Editorial 20 Dhjetor 2024, 19:59 Nga VNA

Kriza në Gjykata Kushtetuese/ Përpara vendimit për SKY ECC: Presion nga politika apo krimi?

Ndaje në Whatsapp
Kriza në Gjykata Kushtetuese/ Përpara vendimit për SKY ECC:

Nga Desada Metaj

Kriza në Gjykata Kushtetuese / Përpara vendimit për SKY ECC: Presion nga politika apo krimi?

Në ditët e fundit të këtij viti, Gjykata Kushtetuese pritet të marrë një nga vendimet më të rëndësishme të viteve të fundit. Bëhet fjalë për shqyrtimin e padisë së Pëllumb Gjokës, i cili kërkon pavlefshmërinë e komunikimeve të aplikacionit “SKY ECC”. Gjoka është një nga të akuzuarit kryesorë të dosjes “Metamorfoza”. Ngjarjet kriminale ku i përfshirë rezulton Pëllumb Gjoka u zbuluan nga SPAK pas mbërritjes në vendin tonë nga autoritetet belge dhe franceze të komunikimeve në aplikacionin SKY ECC.

Këto përgjime dhe vlefshmëria e tyre si prova për të akuzuarit janë tashmë në tryezën e Gjykatës Kushtetuese. Një vendim i saj që pritet me interes, edhe pse në fakt vetë kjo gjykatë ndodhet tashmë në një krizë artificiale të shkaktuar nga mandati i kryetares Holta Zaçaj.

Javën që shkoi, trupa e Gjykatës Kushtetuese dy herë radhazi vendosi të shtyjë vendimet e pritshme prej saj : herën e parë për shpalljen e përfundimit të mandatit të zonjës Zaçaj dhe herën e dytë ditën e djeshme për çështjen e përgjimeve të SKY ECC. Edhe pse në dukje çështje të ndara, mandati i Zaçajt dhe përgjimet e Pëllumb Gjokës kanë fije të dukshme dhe të padukshme që i lidhin ndoshta dhe në mënyrë të pazgjidhshme.

Le ti marrim me radhë…

Kriza në Gjykatën Kushtetuese për shkak të mandatit të kryetares nxiti ditë më parë përplasjen institucionale mes saj dhe Gjykatës së Lartë. Në rastin më të mirë, mbledhja e së hënës së ardhshme, ku pritet të merret vendimi për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt, i jep fund kësaj krize (me shpalljen e përfundmit të mandatit) duke e futur në hulli normale aktivitetin e gjykatës dhe marrjen e vendimit për përgjimet e SKY ECC. Por ka gjasa që kjo çështje të mos zgjidhet brenda pritshmërive ligjore. Dërgimi i mandatit të Zaçajt (nga kjo e fundit) në Komisionin e Venecias është shenjë e qartë e këmbënguljes së saj për të qëndruar përtej 10 marsit në detyrë. Zgjatja e krizës së brendshme në Gjykatën Kushtetuese, në këto kushte, do të projektonte në mënyrë të pashmangshme një krizë të re në vendimmarrjen gjykatës, ku më e afërta dhe e rëndësishmja mbetet çështja e përgjimeve SKY ECC.

Të ndarë në mendime dhe qëndrime për këtë vendimmarrje delikate, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të ndodhen edhe përpara një presioni të ri: atij të mandatit të kryetares, një precedent që prek edhe një anëtare tjetër të kësaj gjykate që ka pretendime për të zgjatur mandatin përtej vitit 2025. Në kushte të tilla, natyrshëm lind pyetja: a mund të konsiderohet i ftohtë gjykimi për një çështje kaq të “nxehtë”, kur të paktën dy nga anëtarët e GjK kanë hallin e karriges dhe një i tretë është nën presionin e publikimit të skandaleve personale? Sa mundësi ka që faktorët e interesuar për vendimin e përgjimeve të Sky ECC të shfrytëzojnë këtë dinamikë delikate të Gjykatës Kushtetuese për interesat e tyre? Dhe kjo nuk do të ishte hera e parë…

Përgjigjet për këto pyetje do t’i ezaurojë vetëm vendimi i pritshëm brenda dhjetorit i Gjykatës Kushtetuese. Por deri sa ai të bëhet i qartë dhe publik, ajo që mbetet për t’u thënë është se ekuilibrat e brishtë të kësaj gjykate ndodhen aktualisht nën presionin jo vetëm të politikës (siç ka ndodhur rëndom këto 30 vjet) por edhe të krimit dhe interesave të tij madhorë. Fakt mbetet që zanafilla e krizës artificiale në Gjykatën Kushtetuese ka për autore kryetaren e Kuvendit dhe kryetaren e kësaj gjykate. Elisa Spiropali dhe Holta Zaçaj inicuan procesin ekstraligjor për zgjatjen e mandatit të anëtares së dorëhequr Elsa Toska.Precedenti u ndoq më pas nga Zaçaj, veprimet e së cilës e futën zyrtarisht në ngërç Gjykatën Kushtetuese. Kriza që nisi me “vullnet” dhe “bekim” politik, tashmë duket se po vihet në lëvizje nga vullneti dhe interesi i krimit që po lëviz fijet e ekuilibrave të prishur të kësaj gjykate. Ndoshta është momenti të shihet nëse deklaratat e Gaz Bardhit për Spiropalin dhe lidhjet e saj me Pëllumb Gjokën kanë të vërteta apo janë thjesht fjalë në erë. Sepse në një vend ku krimi dhe politika bashkëjetojnë në harmoni, nuk duket kaq utopike të mendosh që krimi dhe politika janë bërë bashkë për të dëmtuar hetimet e Prokurorisë së Posaçme.

Video

Si një orangutan bashkoi një pyll të ndarë ?? Kur një rrugë ndau pyllin në Sumatra, orangutanët mbetën të izoluar në dy grupe, duke rrezikuar seriozisht të ardhmen e tyre. Për t’i lidhur sërish, Sumatran Orangutan Society dhe Tangguh Hutan Khatulistiwa ndërtuan një urë mes pemëve. Por për dy vite askush nuk e përdori… derisa një orangutan i vetëm guxoi të kalojë. Ky hap i vogël mund të bëjë një ndryshim të madh për mbijetesën e gjithë komunitetit, siç thekson edhe Helen Buckland.

Pas alarmit për një bombë në qendrën tregtare “Toptani” në Tiranë, ka reaguar Policia e kryeqytetit. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, Forcat Xheniere dhe strukturat e Antiterrorit, të cilat kanë kryer kontroll të plotë të ambienteve. Pas verifikimeve, autoritetet bëjnë me dije se nuk është konstatuar asnjë send i dyshimtë apo i paligjshëm, duke qetësuar kështu situatën për qytetarët dhe vizitorët e qendrës tregtare.

Banorët e Rrjollit kanë dalë në protestë kundër ndërtimit të një resorti turistik të lidhur me biznesmenin Bashkim Ulaj, duke kundërshtuar atë që e cilësojnë si zaptim të tokave të tyre. Disa prej tyre kanë tentuar të depërtojnë në zonën e kantierit përmes rrugëve alternative, por janë ndaluar nga forcat e rendit. Të revoltuar, banorët akuzojnë policinë se po mbron interesat e ndërtuesve dhe jo të qytetarëve. Në protestë ka pasur prezencë të shtuar të policisë, ndërsa tensionet kanë qenë të pranishme gjatë gjithë kohës. Banorët kanë vijuar me thirrjet dhe akuzat ndaj autoriteteve, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga toka e tyre. “Ne nuk ikim nga toka jonë”, u shprehën protestuesit, teksa i bënë thirrje qytetarëve nga e gjithë Shqipëria që t’u bashkohen në mbështetje të kauzës së tyre.

Tensione dhe përplasje janë shënuar pak minuta para nisjes së përballjes së kryeqytetit Tirana-Partizani. Ndeshja e sotme zhvillohet në Air Albania.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme