Editorial 28 December 2024, 19:01 Nga VNA

"Arratisja" e Erjon Veliajt, dy tezat që ngrihen pas udhëtimit të kryebashkiakut drejt SHBA. Kujt po i dërgon sinjale?

Ndaje në Whatsapp
"Arratisja" e Erjon Veliajt, dy tezat që ngrihen pas

Që karriera e Erjon Veliaj po rrënohet çdo ditë e më shumë është po kaq e qartë sa e lëvizjet dëshpëruara të tij me shpresën se mund të ndreqë diçka. Edhe pse në buzë të greminës, kryebashkiaku megjithatë po përpiqet të çojë sinjalet e tij; në drejtim të SPAK dhe Edi Ramës.

Në mëngjes herët këtë të shtunë, Veliaj fluturoi nga Rinasi me destinacion final Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas udhëtimit të tij, që u mësua me shpejtësinë e erës, dy janë tezat që qarkullojnë. Një, që Erjon Veliaj po përpiqet të tregojë se ka mbështetje amerikane dhe këtë mesazh do t’ua përcjellë të parëve, prokurorëve të posaçëm dhe së dyti anëtarëve të familjes socialiste. Një ditë më herët, përmes një letre që rrodhi në rrugë të dyshimta, që pretendohej se ishte e avokatëve, Erjon Veliaj sulmoi ashpër SPAK, teksa thuhej se gjatë 5 orëve të qëndrimit përballë prokurorëve, ishte pyetur me metoda “sigurimi” dhe se “ishte detyruar të dëshmonte kundër pjesëtarëve të familjes së tij”. Fakt është që gjatë marrjes në pyetje të Veliajt ka pasur momente tensioni mes tij dhe oficerëve të BKH-së, të cilët i kanë vënë përpara provat e siguruara dhe e kanë pyetur rreth tyre. Ndodhur në situatë të tillë, përballur me provat që ka në duar SPAK, Veliaj fluturoi me urgjencë drejt SHBA-ve (nëse gjithmonë s’ka ndryshuar mendje rrugës dhe është ndalur në një destinacion më afër, si Vjena, p.sh.) duke shpresuar të çojë sinjale se ka miq ende në Uashington dhe se përmes tyre mund të ndryshojë rrjedhën e hetimit. Për rrjedhojë të shpëtojë fatin e vet politik, edhe pse kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Që Erjon Veliaj të kërkojë strehim në SHBA duket e pavend në kushtet kur SPAK ka aktualisht mbështetjen më të madhe se asnjëherë nga Departamenti i Shtetit. Dhe përpjekjet për ta lidhur vizitën e tij me kontaktet me administratën e re duken po aq të dëshpëruara, po të mendosh se me gjasë mesi i janarit do të jetë vendimtar për hetimet ndaj tij.

Teza e dytë është se Veliaj, duke udhëtuar drejt Amerikës dhe kthyer sërish në vend, në kohën kur hetimet janë në pikën e vlimit, po tenton t’u thotë prokurorëve se nuk ka rrezik të arratiset dhe në këtë mënyrë ata duhet të jenë të kujdesshëm nëse do t’i drejtohen gjykatës së posaçme me kërkesë për masë sigurie. Se sa mund të ndikohen prokurorët nga këto lëvizje, vështirë të thuhet. Por me gjasë ata që kanë marrë përsipër t’i shkojnë deri në fund hetimit të njeriut më të fuqishëm pas Edi Ramës i kanë llogaritur në kohë këto “lëvizje pa top” të Erion Veliajt.

Mund të ketë pikëpyetje të tjera për lëvizjen e fundit të kryetarit të bashkisë jashtë Shqipërisë. Që të gjitha në fakt kanë një emërues të përbashkët: çdo lëvizje jashtë dyerve të prokurorisë është dëshpëruese për Erion Veliajn dhe problemet që ai ka me drejtësinë. Do të ishte e udhës që ish-benjami i Ramës të gjente këtë herë avokatë të vërtetë dhe të zotë për ta mbrojtur nga akuzat e prokurorëve të posaçëm. Përndryshe, çdo lëvizje apo retorikë politike jo vetëm që nuk ndihmon, por i jep një dorë drejt rrokullisjes në greminën që sigurisht nuk ia bëri peshqesh Nesti Angoni.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme