shqipërinë.

Kush fiton nga kjo krizë?

Me gjasë, fitojnë ata që i kanë vendosur në pozicione lufte këto institucione me njëra-tjetrën dhe që, për momentin, heshtin duke fërkuar duart në zjarrin që po djeg perceptimin pozitiv dhe atë që është arritur deri më tani nga reforma në drejtësi. Gjykata Kushtetuese është një nga produktet e kësaj reforme, por jo e vetmja. Sulmet e orkestruara politike ndaj këtij institucioni apo ndaj Prokurorisë së Posaçme nuk janë të rastësishme dhe as për t’u lënë jashtë vëmendjes. Nëse Edi Rama, nën rrogoz, po i lë këto institucione “të hanë kokat e njëri-tjetrit”, me gjasë, në interesin e tij është delegjitimimi dhe bjerrja e besimit tek to, kryesisht tek SPAK, që po e godet së fundmi tek njerëzit më të afërt.

Sa për Sali Berishën dhe shpurën e tij, nuk është më sekret dëshira dhe vullneti për ta zhbërë reformën dhe groposur Prokurorinë e Posaçme. Për këtë qëllim, ekziston qartas një vullnet politik i hallexhinjve të drejtësisë së re, të cilët, jo në pak raste, kanë dëshmuar se harrojnë çdo gjë për të shpëtuar lëkurën e tyre.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme