Editorial 15 January 2025, 09:58 Nga VNA

SPAK si lakmues i alternativës së opozitës/ A do marrë PD nga “lavdia” e SPAK apo do ndjekë qorrazi Sali Berishën?

Ndaje në Whatsapp
SPAK si lakmues i alternativës së opozitës/ A do marrë PD

Nga Desada Metaj

Gazment Bardhi e ka kuptuar që loja me SPAK-un është një lojë që nuk e fiton dot për shumë arsye, sidomos tani që fushata ka trokitur dhe, më shumë se retorika e ditës, suksesin e një politikani e vulosin votat. Duke parë popullaritetin në rritje të SPAK dhe mbështetjen popullore që ka Prokuroria e Posaçme, Gazment Bardhi duket se është tërhequr nga sulmet e disa ditëve më parë dhe ka vendosur të bëjë paqe me prokurorët e posaçëm. Si një proces që, edhe pse mund t’i sjellë kosto në PD, gjithsesi mund të përkthehet në një mbështetje nga ai grupim njerëzish opozitarë që nuk e mbështesin Berishën në sulmet e tij të përditshme ndaj SPAK dhe që vlerësojnë atë që Prokuroria e Posaçme ka bërë dy vitet e fundit.

Mbrëmë në një intervistë televizive, nënkryetari i PD deklaroi se në SPAK “ka njerëz që u rrezikohet jeta dhe unë nuk u them dot kriminelë, ndërsa këtij zotërisë që e kam me letra i them kriminal sepse ka prishur prova dhe ka manipuluar dosje hetimore”.

Një qëndrim, në fakt, që më shumë se kryetarit të partisë ku militon Bardhi i ngjan qëndrimit të Edi Ramës, i cili, pas çdo goditjeje që SPAK i jep qeverisë së tij së paku në publik del e mburret se Prokuroria e Posaçme është produkt i tij dhe PS. Një strategji elektorale që kryeministri e njeh mirë. Nuk ka naivë ta besojnë se Edi Ramës i vjen mirë kur sheh prangat në duart e miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por njëkohësisht Edi Rama është lexuesi më i mirë elektoral dhe meqë në fletën e votimit askush nuk lexon “SPAK” ai përpiqet votuesit ti mbushë mendjen se “lavdia” e SPAK-ut është produkt i tij. Gjë që mesa duket po përpiqet ta përdorë dhe Gazment Bardhi, i cili jo më larg se mbrëmë nisi projektimin e tij me “lavdinë” e SPAK. Në thelb ky proces duket i vështirë sepse nëse Edi Rama ka gjysmën e bashkëpunëtorëve që hyjnë e dalin në derën e Prokurorisë së Posaçme, Gazment Bardhi është numri dy i një partie ku numri një ka kryefjalë të fushatës që sapo ka nisur luftën me SPAK dhe drejtuesin e saj. Gazment Bardhi e kupton shumë mirë dëmin elektoral që i shkakton PD sulmet e Berishës ndaj SPAK dhe përpiqet ta justifikojë qëndrimin e vet me fjalinë tashmë të famshme : “të bashkuar në diversitet”. Se sa do ta tolerojë Sali Berisha këtë strategji të zëvendësit të tij, mbetet për t’u parë. E sigurt është që kryetari i PD ka ca halle të mëdha familjarisht me Prokurorinë e Posaçme e, kur vjen fjala te SPAK, atij nuk i intereson më as fushata, as votat e aq më tepër të tolerojë lojrat e Gazment Bardhit dhe “flirtin” e tij me Prokurorinë e Posaçme.

Edhe pse duket i merakosur për votat e shqiptarëve ështe e qartë se Sali Berishës i mjaftojnë për të qëndruar në skenën e tollovisë së politikës së ditës militantët tradicionalë. Është e qartë se kjo panoramë i pëlqen dhe i vjen për shtat edhe Edi Ramës. Dhe në këtë situatë pyetja që shtrohet është: a mund të përfundojë PD në forcën që katandiset në ditën më të keqe të saj ku mbështetës dhe votues janë militantët e betuar të Sali Berishës? Përgjigja e saktë sigurisht që duhet të presë 11 majin.

Por deri atëherë, të gjithë ata që pretendojnë fitoren mbi Edi Ramën, që ditën fërkojnë duart për arrestimet e bëra nga SPAK e natën e telendisin atë para Berishës, duhet të kuptojnë se e vetmja mundësi që u ka mbetur për të marrë mbështetjen e publikut është të fokusohen e të marrin votat e atyre që vlerësojnë SPAK dhe janë të lodhur nga politika tradicionale Rama-Berisha. Nëse e kuptojnë dhe nuk e bëjnë, atëherë thjesht shohin të kapin ndonjë mandat që Berisha do tua hedhë si trofe për besnikërinë e treguar nga halleve të tij. Nëse kanë dëshirë e ambicie për të bërë më të mirën për publikun që pret alternativë, mirë bëjnë të përveshin mëngët e të nisin fushatën siç duhet e siç e meriton populli opozitar që meriton një alternativë më të mirë se “PD në luftë me SPAK”

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme