Editorial 21 December 2024, 18:30 Nga VNA

Erjon Veliaj para drejtësisë. Fundi i paralajmëruar politik dhe roli i SPAK në qarkullimin e elitave

Ndaje në Whatsapp
Erjon Veliaj para drejtësisë. Fundi i paralajmëruar politik dhe

Nga Genc Sejko

“Ekzistojnë të dhëna konkrete që anëtarë të ngushtë të familjes si dhe familjarë të tjerë të afërt me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, kanë marrë përfitime të paligjshme përmes disa shoqërive dhe individëve, të cilët kanë interesa të drejtpërdrejta në Bashkinë Tiranë…”. Ky është vetëm një nga argumentat që SPAK paraqiti para gjykatës së Posaçme, teksa kërkoi leje për të kontrolluar banesat dhe bizneset e bashkëshortes dhe vëllait të kryebashkiakut Veliaj si dhe t’u sekuestronte celularët. Kaq fjali të shqiptuara në një gjykatë do të mjaftonin në një vend normal që kryebashkiaku të dorëhiqej së paku deri në përfundim të hetimeve. Ndërsa media do ishte e fokusuar çdo ditë për të ditur së paku më shumë detaje për këtë skandal. Por në Shqipërinë tonë të zënë nga ethet për Parashqevi Simakun nuk ndodh as njera dhe as tjetra. Politika dhe pjesa dërrmuese e medias e kanë kaluar në heshtje atë çka po ndodh në përballjen e Erion Veliajt me drejtësinë.

Çështja bëhet dhe më e rëndë kur sheh se bashkë me Veliajn në aferën korruptive janë përfshirë dhe familjarë të tij:

“Nga hetimet janë evidentuar veprime konkrete, të cilat përfshijnë transaksione financiare, kontrata të dyshimta dhe fatura të dyshuara fiktive të realizuara përmes disa shoqërive, të cilat janë në pronësi të regjistruar ose që kontrollohen faktikisht nga familjarët e ngushtë dhe familjarë të tjerë të kryetarit të Bashkisë”, shton më tej SPAK.

Kontrollet në bizneset e Ajola Xoxës e Arbër Veliajt, si dhe bizneset në pronësi të miqve të tyre të ngushtë si Elman Abule apo gruaja e këtij të fundit Marisa Nito u kryen më 6 dhjetor.

E gjithë kjo histori që duhet të trondisë nga themelet politikën shqiptare po kalon thuajse në heshtje. Këtu pa dyshim luan ndikimi që Erjon Veliaj ka kryesisht mbi televizionet dhe portalet kryesore.

Edhe pse ngjarja u raportua dhe trajtua në mënyrë sipërfaqësore nga media dhe programet politike, kujdesi më i madh u tregua të theksohej “se iu sekuestrua celulari bashkëshortes së Veliajt” - duke tentuar të largonin përgjegjësinë nga kryebashkiaku.

Por, pavarësisht dyshimeve dhe hetimeve që po kryen SPAK për akuzën e korrupsionit, pyetja e madhe është; cili do të jetë fati politik i Erjon Veliajt? Duhet pranuar se ndikimi i tij është zbehur prej disa muajsh. Zërat se hetimet për drejtorët e tij më të afërt do preknin dhe vetë kryebashkiakun e detyruan Edi Ramën që ta largonte Veliajn nga drejtimi politik i Tiranës për zgjedhjet e majit të ardhshëm.

Edhe Veliaj duket të paktën në pamje të parë i braktisur nga kryeministri e për rrjedhojë edhe nga miqtë e bashkëpunëtorët e tij socialistë. Në Bashkinë e Tiranës, po fryjnë erëra të turbullta e të forta. Drejtorët kryesorë të institucionit janë nën akuzë për korrupsion për dosjen e njohur si afera “5D” ku zyrtarët e bashkisë kishin krijuar kompaninë në fjalë dhe merrnin tendera po nga institucioni. Një skandal i padëgjuar më parë, një formë e pështirë dhe e rrezikshme e korrupsionit, që patjetër ka dëmtuar rëndë imazhin e Erjon Veliajt dhe vënë në pikëpyetje edhe të ardhmen e tij në politikë.

Dikur yll në ngjitje dhe kandidati potencial për të pasuar Edi Ramën në krye të PS-së, sot Veliaj mbetet vetëm një numër brenda mazhorancës, pa ndikim dhe me imazh të dëmtuar rëndë. Vetëm pak vite më parë ai dhe Saimir Tahiri ishin në garë të ethshme për të siguruar vendin e “pasardhësit”. Por mesa duket fati dhe kryeministri vendosi që fundi i tyre të ishte i ngjashëm… në mos i njëjtë.

Por dhe vetë Rama duket se nuk do të mbetet pa “njollë” pas goditjes finale të Erjon Veliajt nga SPAK sepse e gjithë kjo do të ndikonte ndërkohë edhe në zgjedhjet parlamentare të 2025.

Erjon Veliaj “qeveris” 1 milion banorët e Tiranës dhe rënia e tij do të dobësonte ndjeshëm PS. Së dyti, imazhi i kryeministrit do të cënohej keqas, nëse SPAK e vë Veliajn nën akuzë, sepse vepra për të cilën ai dyshohet është e rëndë; korrupsion. Por më e rëndë është mënyra sesi dyshohet që krimi të jetë kryer. Dhe këtë herë nuk bëhet fjalë për mollë dhe dardha të ngrëna pas shpine, por për një grup të strukturuar që ka kryer korrupsion në ditën me diell. Se sa do të ndikojë çështja Veliaj tek kryeministri Rama dhe fushata e ardhshme mbetet për t’u parë. Ajo që dihet me siguri është që SPAK do apo nuk do, politika shqiptare po ndikon fuqishëm në skenën politike duke “spastruar” personazhet kryesore të përfshirë në korrupsion. Çka e shndërron prokurorinë e posaçme në forcën që po vendos ndryshimin e shumëpritur të elitave. Gjë që vetë politika nuk arriti ta bëjë dot kurrë këto 30 vjet.

Video

Pamje të pazakonta janë regjistruar në qytetin Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias, ku një burrë u filmua duke lëvizur me jet ski nëpër rrugët e përmbytura pas reshjeve të dendura që goditën zonën të martën. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke treguar se niveli i ujit ishte aq i lartë sa rrugët u shndërruan në “kanale”, duke i dhënë drejtuesit të jet ski-t mundësinë të zëvendësonte makinën me mjetin ujor.

Një djalë 12-vjeçar nga Maroku, i pashoqëruar nga familjarë, u shpëtua nga riatdhesimi në qytetin spanjoll të Ceutës, pasi banorët vendas ndërhynë duke theksuar se ai ishte i mitur. Sipas Associated Press (AP), fëmija po qante dhe iu lut ushtarëve spanjollë që të mos e kthenin në Marok. Vetëm pak metra larg kufirit, një nënkolonel i ushtrisë urdhëroi ndalimin e procedurës, ndërsa më pas 12-vjeçari iu dorëzua Gardës Civile Spanjolle. Sipas AP, të miturit përbëjnë një pjesë të madhe të 3.000–5.000 emigrantëve që kanë shmangur dëbimin nga Ceuta, nga rreth 60.000 persona që kanë mbërritur në qytet gjatë valës së migracionit nga Maroku.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

Një aksident i rëndë që përfshinte dy tramvaje ndodhi më herët në qytetin perëndimor gjerman të Gelsenkirchen, duke shkaktuar një mobilizim të madh të shërbimeve të emergjencës. Sipas policisë, të paktën 25 persona u plagosën, ndërsa për tre prej tyre nuk mund të përjashtohet rreziku për jetën. Sipas informacioneve fillestare, dy tramvajet po lëviznin njëra pas tjetrës pranë stadiumit Schalke, kur ai përpara u ndal papritur. Ishte një tren stërvitor, i cili ndiqej nga një tramvaj që po kryente një itinerar të rregullt pasagjerësh. Tramvaji i dytë nuk pati kohë të ndalonte dhe u përplas me forcë në pjesën e pasme të trenit të trajnimit, duke rezultuar në dëme të mëdha të të dy automjeteve.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme