Editorial 20 December 2024, 00:13 Nga VNA

Parashqevi Simaku: tragjedia komike e “Talk Show-ve” politik në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Parashqevi Simaku: tragjedia komike e “Talk Show-ve” politik në

Mjaftoi një video e këngëtares së njohur shqiptare Parashqevi Simaku për të ndezur emisionet kryesore në vend, të cilat filluan të krijonin një histori që kalonte kufijtë e groteskes, me hiperbolizma dhe pikëllime qesharake. E gjithë kjo nisi para tre ditësh, kur gazetari Blendi Fevziu publikoi një video të ABC7 të New York-ut, që shkaktoi një reagim të madh në rrjet dhe riktheu në qendër të vëmendjes mediatike këngëtaren Parashqevi Simaku. Në pamje, artistja shihej duke marrë ndihmën e disa fëmijëve në rrugët e New York-ut.

Pas publikimit të videos, rrjeti u mbush me reagime për fatin e këngëtares, dhe siç ndodh shpesh, emisionet kryesore në vend nuk mund të qëndronin pa e dramatizuar situatën. Filluan të organizonin panele debati dhe një garë për të gjetur fajtorët dhe arsyen që e çoi këngëtaren në këtë situatë. U bënë lidhje të drejtpërdrejta me SHBA-në, disa biznesmenë ofruan ndihmë për këngëtaren, ndërsa të tjerë ngritën dyshime. Në fund, u zbulua se dikush e kishte gjetur. Pasi kjo u zbulua, filloi gara se kush do të nxirrte Parashqevi Simakun para të tjerëve. Në të njëjtën kohë, doli që këngëtarja, e rehatuar tashmë në një hotel në New York, po shikonte njëkohësisht edhe emisionin “Opinioni” dhe “Top Story”.

Kulmi i kësaj tragjedie komike erdhi në emisionin “Top Story” mbrëmjen e djeshme. Atje u dhanë detaje për shkaktarët e kësaj fatkeqësie. Gjatë gjithë kohës, u kritikuan dhe shanë ata që kishin shkatërruar fatin e këngëtares, madje u tha se do të denoncoheshin në SPAK, por nuk u përmend asnjë emër. Kulmi arriti kur thuhej se disa shqiptarë që jetojnë në Shqipëri kishin shkatërruar karrierën e këngëtares në New York. Ata, me telefon në dorë nga Shqipëria, kishin zbuluar në çdo moment veprimet e Parashqevisë dhe ndikonin që këngëtarja të mos kishte sukses me Amerikë.

Në fund, erdhi dhe “qershia mbi tortë”: të ftuarit ranë dakord të merrnin një përgjegjësi edhe më të madhe. Ata do të krijonin një grup, një “task force”, për të hetuar këtë krim shqiptaro-amerikan. Ata do të shkonin në SHBA, do të takonin Parashqevin për të mbledhur më shumë informacion për këtë rast.

Për disa, këto fjalë mund të duken shaka, por ato janë plotësisht të vërteta dhe mund të konfirmohen me një klikim në YouTube të këtij emisioni. Hiperbolizimi i rastit të këngëtares shqiptare është një fenomen që ka arritur kufijtë e qesharakes, dhe ku po zhvillohet një garë idioteske për klikime nga emisionet, të cilat duhet të merren me zhvillime më serioze në vend.

Përtej dramave mediatike, Parashqevi Simaku është përgjegjëse vet për gjendjen ku ndodhet. Nëse ka dështuar të ndjekë një karrierë në një industri të madhe, ky nuk është faji i asnjë shqiptari. Po ashtu, nëse nuk ka arritur të ketë një familje të shëndosh, nuk është faji i asnjë shqiptar. Edhe nëse ka pasur ndërhyrje të jashtme, duke e kërcënuar apo duke ndikur në fatin e saj, përsëri faji është i saj. Sepse mjafton që t’i drejtohesh institucioneve ligjzbatuese dhe mund të zgjidhet problemi, sidomos kur jeton në një shtet me rend të fortë ligjor.

Nuk ka nevojë që të mblidhen shqiptarët dhe të japin para për të mbajtur Parashqevi Simakun si një divë pa punuar dhe pa sakrifikuar. As që të mblidhen bashkë një biznesmen LGBTQ, një filozof, një aktore dhe disa drejtues emisionesh në Shqipëri të nisin hetimet për rastin në fjalë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë shumë probleme të përditshme dhe jetike që kërkojnë trajtim serioz, nëse nuk kanë kohë të merren me to, më e pakta është që këto banalitete të na i kursejnë.

 

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme