Editorial 13 January 2025, 14:55 Nga VNA

Nuk e kanë me Xhaferllarin. E kanë me ata që nuk marrin urdhëra prej tyre!

Ndaje në Whatsapp
Nuk e kanë me Xhaferllarin. E kanë me ata që nuk marrin

Për disa muaj me radhë, disa figura të PD-së kanë nisur një sulm në sinkron ndaj një prej anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Marsida Xhaferllari, në fakt, që nga dita e zgjedhjes si anëtare e kësaj gjykate, është sulmuar nga politika e të gjitha krahëve. Së fundmi, ishte Sali Berisha ai që sot e akuzoi drejtpërdrejt për shkak se ajo fsheh bashkëjetesën e saj me deputetin Enkeled Alibeaj. Por pse ndodhin këto sulme dhe pse pikërisht vitin e fundit, ndërsa çështja e Sali Berishës është objekt gjykimi në GJK?

Sali Berisha ka disa gjykime në GJK dhe në mënyrë të përsëritur ka kërkuar përjashtimin e Xhaferllarit nga trajtimi i këtyre çështjeve. Edhe pse kërkesat e tij për përjashtim nuk bazohen në asnjë arsye ligjore apo kushtetuese, Xhaferllari ka kërkuar vullnetarisht të mos jetë pjesë e vendimmarrjes për këto raste, duke shmangur çdo mundësi justifikimi nga ana e Berishës. Megjithatë, vendimi për të pranuar ose refuzuar dorëheqjen e saj i takon trupës së gjyqtarëve të GJK. Në këto raste, trupa ka vendosur që nuk ka asnjë pengesë për Xhaferllarin që të marrë pjesë në gjykim, duke treguar besim të plotë në integritetin e saj.

Por nuk është vetëm problemi i një anëtari të gjykatës. Duke sulmuar Xhaferllarin, Berisha synon të krijojë presion jo vetëm mbi të, por edhe mbi gjyqtarët e tjerë të GJK. Kjo taktikë ka për qëllim të ushtrojë ndikim mbi trupën gjyqësore për të marrë vendime të favorshme për çështjet e tij aktuale ose të ardhshme. Sulmet ndaj Xhaferllarit janë pjesë e një strategjie më të gjerë për të ndikuar vendimmarrjen e GJK. Ndërsa gjatë zgjedhjes së tij si anëtar i kësaj gjykate, Berisha nuk la akuzë pa bërë ndaj Genti Ibrahimit, vitin e fundit çuditërisht ai i “harroi” akuzat ndaj tij, duke u përqendruar tek Xhaferllari. Në fakt, qëndrimi i saj në çështje delikate ka qenë i qartë dhe publik. Si p.sh.

• Në favor të opozitës në rastin e Teatrit Kombëtar dhe të drejtave të opozitës për përfaqësim me 1/5 në rastin e Xhaçkës.

• Ndërsa në rastin e përgjimeve, qëndrimi i Xhaferllarit ka qenë kundër interesave të të dyja palëve, opozitës dhe pushtetit për Sky ECC apo zbatimin e Kushtetutës për mandatet e gjyqtarëve të GJK.

Xhaferllari është gjyqtarja e parë në historinë e GJK-së ndaj të cilës është miratuar një rezolutë parlamentare kundër saj nga Kuvendi, me iniciativën e Partisë Socialiste. Ndërkohë që Partia Demokratike ka ngritur kallëzim penal kundër saj. Dhe kjo nuk është bërë parë kur PD dhe PS bëhen bashkë për të penguar drejtësinë e re në detyrën e saj, përparimin e drejtësisë së re.

Sulmet ndaj Xhaferllarit dhe GJK, ndaj gjyqtarëve të Apelit apo prokurorëve të veçantë të SPAK, janë pjesë e një projekti më të gjerë politik për të delegjitimuar drejtësinë e re në Shqipëri. Këto sulme lidhen edhe me përpjekjet për të goditur SPAK-un dhe institucionet e tjera të reja të drejtësisë, duke krijuar një perceptim të pasigurisë dhe mungesës së pavarësisë së këtyre organeve.

Ky projekt i koordinuar politikisht ka vetëm një qëllim: hallet e atyre që trokasin sot në dyert e drejtësisë e nuk mund të drejtojnë dot vullnetin e prokurorëve apo gjyqtarëve që vlerësojnë provat dhe të vërtetën. Për një drejtësi që tashmë po tregon se nuk ka të pandëshkueshëm, sikundër ka ende nga ata që hedhin baltë dhe shpifje mbi çdo kush që u prek interesat personale.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme