Editorial 6 January 2025, 20:17 Nga VNA

Zgjedhjet e 11 majit/ PS me patronazhistët, PD pas halleve të kryetarit

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet e 11 majit/ PS me patronazhistët, PD pas halleve të

Viti 2025 do ti gjejë forcat politike në përballjen e radhës për parlamentin e ri që do të votohet në 11 maj. Ndërsa ditët po kalojnë, Partia Socialiste vazhdon të bëj përllogaritjet e fundit të drejtuesve në qarqe, sidomos në atë të Tiranës. Në fakt nuk është më sekret që spostimi i Veliajt ka ndodhur prej javësh dhe zhvillimet e reja mund ta çojnë atë dhe “jashtë” kryeqytetit.

Në mbledhjen e sotme të kryesisë së PS, Rama caktoi Eduart Shalsin si drejtues i ri politik për qarkun e Kukësit, duke zëvendësuar Pandeli Majkon. Mediat pranë qeverisë thonë se Majko pritet të marrë në drejtim të paktën një zonë elektorale të kryeqytetit, por që ende nuk është përcaktuar.

Ndërkohë që në PS diskutohet se si mund të merren sa më shumë mandate duke shfrytëzuar burime të ligjshme e të paligjshme,në Partinë Demokratike nuk kanë kundërshtar PS por Altin Dumanin dhe SPAK. Të paktën këtë përshtypje të japin daljet e përditshme të Sali Berishës në konferencë shtypi apo postimet në facebook të drejtuesve politikë të PD, të cilëve më shumë u gjen shpërndarje të postimeve të kryetarit të tyre, sesa në takime me qytetarë të zonave ku janë caktuar si drejtues politikë.

Nga postimet që kanë bërë në faqet e tyre në facebook, takimi i fundit i Gazment Bardhi në qarkun e Fierit është në datën 4 dhjetor në një takim me strukturat e PD në Lushnje. Belind Këlliçi takimin e fundit në Tiranë e ka zhvilluar në datën 22 dhjetor 2024. Oerd Bylykbashi në Durrës takimin e fundit që ka zhviluar në datën 21 dhjetor me praninë e kreut të PD, Sali Berisha. Ndërsa Luçioano Boçi takimin e fundit në Shkodër e ka zhvilluar në 10 dhjetor.

Praktikisht, opozita më e madhe në vend që pretendon të rrëzojë Ramën nga pushteti, ende nuk ka një program të qartë, apo nuk ka publikuar ndonjë ekspert që merret me përgatitjen e tij për të çuar debatin jo tek hallet e Berishës por tek alternativa qeverisëse e PD. I vetmi premtim është ai i kreut të PD që thotë se do bëjë rrogën mesatare 1200 euro dhe premtimin se do ta hapë TikTokun nëse Rama e mbyll.

4 muaj para zgjedhjeve PD ende nuk ka një busullë të qartë orientimi se so ta organizojë fushatën elektorale. Me apatinë e drejtueve politikë të qarqeve, me protagonizmin e theksuar të Sali Berishës dhe me fokusin tek beteja me Prokurorinë e Posaçme vështirë të mendohet se partia më e madhe në opozitë mund të shërbejë si një alternativë. 4 muajt e mbetur janë testi i qartë për të parë nëse opozita do të mbetet peng i halleve të familjes Berisha apo do të shndërrohet në një forcë që frymëzon e mbledh votat jo vetëm të militantëve të saj tradicionalë. Që koha ka treguar se nuk e kanë sjellë kurrë në pushtet.

Video

Një këngëtare u fishkëllye nga tifozët pasi harroi fjalët e himnit kanadez përpara ndeshjes miqësore Kanada–Peru, të zhvilluar të shtunën, më 3 tetor, në Montreal. Ajo hezitoi që në nisje të interpretimit, duke shkaktuar konfuzion edhe mes futbollistëve vendas. Teksa përpiqej të vazhdonte, këngëtarja harroi sërish tekstin dhe nisi të qeshte në mënyrë nervoze. Nga tribunat u dëgjuan fishkëllima, ndërsa më pas u luajt versioni instrumental i himnit, të cilin e kënduan lojtarët dhe tifozët.

Një shembje masive shkëmbinjsh ndodhi në faqen veriore të majës Tofana di Dentro, pranë Cortina d’Ampezzo në Itali. Në momentin e shembjes, një helikopter i urgjencës po përfundonte shpëtimin e një turisteje 52-vjeçare, e cila kishte dëmtuar gjurin gjatë një ecjeje në Tofana di Rozes. Gruaja u transportua në spitalin Codivilla për të marrë ndihmë mjekësore. Më pas, helikopteri mori në bord dy pjesëtarë të Guardia di Finanza për të kontrolluar nga ajri zonën e prekur. Reja e dendur e pluhurit, e ngritur nga shembja, pengoi për një kohë të gjatë pamjen dhe vështirësoi verifikimet.

Një ushtarak rus ka rrëzuar një dron ukrainas në rajonin e Moskës, duke përdorur sistemin portativ kundërajror 9K38 Igla. Sipas raportimeve, droni dyshohet se ishte gati për sulm dhe po fluturonte drejt një objekti të industrisë së naftës, por u godit përpara se të arrinte objektivin. 9K38 Igla është një sistem raketor portativ rus, i projektuar për goditjen e objektivave ajrore në lartësi të ulëta.

Tensione para Kuvendit të Kosovës, policia përdor gaz lotsjellës Përshkallëzohet situata para Kuvendit të Kosovës. Protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike, ndërsa Policia e Kosovës është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ka shtuar praninë rreth ndërtesës. Tensionet u rritën pasi protestuesit tentuan të pengonin largimin e deputetëve, duke kërkuar miratimin në lexim të dytë të ndryshimeve ligjore që lidhen me Specialen në Hagë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme