Editorial 13 December 2024, 23:09 Nga VNA

Holta Zacaj nuk i zbret “kalit” të Kushtetueses/ Shkel kodin e GJK për të justifikuar mandatin

Ndaje në Whatsapp
Holta Zacaj nuk i zbret “kalit” të Kushtetueses/ Shkel kodin e

Nga Desada Metaj

Me një akt thuajse të dëshpëruar, kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, me një dosje në dorë, doli sot në një intervistë televizive për të justifikuar shkeljen ligjore me mbajtjen peng të mbledhjes për shpalljen e përfundimit të mandatit të saj.

Holta Zacaj përsëriti sot një argument ligjor që lidhet jo me afatin kur është shpallur vakanca për vendin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, por me kohën kur është bërë betimi. Një artifice në fakt që nuk e ndryshon faktin e shkruar e zeza mbi të bardhë si në vendimin e emërimit ashtu dhe në atë të kërkesës së zonjës Zacaj—10 mars 2025.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, në fakt, me daljen e saj publike për hallin personal të mandatit të saj ka kryer një shkelje të kodit të etikës së gjykatës që drejton. Pika 12 e Nenit 10 të rregullores së Gjykatës Kushtetuese thotë: “Anëtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore për bërjen e deklaratave publike dhe në media për çështjet, me përjashtim të komunikimeve të shtypit brenda kufijve të detyrës së tij.”

Por kjo duket shkelja më e parëndësishme para shkeljes që zonja Zacaj vazhdon të bëjë për çështjen e mandatit të saj. Halli vërtet mund ta çojë një kryetar gjykate të marrë një dosje në dorë e të justifikojë mandatin që po mbaron. Si mundet kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të formulojë fjalinë dhe ta thotë publikisht: “Pse duhet ta bëja unë këtë për 8 muaj zgjatje mandati?” Në fakt, pyetja që lind është: nëse e bën, çfarë arsyesh fshihen pas kësaj? Mënyra banale e trajtimit të mandatit dhe kohës së qëndrimit në karrigen e gjyqtarit kushtetues tregon qartë seriozitetin me të cilin zonja Zacaj e trajton këtë çështje.

Mbledhja e të hënës do të qartësojë çështjen e mandatit të Holta Zacaj, e cila në fakt nuk e fshehu zemërimin për shpalljen e vakancës për karrigen e saj nga ana e Gjykatës së Lartë. Sikurse la të kuptohet se ndoshta ndonjë sulm mund t’i kishte ardhur edhe për shkak të vendimit të marrë nga GJK për deputeten Olta Xhaçka.

Në fund, personalisht më bëri përshtypje mënyra me të cilën kryetarja e Gjykatës Kushtetuese iu drejtua asaj pjese të medias që është skeptike me aktet e saj juridike. Duke i konsideruar qëndrimet e medias si presione ndaj saj, zonja Zacaj madje nënvizoi paaftësinë e gazetarëve për të kuptuar ligjet dhe Kushtetutën. Sa për presion, është në turpin e saj që nuk denoncon dhe ndjek në rrugë ligjore këto forma.

Sa për ata që mendojnë ndryshe nga ajo, dhe meqë kam nisur një seri shkrimesh që në datën 3 tetor për shkeljen e nisur me zgjatjen e mandatit të Elsa Toskës, vijuar me mandatin e  Holta Zacaj dhe që pritet të vijojë me mandatin e Sonila Bejtas, më duhet t’i kujtoj kryetares së Gjykatës se leximi i ligjit nuk është ekskluzivitet i “juridiksave”. Për të mos folur pastaj për logjikën apo nivelin e gjyqtarëve kushtetues që, në rastin më të mirë, është më i ulëti në këto 33 vjet dhe, në rastin më të keq, është peng i spiropalizimit. Uroj që zonja Zacaj ta kalojë me sukses sfidën e “8-9” muajve dhe meqë ka jetuar jashtë Shqipërisë, ndoshta nuk e njeh mirë historinë kur të tjerë para saj janë nxjerrë edhe me polici nga zyra. Uroj të mos jetë rasti i zonjës.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme