Editorial 19 December 2024, 16:14 Nga VNA

Zgjatja e mandateve të SPAK: Ndryshimet kushtetuese produkt politik apo ndërkombëtar?

Ndaje në Whatsapp
Zgjatja e mandateve të SPAK: Ndryshimet kushtetuese produkt politik apo

"Për t’u siguruar që SPAK do të vazhdojë pa ndërprerje luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ne besojmë se prokurorët e SPAK-ut duhet të lejohen të aplikojnë për të shërbyer sërish pas përfundimit të mandatit të tyre aktual,” - ky ishte mesazhi i qartë i Zëvendësndihmës Sekretarit Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, gjatë vlerësimit të suksesit të Prokurorisë së Posaçme.

Por çfarë nënkupton zgjatja e mandatit për prokurorët e SPAK? Dhe a përfshin kjo edhe rikandidimin e drejtuesit të kësaj strukture? Praktikisht, debati përfshin dy elemente kryesore: 1. Zgjatja e mandatit të prokurorëve, që aktualisht është 9 vjet. 2. E drejta e rikandidimit për kreun e SPAK, i cili mund të shërbejë vetëm për një mandat 3-vjeçar, pa të drejtë rikandidimi.

Kushtet për Ndryshime Kushtetuese

Për të realizuar këto ndryshime, është e nevojshme të amendohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Për këtë, Kuvendi duhet të votojë me shumicë të cilësuar një amendament kushtetues. Para se të arrihet në votim, amendamenti duhet të propozohet, dhe askush më mirë se SPAK nuk mund ta bëjë këtë.

Gjatë raportimit në Kuvend, kreu i SPAK e ka përmendur këtë ndryshim, dhe ndoshta tani është koha që ky propozim të formalizohet. Në të kundërt, ekziston mundësia që ky propozim të paketohet së bashku me ndryshimet për kufizimin e kompetencave të SPAK nga Komisioni Xhafaj, i cili po përgatit ndryshime kushtetuese.

Pengesat Politike

Për të propozuar një ndryshim kushtetues, nevojiten nënshkrimet e të paktën 20 deputetëve, dhe për miratimin e tij kërkohen të paktën 94 vota në Kuvend. • Mazhoranca: Duke qenë se mazhoranca funksionon nën kontrollin e Kryeministrit Rama, është e vështirë të mendohet për një nismë të pavarur nga interesat politike. • Opozita: Në radhët e deputetëve të opozitës të rreshtuar me Berishën, mundësia për të mbështetur një ndryshim të tillë është afër zeros. Pjesa tjetër e opozitës nuk arrin numrin e nevojshëm prej 20 deputetësh për të propozuar ndryshimin.

Kjo rrit gjasat që mazhoranca të jetë e vetmja që mund të ndërmarrë një iniciativë të tillë, por kjo gjithashtu shton shqetësimin për një ndikim të mundshëm anti-SPAK nga Komisioni Xhafaj.

Rëndësia e Ruajtjes së Besimit Publik

Një pikë kyçe është të mos lejohet që Kryeministri Rama të shfaqet si “flamurtar” i Reformës në Drejtësi. Kjo jo vetëm që nuk është e vërtetë, por do të dëmtonte rëndë vetë reformën. Atashimi i suksesit të SPAK me Ramën do të kishte një ndikim negativ tek besimi i publikut ndaj SPAK.

Nëse ka një element thelbësor për suksesin e SPAK, ai është pikërisht besimi i publikut. Përhapja e opinionit se SPAK është një produkt i politikës, dhe sidomos i pushtetit, është një rrezik që duhet shmangur me çdo kusht.

Roli i Ndërkombëtarëve

Në këtë kontekst, ndërhyrja e fuqishme e ndërkombëtarëve mbetet e vetmja mënyrë për të siguruar që ky proces të mbetet i pastër nga interesat politike të PS dhe PD, partitë më të prekura nga puna e SPAK.

Sa i fortë do të jetë vullneti i ndërkombëtarëve për ta shtyrë përpara këtë iniciativë, mbetet për t’u parë. E vërteta është që publiku tashmë po ndjen ndikimin pozitiv të ndëshkimit të zyrtarëve të lartë për korrupsion, një histori që ndodh për herë të parë në Shqipëri pas 33 vitesh.

Bilanci dhe Perspektiva

Në dy vitet e fundit, nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK është shndërruar në një forcë kryesore kundër korrupsionit. Ky sukses ka sjellë një impakt të jashtëzakonshëm publik, por ka nxjerrë në pah edhe një realitet tjetër: jo të gjithë prokurorët e SPAK kanë treguar vullnetin, forcën dhe dinjitetin për të luftuar krimin dhe korrupsionin me seriozitetin e duhur.

Prandaj, zgjatja e mandateve për prokurorët dhe drejtuesin e SPAK duhet të jetë një proces i mirëplanifikuar dhe i mbrojtur nga interesat politike. Kjo do të sigurojë që vetëm prokurorët profesionistë dhe të përkushtuar të kenë mundësi të barabarta brenda kësaj strukture, ndërsa ata që nuk e kanë përmbushur misionin e tyre të largohen. Vetëm kështu SPAK mund të vijojë të jetë një institucion i besueshëm dhe efektiv në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme